Mesazhi i Kryemadhit në takimin me Fleckenstein: Të dekriminalizojmë votën...!

18 Shtator 2017, 18:40Politika TEMA

Eurodeputeti Knut Fleckenstein pas Metës, Ruçit e Bashës ka takuar edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Takimi mes eurodeputetit dhe Kryemadhit është zhvilluar në selinë e LSI, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë integrimi dhe reformat që duhet të ndërmarrë Shqipëria.

Kryemadhi ka deklaruar se LSI mbështet reformën zgjedhore dhe gjithçka që lidhet me integrimin e Shqipërisë në BE.

LSI do të mbështesë në Kuvend gjithçka lidhet me Integrimin Evropian. Mbështesim një reformë të vërtetë zgjedhore, 25 qershori, një histori e shëmtuar e deformimit të votës së shqiptarëve.

 Është momenti që ti jepet fund farsës me reformën zgjedhore. Dekriminalizuam parlamentin, tani misioni ynë të dekriminalizojmë votën e shqiptarëve” deklaroi Monika Kryemadhi.

6 komente në “Mesazhi i Kryemadhit në takimin me Fleckenstein: Të dekriminalizojmë votën…!”

  1. shiiti baba Mondi nuk paguan dritat! says:

    kjo paliokounistra duket se nuk e heq ”hajdarin” nga goja per 24 ore….

    1. Kujtimi says:

      Kjo llapaqen qe nuk ka shok
      Kjo eshte kryehajdute e votave

  2. sadushi says:

    I harxhuat ato 700 mije eurot e bllokut?

  3. Quo Vadis! says:

    Kjo sikur ka jetuar ne Mars deri ne 25 qershor dhe ate dite eshte habitur dhe irrituar nga shitja e votes ne Shqiperi.
    Dhe per me teper flet sikur nuk eshte kjo iniciatorja e praktikes se shit-blerjes se votes ne Shqiperi.

  4. Koba says:

    Cfare thue mor Mic .Ata nuk kane harxhuar asgje ne krahasim me ate qe disponojne.Ata blejne gjithe Ballkanin.,dhe perseri jane te pangopur.Duan te bejne dekriminalizimin me ane te kriminelave qe kane ne Kontigjent.Palo “NjereZ”.

  5. . says:

    … pse nuk foli per DREJTESINE ? … burri saj e dine te gjithe shqiptaret se ka fituar miliona e miljona dollare bashke me SALI kriminelin …

    Burri kesaj “harrbute” me BERISHEN i pret burgu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje