Fleckenstein shkon në zyrën e Ruçit, pritet takimi me Ramën për programin

18 Shtator 2017, 11:53Politika TEMA

Pas takimit me presidentin Ilir Meta, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka shkuar në zyrën e kryetarit të ri të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Fill pas vizitës në kryesi mësohet se Fleckenstein do zhvillojë takime edhe me kryeministrin Rama.

Bëhet me dije se ai do të njihet me programin e qeverisë për integrimin dhe institucionet e reja të krijuara.

Takim do të  ketë edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sjellim në vëmendje se vetëm pak ditë më parë eurodeputeti  ka deklaruar se BE nuk duhet të vendosë më kushte për shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje