Fati i marinarëve shqiptarë në Libi, MEPJ qetëson familjarët: Janë mirë, po përpiqemi t’i riatdhesojmë por...

18 Shtator 2017, 14:17Politika TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon angazhimin maksimal për zgjidhjen e situatës së krijuar me 5 marinarët shqiptare, pjesë e anijës tregtare “Envi 1” që u ndaluan në një port të Libisë.

MEPJ bën me dije se po punon në të gjitha drejtimet që nga komunikimi i vazhdueshëm me autoritetet libiane apo kontakti me kapitenerinë në vend.

Ministria thotë se ka marrë kontakt me 5 shtetasit shqiptarë, të cilët kanë konfirmuar se janë mirë dhe nuk kanë pasur probleme apo rreziqe.

MEPJ vijon të ndjekë me prioritet maksimal situatën dhe se po bën përpjekjet e saj që ekipazhi të riatdhesohet sa më shpejt.

Anija tregtare shqiptare u ndalua të shtunën nga Marina Ushtarake e Libisë. Mjeti lundrues ishte nisur nga Malta dhe personat që ndodhen në të akuzohen për transport të paligjshëm të mallrave.

Anija “Envi 1”, me flamur panamez, në pronësi të një shqiptari, ishtë nisur nga port i Zuaras për të mbërritur në Maltë.

Pasi u vu re nga autoritetet e Libisë, këto të fundit detyruan ekuipazhin që të ankorohet në portin më të afërt, rreth 50 kilometra nga Tripoli.

Pjesë e personave në anije janë edhe pesë shqiptarët Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla.

Mësohet se anija në fjalë është nisur bosh më 5 shtator nga porti i Durrësit drejt Portit të Zuaras në Libi.

Anija Envi 1, është e specializuar për transportin e mallrave.

1 komente në “Fati i marinarëve shqiptarë në Libi, MEPJ qetëson familjarët: Janë mirë, po përpiqemi t’i riatdhesojmë por…”

  1. kanina says:

    Çdo pllakë haleje që të ngresh, do të gjesh patjetër shqiptarë nën të…(!) Sa për të tjerat…, ne jemi nga raca e lashtë “Ariane-Dardane”, që i fali “dritat” (?!), Evropës…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje