Reforma zgjedhore, Rama i përgjigjet Bashës: Gjithçka brenda paketës së 18 majit, idetë e një pale s'janë kusht për tjetrën

18 Shtator 2017, 16:58Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka garantuar ecurinë e reformës zgjedhore duke u shprehur se kjo iniciativë është brenda marrëveshjes së 18 majit mes tij dhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

“Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve??Plus:Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!” shkruan Rama në Facebook.

Mazhoranca dhe opozita nisën sot diskutimet për reformën zgjedhore dhe ajo që kanë rënë dakord paraprakisht është ngritja e komisionit Ad Hoc.

Opozita ka vendosur tre kushtet për reformën zgjedhore.

BashaNe jemi të hapur për çdo model që ofron këto tre kushte: “Jemi të hapur për modelin por duhet të plotësojë tre kushte sipas PD.
-Votimin dhe numërimin elektronik
-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike
-Të fuqizojë dhe japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësimit e tyre.

3 komente në “Reforma zgjedhore, Rama i përgjigjet Bashës: Gjithçka brenda paketës së 18 majit, idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën”

  1. Laura says:

    Mer jete nje tjeter premtim i mbajtur nga mazhoranca socialiste. Shqiptaret do kene ne dore fuqine e patjetersueshme tevotes kudo ku jetojne dhe punojne. Flm Z. Kryeminster.

  2. shefi says:

    Ide interesante. E kush e ka penguar qe ta bente me pare?

  3. Agim e Alban Dega says:

    PERGJIGJE DINJITOZE E TEPER SHTETBERESE

    Gati gjysma e shqiptareve jetojne jashte Shqiperise… Pa te drejten e votes per shqiptaret jashte saj nuk ka pase dhe nuk mund te kete demokraci as shtet te mirefillte shqiptar.
    Diaspora nuk eshte nje lope qe vetem milet. Ajo duhet te kete kujdesin dhe te drejtat e saj. E drejta e zgjedhjes dhe te zgjedhurit eshte themelore.
    Edi Rama ne keto dy vjete e fundit beri per diasporen ate qe paraardhesit e tij nuk e bene per mese nje shekull…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje