Pëllumb Xhufi: Ne kishim Agim Fagun…

18 Shtator 2017, 09:42Politika TEMA

Nga Prof. Pëllumb Xhufi

U zura ngushtë një ditë të zymtë të shtatorit të vitit 1993, kur si zakonisht shkova të “shpëtoj” nga mjediset e errëta e të rrënuara të shkollës “Jeronim de Rada” vajzën time, Jonën. Nga përgjigja që i dha pyetjes sime se “çfarë u kishte mësuar atë ditë zysha”, mora vesh se Jona dhe shokët e saj e kishin marrë dozën ditore politike nga mësuesja e tyre demokrate:

“Zysha na tha se iku koha e komunistave, se me Partinë Demokratike në krye shqiptarët do pasurohen, se Shqipëria demokratike ka miq të mëdhenj, Amerikën dhe Evropën, se fëmijët sot kanë gjithshka, topa, çokollata, çamçakëz, patatina…”.

Dhe e mbylli rrëfimin e saj me kundra-pyetjen: “Po ju, o ba’, çfarë kishit kur ishit të vegjël”? Nuk e di se si më erdhi, dhe ju përgjegja, ashtu shkujdesur: “Ne kishim…Agim Fagun”.

Sot, Agim Fagu mbush 70 vjet, dhe nuk gjej mënyrë më të mirë për ta uruar atë dhe familjen e tij, se duke shtjelluar më tej me lexuesit e gazetës “Dita” atë përgjigje përtace që i dhashë sime bije përpara 25 vjetësh.

Po, ne fëmijët e të rinjtë e viteve ’60-’70 i kemi patur ëndrrat, gëzimet, idhujt dhe avantazhet tona. Ndryshe nga fëmijët e sotëm, të ngujuar vullnetarisht nga prindërit për t’i shpëtuar rrëmujës, rreziqeve e të papriturave të një mjedisi kaotik e armiqësor, ne, ashtu si heronjtë e vegjël të librit “Djemtë e rrugës Pal”, ndjeheshim padronë të rrugëve, shesheve e qyteteve, ku organizonim ekspeditat tona të  zbulimit në territorin “armik”, mandej betejat me gurë e shpata, apo pikniket e festat tona ku flitej për filma e libra me aventura dhe ku konsumonim bashkarisht ndonjë bisht cigareje apo shishe birre. Dhe, ndjeheshim plotësisht të realizuar si “burra”, kur çdo të dielë shkonim në stadium dhe kur, njësoj si tifozët e rritur e të zhurmshëm të shkallëve të “dhjetsheve”, bërtisnim, brohorisnim e… shanim me sa kishim në kokë.

Kjo ishte ëmbëlsira e javës, deri ditën kur në horizont na u shfaq një pol i ri tërheqës, ekipi i basketbollit “Partizani” i trajnierit novator Astrit Greva, dhe i kapitenit legjendar, Agim Fagu. Në mjediset e tifozerisë së “Partizanit” ishte folur vazhdimisht, se Agimi do të ndiqte gjurmët e të jatit, Besim Fagut, e do të bëhej futbollist. Në fakt, si të tillë e njoha për herë të parë. Ishte gushti i vitit 1961, dhe në kampin e pionierëve në Pogradec luhej ndeshja finale për shpalljen e “çetës kampione” në futboll. Rezultati do të vendosej nga një penallti e dhënë në minutën e fundit. E gjuajti pikërisht Agim Fagu, që shquhej mbi shokë për fizikun dhe sjelljet “prej kapiteni”. Ndërsa pritej me ankth ekzekutimi i penalltisë, prej këmbës së tij doli një predhë, që shkoi dhe e goditi portierin kundërshtar drejt e në bark. I shkreti, u lëshua shakull për tokë. E dërguan urgjent në spital dhe fjala u hap se i kishte plasur apandesiti. Më vonë, kur dëgjoja nga dashamirësit e shumtë të Gimit, se po të kishte zgjedhur futbollin, ai do të ishte bërë një “as bote”, mua më dridhej mishi. Kujtoja skenën e frikshme të Pogradecit dhe mendoja: “Më mirë që u bë basketbollist, si futbollist do kishte bërë dëme…”.

Ndonjë vit më vonë qëlloi të bëhem komshi me Agimin e të ndiqja rregullisht fillimet e tij sportive nga pozicioni strategjik i ballkonit tim, mbi stadiumin e lojërave me dorë “Studenti”, tek rruga e Elbasanit. Të ishe komshi me Agim Fagun ishte në vetvete një status. Sigurisht, ne më të vegjëlve basketbollisti i talentuar i të rinjve na hidhte vetëm ndonjë shikim prej sovrani, nga lart poshtë, dhe shumë rrallë dyfjalëshin e padeshifrueshëm tiranas “O me”. Por kaq na mjaftonte, begenisja e tij vlente për ne sa një njohje ndërkombëtare. Në bisedat me bashkëmoshatarët, ajo kthehej në element epërsie, prej nga sajohej një mitologji e tërë: “…takova Gimin…më tha Gimi…më porositi Gimi…”.

Më vonë, gjërat u bënë vërtet serioze. Filloi epopeja e Agim Fagut dhe e “Partizanit”. Një ekip ku përfaqësohej e gjithë Shqipëria: Dibra e trajnerit revolucionar Astrit Greva, Tirana e Gimit dhe e Keçit (Besnik Pëllumbit), Shkodra e Petrit Osmanit, Nikolin Palit dhe e Pjerin Bushatit, Durrësi i Sandër Dherit, Përmeti i Dan “xhonglerit”, Korça e Spartak Boshnjakut dhe e Edgar Priftit, Tepelena e Kushtrim Zaçes, Kavaja e Ed Mojës, Gjirokastra e Lad Çuçit dhe e Tan Terihatit, Pogradeci i Bert Kuqos, Plavë-Gucia e Gux Bekteshit, Çamëria e Kastriot Mushit… Një celulë e parë e asaj Shqipërie të bashkuar, që kishin ëndërruar Rilindasit e mëdhenj, Pashko Vasa e Sami Frashëri. Të prirë nga Kapiteni i Madh, më 18 dhjetor 1968 “kuqot” e Partizanit u pagëzuan me zjarrin, duke u ndeshur me gjigandët e “Oransodës” për Kupën e Kampioneve të Evropës.

Për mua, historianin e ardhshëm, ky ishte takimi i parë me historinë. Në një sallë të ndezur flakë, djemtë e “Partizanit” arritën të barazojnë në zgrip të kohës së rregullt me atë kosh providencial të Keçit. Kapiteni Fagu bëri në atë ndeshje Zeusin e plotfuqishëm. Shënoi 48 pikë, pothuaj që të gjitha nga jashtë zonës, që me rregulloren e mëvonshme të basketbollit do të vlenin plot 72 pikë. Në ndeshjen e kthimit, gazetat italiane paralajmëronin se duhej bllokuar me çdo kusht ai, që ato e quanin “demoni” apo “luani” i Shqipërisë.

Ndeshja me “Oransodën” ishte “big-bangu” i një historie të lavdishme, në qendër të së cilës ishte ai, Kapiteni i Madh. Fagu ishte mishërimi i një përgatitjeje, force, sigurie, dinjiteti e epërsie morale të jashtëzakonshme, që e shtynte atë t’i konsideronte nga një lartësi sovrane edhe kundërshtarët më të famshëm në botë. I zhveshur nga çdo ndjenjë inferioriteti, luante fort, dhe kur dikush i binte në qafë, luante edhe ashpër. Nuk mund të mos kujtoj episodin e përjetuar në vitin 1974, kur ekipi i “Partizanit”, në pritje të ndeshjes me ekipin kampion të Luksemburgut, zhvilloi një ndeshje miqësore me ekipin e Ciampinos (Romë, Itali). Si studentë, bashkë me Shpëtim Çuçkën na qëlloi t’i shoqëronim  djemtë e “Partizanit”, që të gjithë studentë të shkëlqyer universitarë, në vizitën e vendeve historike e arkeologjike të Romës, dhe më tej në ndeshjen miqësore me ekipin e Ciampinos. Fama e pashuar e ndeshjes epike me “Oransodën” kishte shtyrë qindra tifozë italianë të mbushnin plot e përplot pallatin e sportit të Ciampinos. Edhe sot e gjithë ditën qesh me vete, kur kujtoj duelin e Agim Fagut me “asin” e ekipit të Ciampinos. Ky i gjori, i bindur se ndeshja me “Partizanin” dhe detyra e vështirë për të markuar Agim Fagun ishin për të shansi i jetës, mundohej ta mbante kampionin shqiptar duke i qëndruar fare afër e duke demonstruar një agresivitet, që dukshëm e bezdiste Fagun, i cili më shumë se tek gara e kishte mendjen tek “kolaudimi” i dorës së tij. Pas ndeshjes, që përfundoi me një diferencë astronomike në favor të “Partizanit”, e ndala “markuesin” fatkeq të Gimit, dhe pasi bëra sikur e përgëzova për debutimin e tij dinjitoz, e pyeta jo pa shejtanllëk: “Si ia kalove me Fagun”? I gjori, mu dhimbs teksa filloi të ankohej e teksa ngriti kanotjerën për të më treguar hematomat e shkaktuara nga brrylet inatçorë të Gimit. U mundova ta ngushëlloj, duke i thënë se Fagu ka një karakter të keq, ndaj do të kishte qenë më mirë për të, sikur t’i kishte qëndruar paksa më larg…Por, duke lënë mënjanë mirësjelljen apo hipokrizinë, më duhet të them se për një shqiptar jashtë atdheut, shpesh herë të ndrydhur nga mjedisi i huaj, klasi, nervi madje edhe ashpërsia e treguar nga Agim Fagu përkthehej automatikisht në një ndjenjë emancipimi e krenarie kombëtare.

Në fakt, përgatitja sipërore e këtij sportisti që çdo ditë kryente seanca stërvitore shtesë, dhe rezultatet e jashtëzakonshme në fushën e lojës nuk frymëzoheshin aspak nga dëshira për lavdi, dhe aq më pak për para. Frymëzoheshin nga një ndërgjegje qytetare e patriotike e rrallë, që në rastin e Agimit ishte një çështje gjenetike. Si rrallë ndonjë sportist tjetër, Agim Fagu e menaxhoi suksesin dhe famën e tij me maturinë e qetësinë e një jashtëtokësori. Kurrë nuk e shihje të sorollatej rrugëve, klubeve apo salloneve të Tiranës. Askush nuk e pa, qoftë edhe një herë të vetme, me një cigare apo me një gotë birrë në dorë. Dita e tij ishte: leksione, stërvitje, kthim i shpejtë e pa ndalesa në shtëpi, studim dhe një xhiro e shkurtër bulevardi në shoqërinë e Leka Kostës, Gëzim Nushit e të grupit të përhershëm të miqve të tij. Ishte stili i jetës së një të riu të jashtëzakonshëm të asaj kohe, që induktoi plot të tjerë. Kështu, Agim Fagu dhe bashkë me të edhe të gjithë djemtë e “Partizanit”, u kthyen në një yll polar për rininë shqiptare, në një model për t’u imituar. Të dielat e basketbollit u kthyen në një fenomen social, teksa sillnin në Pallatin e Sporteve mijëra të rinj, djem e vajza, që shpesh herë vinin të organizuar në bazë shkolle, klase apo lagjeje, që bënin tifo të zjarrtë, por të kulturuar për “Partizanin” e Gimit, për “17 Nëntorin” e Pirros apo për “Dinamon” e Viktorit. Në atë Pallat u gatuan miqësi e dashuri të panumërta. Ishte vendi i një zbavitjeje e edukimi të shëndetshëm, ku prindërit i dërgonin pa merak fëmijët e tyre.

E megjithatë, do të ishte një gjykim rrëgjues ta identifikoje Agim Fagun me sportin. Në trurin e tij të programuar me precizion sahati, sporti ishte vetëm një kapitull i jetës dhe erdhi një ditë, kur ai u nda nga aktiviteti sportiv për të vazhduar me prefesionin e pedagogut të gjuhës angleze. Në shkollën e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, kapiteni i dikurshëm i “Partizanit” solli seriozitetin, disiplinën, përkushtimin që e kishin bërë atë kampionin dhe modelin e rinisë shqiptare.

E takova një ditë dimri të vitit 1979 ndërsa dilte nga shkolla me një çehre të irrituar. E pyeta se ç’i kishte ndodhur, e m’u përgjigj se kishte nxjerrë “me ceremoni” nga klasa, as më shumë e as më pak, nusen e djalit të Kryeministrit, Mehmet Shehut. I alarmuar e pyeta se ç’dreqin ishte ngatërruar me “lulen mos më prek” të Bllokut. Thjesht më tha: “Erdhi me vonesë në mësim, hapi derën e fare pa u justifikuar shkoi e zuri vend në bangon e vet. E pyeta pse ishte vonuar. U përgjigj se ishte zgjuar vonë. E ripyeta se përse nuk kërkoi të falur për gabimin. Ajo vetëm ngriti supet duke përtypur çamçakëz. Atëhere e ngrita zërin dhe e urdhërova të dilte menjëherë jashtë dhe të nesërmen të vinte bashkë me prindërit”.

“Ç’prindër, mor derëzi”, i thashë i tmerruar, “ajo prindërit i ka në Durrës, por ruaju se do të të sjellë Mehmetin”!

Por ish-kapitenit të “Partizanit” e të Kombëtares nuk i bëhej vonë. Me drejtuesit e lartë politikë kishte patur vazhdimisht përplasje, dhe akoma më të ashpra do t’i kishte ato në vitet që do të vinin.

Kështu ndodhi në vitin 2005, kur një kryeministër i anulloi në çast dekretin e emërimit si Ambasador i Shqipërisë në Berlin, pasi Agim Fagu nuk i kishte rezervuar përkuljet e hosanarat e pretenduara prej tij. Në fakt, Agim Fagu kishte kaluar në shërbimin diplomatik prej fundit të viteve 1980. Edhe aty, një seriozitet, përpikmëri e klas që e dallonte atë mbi diplomatët e tjerë. E përjetoi si protagonist luftën në Kosovë, dhe si ambasador i Shqipërisë në Londër përcolli me një profesionalizëm të lartë qëndrimet e shtetit shqiptar në institucionet vendimmarrëse britanike. Sëbashku me kolegun e vet, Ambasador Petrit Bushatin me detyrë në Ëashington, dy “asat” e diplomacisë shqiptare mbrojtën me dije, me prova e me vendosmëri çështjen e Kosovës, duke marrë pjesë plot dinjitet në debatet e organizuara nga rrjetet televizive më prestigjoze të botës, siç ishin BBC e CNN. Të gjithë ne që atë vit të bekuar 1999 kemi punuar në shërbimin e jashtëm me Agim Fagun, patëm një rast tjetër për t’u krenuar me të, ashtu siç ishim krenuar kur ai dominonte fushat e sportit. Një tjetër sfidë e madhe e priti Agim Fagun, kur si Drejtor i Drejtorisë së NATO-s në MPJ, përgatiti dhe udhëhoqi procesin e përfshirjes së Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut. Një tjetër satisfaksion, një tjetër vlerësim për të. Dhe sot, Agim Fagu i jeton të shtatëdhjetat e tij me qetësinë e kthjelltësinë e Agimit të dikurshëm, të njeriut të ndërgjegjshëm e të programuar për të përshkuar me të njëjtin pasion e me të njëjtin dinjitet të gjitha fazat e ekzistencës së tij.

Agim Fagu: një shembull virtyti, drejtësie e patriotizmi. E tha bukur Presidenti Ilir Meta, në çastin e dekorimit të Fagut me urdhërin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”: “Dekorata i bëjnë nder njerëzve, por në rastin e Agim Fagut është njeriu që i bën nder dekoratës”.

32 komente në “Pëllumb Xhufi: Ne kishim Agim Fagun…”

  1. Veterineri says:

    Pershendetje profesor

    1. Envi says:

      Me Ilir Mutin e ke dhjere ne fund o Xhuf.. ti je me lart se ai pse i ben elozhe.. mi thua dhe Presidenti Meta.. harron si te poshtroi deri sa ike nga LSI

  2. Qytetari Analog says:

    Pllumo,
    Po nuk pati ndonje tjeter basketbollist me emrin Pjerin Bushati, ai qe une njoh nuk ka fare lidhje me Shkodren sa i takon basketbollit.
    Pjerini ka qene tek shkolla “Alqi Kondi” (sot quhet Pjeter Budi) dhei kishin vene nofken “kallup”, mbase ngaqe qe me i gjate se shoket, apo ngaqe “dilte kallup” kur luante futboll si mbrojtes.

  3. Lani says:

    per te gjithe ata qe duan ta urojne e gjejne Gimin cdo pasdite vone duke vrapuar nga liqeni.
    Urime te perzemerta per Prof Gimin dhe Faleminderit per gjithe cfare ka bere per Shqiperine e shqiptaret?

  4. komshiu poshte familjes xhufi te rruga e elbasanit says:

    Te lumte pena.edhe une te njejtin mendim per gimin,ne vecanti,por per te tre femijet e besim fagut.

  5. PidhiISateme says:

    Agim Fagu = Pordhac i Lindur

    1. Xha Jaho says:

      Talenteve si Fagu u lejohet dhe ca pordhe. Se nuk eshte legen si ty.

  6. besnik says:

    Te kesh mik Agim Fagun eshte si te kesh nje certifikate apo pasaporte nderi. Modeli Gim Fagu duhet te zinte ekranet e tv ne nje vend normal. Ai eshte i paperseritshem nga vlerat morale dhe integriteti. Jane te rralle njerzit si ai ne seriozitet e perkushtim, kur i caktohet nje pune. Per shkak te vlerave te tij duhet te ishte minimalisht ne nje funksion ambasadori ne Europe. Do ishte nder per vendin! I uroj jete te gjate e lumturi ne familje! Urime dhe Prof Xhufit per artikullin! besi

  7. Persekutari says:

    Gimi Eshte per monument Eshte hero i sportit shqiptar

  8. Sportdashesi says:

    Te lumte dora profesor P. Xhufi! Eshte realitet, ne ate kohe ne te vegjelit iknim ne stadium e ne Pallatin e Sportit Partizani, pa prinderit se nuk kishte asnje problem sigurie, vetem sa u thonim prinderve, o ba ose o ma po iki te shof neshje, se luante 17Nentori, Partizani a Dinamo, ndersa sot, ah? Gjigandit Agim Fagu i urojme nga zemra Gezuar Dtlindjen! Faleminderit Profesor Xhufi, nga larg Nandi

  9. Shqip says:

    Po vertet nje njeri qe frymzon Agim FAGU.
    Respekte per prof. Xhufin

  10. emigranti says:

    eshte kenaqesi dhe nder per moshen tone qe e kemi pare te madhin Agim Fagu ne pallatin e sportit te luaj basketboll. Prof. Xhufi ka meriten sepse shpreh ate qe kemi ndjere ne gjate gjithe kohes kur tek partizani luante Gimi. Ka qene nje periudhe qe basketbolli ishte qershia mbi torte per spotin shqiptar, nuk mund te harrojme kurre ndeshjet me ekipet e huaja ne pallatin e sportit Partizini kur bahke me ime shoqe ndiqnim, bertisnim dhe kenaqeshim me te medhenjte – Gimi, Pjerini, Gazi, e plot e plot te tjere.. Eshte shume artikull domethenes ashtu sic eshte edhe veprimi dhe fjelimi i presidentit ne ceremonine e dhenies se medalies Skenderbeu Agim Fagut

  11. Haka Tekizoti says:

    Një shkrim shumë i bukur me fjalë zemre për një njeri të mrekullueshëm.

  12. Nje admiruese e Gim Fagut says:

    I madhi Agim Fagu, gjatesia e te cilit nuk i eshte kthyer ne prepotencen e te gjatit, por ne perulje dhe respekt ndaj vlerave njerezore….e kam admiruar dhe vazhdoj ta admiroj per gjithecka ka perfaqesuar … Urime per 70 vitet qe i mban si nje 20-vejcar

  13. Vjosa says:

    Complimenti prof. P. Xhufi ! Do te na pelqente shume te na sillje raste te tjera si ky i A. Fagut. Shqiperia , ka dhe ka shume figura te nderuara por nuk njihen sepse faqet e mediave dhe ekraneve i kane zene vetem PALACIOT….

  14. fevzo allati says:

    More ti budalle. Te kesh bere ato qe ka bere fagu ,te shkojne pordhet vete. Idiot

  15. studenti says:

    Kemi qene 18 vjecare ne nje klase me Gimin,ishte koha e praktikes,dhe instruktori,ish student i “Harry Fullc”,ate kohe specialisti Xhevat Kapidani mbi 50 vjec prane fakultetit te inxhinjerise ,kishte ngjyer duart me grasso dhe na kap te gjitheve ne rresht, nje nga nje, ne cep te faqes,apo nga cepi flokeve,thjesht dhe vetem per te pare se si do reagonte studenti,inxhinjeri i ardhshem.Kur ju afrua Gimit,ai u terhoq pas,nuk e la qe ta bente “pis”.I kujt je ti mor djale?-e pyet instruktori.I Besim Fagut-ju pergjegj Gimi.Pastaj Xhevat i vazhdoi”E shef ktena ti”,dhe i tregoi grason ne duart e veta.”Ky eshte parfumi jot per tere jeten.Po ti nuk je per ket pune.Hec tek Besimi e thuj me tha Xhaviti kshu kshu”.I madhi,Agim Fagu i magjishem, nuk erdhi me ne ate fakultet por studioi per tjeter dege,dhe na magjepsi ne shkallet e pallatit te Sportit “Partizani” sot “Asllan Rusi”.

  16. kolonjari says:

    Para disa ditesh nje miku im me tregoi se policia kish ndalur te madhin Agim per kontrol dokumentash. Natyrisht polici ishte i ri dhe nuk e njihte. Miku nim i qe afrusr policit dhe i kish thene. Po qe se ke ndermend ti vesh gjobe, me thuaj se dua tja paguaj une, sepse ti nuk e nje kush eshte ai. Kjo neshte pershtypja per Gimin. Brezi im e kujton me nostalgji

  17. LORA says:

    Urimet me te perzemerta per ditelindjen e AGIM FAGUT;ketij burri qe I ka dhene me tere forcen e shpirtit nder e dinjitet Shqiperise sone,,,,gezime te pamata te rinjve dhe te rejave qe e ndiqnin me adhurim basketbollin rrezatues shqiptar te viteve shatetedhjete.
    Respekt prof.Xhufi per fjalet e verteta plotesisht dhe per adresimin referencial te vlerave njerezore dhe kombetare tek brezi I Agim Fagut,,,,tek djemte e vajzat e shkelqyer ,qe I dhane krenari ,dinjitet dhe gezim jetes sone.

  18. Basketbollisti says:

    Tregoja te gjithe te verteten vajzes ,,,ooo Pellumb….
    Tregoji se si spostoheshin shume nga talentet e sporteve nga djemte e partise pa piken e talentit (disa i permende me lart)..
    Tregoji se si partia i sillte “djemte e saj” nga ana e anes dhe hidhte jashte sporteve talentet qe nuk kishin prinder komuniste ose me detyra ne qeveri..
    Tregoji se si “djemte e partise” ne ate kohe mundoheshin t`ja fusnin sa krahu njeri-tjetrit.
    Tregoji qe po mos te ishe familje komunisti nuk te lejonte njeri te dilje jashte per ndeshjet ne Europe..
    Tregoja qe ne ate kohe (edhe tani sic po ben ti) qeni leh aty ku ha..
    Tregoja te gjithe te verteten …oooo Pellumb.

  19. shushica says:

    Dalja e Shqiperise nga primitiviteti ne epoken moderne….eshte edhe per merite te jashtezakoneshme te personaliteteve te te gjitha fushave…..Dhe Fagu ,ishte nje nga yjet e asaj kohe….. Por nga shkrimi plot domethenie i Xhufit ,i ketij njohesi te thelle te shqiptareve ….te jetes dhe historise tone…duhet te na beje te reflektojme per shume figura te ndritura ,ne te gjitha fushat ,qe nga tradicionalja e bujqesise ,industrive te ndryshme te krijuara nga zero,te shkences ,te teknikes ,kultures ,mbrojtjes qe bene te mundur kapercimin e gjysem feudalizmit ,natyrisht me nje sforco te madhe….Por rinia e sotme duhet te dije se ,pavaresisht nga shperblimi i ulet ,,,ishin qindramijra njerez ,bujq ,puntore ,teknike ,ispecialiste te te gjitha fushave te industrise ,shkencetare te cilet mbajten mbi supe transformimin e vendit gati mesjetar te Europes……Tendenca agresive ,,,obskurantiste e fshirjes se historise per hir te politikes ditore eshte vetvrasje ….Dhe natyrisht te gjithe duhet te kuptojne se kjo mase e madhhe njerezish qe iken ne emigracion ,me nje nivel te pranueshem per tregun perendimor te punes ishte merite e emancipimit intelektual te shoqerise shqiptare …
    Ishte kjo mase qe e shpetoi vendin nga vdekja klinike ku e coi anarkofashisti Berisha dhe banda e tij primitivo aventuriere e Pashkos ,Hajdarit dhe te tjere …qe shkaterruan strukturen prodhuese ,resurset njerezore ,shkollen ,shendetesine ….qe shkaterruan moralin e punes ,disiplines ,vetepermbajtjes..Eksperimenti i ndyre ndaj Shqiperise do te jete nje shembull unik se si mund te shkaterrohet nje vend…
    Shpresoj ta publikoni ,meqenese kohet e fundit ndodh qe te zevendesoni gazeten 55..

    1. Meti says:

      Super i sakte Shushica. Te lumte.

  20. Nik says:

    I uroj jete te gjate sportistit te talentuar dhe modelit te shkelqyer dhe te pa perseritshem te njeriut, Z. Fagu!
    Respekt per Prof. Xhufin.

  21. Mentari says:

    Clidhje ka Agim Fagu me nje Spijuan te ish sigurimit Skrapari te quajtur Pellumb Xhufi qe e moren ne Itali te kishte ne mbikqyrje Agim Fagun.Ky eshte nje sharlatan komunist I pandtreqshem ashtu sic jane shumica e ish Kaptereve Skraparli te kohes se kriminelit Hoxha. As ne muzeume te Italise nuk e le te qete Agim Fagun por e ndoqe kemba kembes per te raportuar tek Kadri Hazbiu.

  22. GJINOJA says:

    Ky Mehemt Shehu na doli jo vetëm armik i partisë, por ka zgjedhur si nuse të djalit edhe një vajzë të pa edukuar. Bravo Pëllumb Xhufi. Tamam shkrim sipas realizmit socialist. Personazhi negativ është dhe armiku i partisë.

  23. BENI says:

    Figura si A.Fagu i shkojne komente te nivelit te Prof.Xhufit.E lexova me kenaqesi dy here.
    Do ia rekomandos kolegeve neser te lexojne.
    Sigurisht qe ka te verteta tek ato qe thone komentuesit,por ajo qe shkruan Prof.Xhufi eshte nje vezhgim i hollesishem afatgjate dhe i zgjuar i jetes se te madhit A.Fagu me vlerat e saj qytetar,sportist,diplomat e petagog si ai
    Ky shkrim ndihmon qe Fagu te pranohet nga shoqeria jone si nje burr i shquar i dy koheve
    Urime Prof per kontributin Tuaj dhe kenaqesine qe na dhe.

  24. GND. says:

    Nuk po perseris “Nik” komentuesqe i ka thene c’duhet thene, me dy rjeshta, sa nje rroman bere.
    Faleminderit.. G.N.D.

  25. Llaksi says:

    Respekte per Legjenden Fagu!
    Ne ne Vlore kishim Papavangjelin!
    Mese e vertete, mjaft t’u thoshnim prinderve qe do shkoj te shikoj basketbollin, na jepnin jo vetem 20 lekshin por edhe ca te tjera… t’i prishnim me shoket!

  26. Ne buzeqeshien e families Agim Fagu, shoh-sinqeritet me atdhetarizem nje.
    Cdo gje mund ta besoja, po qe te flitet keq per Agim Fagun, sa gjithe familien Tij,-Jo me te madhe.
    Mire qe jane pake te tillet dhe te njohur…si te pacipe.
    Kush ka jetuar e jeton ne Tirane, njehur kete familie – te FiSME.
    Me rinojne buzeqeshiet e tyre , qe nga prindet nisur.
    I pershendetes, se shoh sinqeritet me atdhetarizem.
    I festuam 70 vjetorin dhe 100 te tjera i festofshim.
    Guri Naimit D.

  27. Ne buzeqeshien e families Agim Fagu, shoh-sinqeritet me atdhetarizem nje.
    Cdo gje mund ta besoja, po qe te flitet keq per Agim Fagun, sa gjithe familien Tij,-Jo me te madhe.
    Mire qe jane pake te tillet dhe te njohur…si te pacipe.
    Kush ka jetuar e jeton ne Tirane, njehur kete familie – te FiSME.
    Me rinojne buzeqeshiet e tyre , qe nga prindet nisur.
    I pershendetes, se shoh sinqeritet me atdhetarizem.
    I festuam 70 vjetorin dhe 100 te tjera i festofshim.
    Faleminderit penes Pellum Xhufit; krye mendie komanduar..
    Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje