Lori Amy, profesore në Universitetin Jugor të Xhorxhias, thotë për Zërin e Amerikës se krimet që shkaktoi komunizmi nuk mund të harrohen, por çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar, në mënyrë që shoqëria të mos mbetet tek akuzat dhe viktimizimi. Profesorja, e cila viziton shpesh Shqipërinë, po merret me studimin e traumave që përjetoi shoqëria shqiptare dhe të rrugës për shërimin e tyre.
Zëri i Amerikës: Profesore Amy, jeni duke shkruar një libër që mund të përmblidhet si një analizë e plagëve që la pas regjimi komunist në Shqipëri. Nga kërkimet tuaja në thelb çfarë keni gjetur?
Prof Lori Amy: Ka dy mënyra për të menduar rreth plagëve. Së pari: Çfarë ndodhi, çfarë konkretisht na i shkaktoi plagët? Por ajo që mua më intereson më shumë janë efektet e këtyre plagëve. Pesëdhjet vjet të një dikatature të egër totalitare i kanë bërë njerëzit të ndihen sikur nuk kanë shpresë. Një nga efektet e kësaj diktature, ku njerëzit kishin frikë se mos po i spiunonin, se mos burgoseshin apo vriteshin, është se ata krijuan një ndërgjegje të dyfishtë. Kjo i bën disa njerëz të mos ndihen vetvetja, të humbasin aftësinë për të treguar të vërtetën.
Zëri i Amerikës: Pra, në thelb flasim për pasoja të traumave nëpër të cilat ka kaluar shoqëria shqiptare dhe që mbeten të patrajtuara siç duhet?
Prof Lori Amy: Për t’i zgjidhur ato, gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i trajtojmë ato me integritet, guxim dhe ndershmëri, pra të kthehemi pas dhe të shikojmë se si struktura e terrorit krijoi një ndërgjegje të dyfishtë, duke i bërë njerëzit të humbisnin shpresën.
Zëri i Amerikës: Por kush e mban përgjegjësinë që këto trauma vazhdojnë të mos trajtohen siç duhet?
Prof Lori Amy: Të them të drejtën, kjo është një përgjegjësi që ne e mbajmë të gjithë. Pra edhe shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Në këtë rast, përgjegjësi do të thotë të kesh guximin të përballesh me ndershmëri me atë që ndodhi. Kur ne kemi frikë, atëherë ne gënjejmë veten, mohojmë gjëra që nuk duam t’i dimë dhe i mbajmë ato përbrenda. Edhe ndërkombëtarët kanë fajin e tyre. Sepse sapo ndodhi tranzicioni, ata erdhën në Shqipëri me planin e tyre ekonomike, duke thënë se tani vendi është një treg i lirë. Ndërkaq, nuk pati kohë që njerëzit të analizonin atë që kishte ndodhur, por u kalua me shpejtësi nga një kuadër ideologjik në një tjetër.
Zëri i Amerikës: Le të flasim pak për krimet e regjimit komunist. Duket sikur politikanët sot dhe në përgjithësi njerëzit në pushtet përpiqen hapur të provojnë se krimet e komunizmit mund të harrohen tani që kanë kaluar kaq shumë vite. Ata përpiqen ta fusin këtë ide në mendjet e të rinjve, duke u thënë të gëzojnë jetën dhe të harrojnë të kaluarën. A mendoni se skena e krimit të dhunës shtetërore ekziston ende?
Prof Lori Amy: Ne mund të harrojmë hollësi historike konkrete, për shembull njerëzit që kanë jetuar atë kohë mund të harrojnë hollësi konkrete, njerëz që kanë vdekur mund të mos kenë në gjendje të tregojnë historitë e tyre. Por efektet e atyre ngjarjeve vazhdojnë. Gjysma e popullatës është nën 30 vjeç dhe shumë prej tyre mund të mos e kenë mësuar atë që kaluan prindër apo gjyshërit e tyre. Por e vërteta është se i gjithë vendi, çdo centimetër e tij, u ndërtua nga puna e detyruar: nga të burgosurit ose nga puna vullnetare që në fakt ishte e detyruar. I tërë vendi është një skenë krimi. Asgjë nuk mund të harrohet. Çështja është se si duhet kujtuar kjo e kaluar në një mënyrë që të mos mbetemi tek faji, akuzat dhe viktimizimi, por në një mënyrë që të ketë efekte shëruese. Për ta bërë, këtë fillimisht duhet të analizojmë se çfarë ndodhi dhe pastaj të shtrojmë pyetjen se si mund t’i rindërtojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.
Zëri i Amerikës: Cila është përvoja juaj nga bisedat që keni patur në Shqipëri me njerëz që mund të kenë qenë burgosur apo të dënuar me punë të detyruar.
Prof Lori Amy: Shumë prej tyre janë të traumatizuar thellë. A e dini se si mund të shërohet dikush që ka qenë i traumatizuar? Së pari, pala tjetër duhet të pranojë dhe të thotë: Më vjen keq për atë ju keni hequr. Një pranim i thjeshtë se kjo vuajtje ka ekzistuar ka një efekt shumë të madh. Por të pretendosh se gjërat nuk kanë ndodhur, kjo nuk mund të shërojë askënd.
Zëri i Amerikës: Ndoshta një shembull i mirë për të ilustruar këtë që ju thoni është zgjedhja kohët e fundit si kryetar i Parlamentit e zotit Gramoz Ruçi, ish ministër i Brendshëm në vitin e fundit të regjimit komunist, kur në Shqipëri ndodhën disa gjëra mjaft të trishtueshme. A mund të na thoni se çfarë mund të nënkuptojë kjo për shoqërinë në Shqipëri?
Prof. Lori Amy: Është pikërisht ajo për të cilëm folën. Nëse nuk e shohim të kaluarën tonë me guxim dhe integritet, atëherë nuk do të mund të kuptojmë dot se po e përsërisim atë. Këtu vijmë përsëri tek ndjenja e mungesës së shpresës, e cila vjen kur ne mendojmë se çfarëdo që të bëjmë asgjë nuk do të ndryshojë. Megjithatë, vitet e fundit kemi parë mundësi shumë reale për ndryshim. Për shembull, më në fund është ngritur një komision për hapjen e dosjeve të policisë sekrete të regjimit komunist. Si do të veprohet me këtë komision? Çfarë duhet bërë që komisioni të punojë me transparencë? Si duhet të trajnojmë njerëzit që do të merren me studimin e arkivave? Kjo është një mundësi, e cila nëse shfrytëzohet, atëherë kjo mund të sjellë shpresë.
Zëri i Amerikës: Edhe ky komision që ju përmendët ka nevojë për mbështetje nga shumë njerëz. Sepse, nga përvoja e së kaluarës, shumë njerëz kanë shprehur mosbesim se edhe ky komision nuk do të bëjë asgjë.
Prof. Lori Amy: Komisioni nuk janë vetëm ata pak njerëz që bëjnë pjesë në të. Jemi të gjithë ne që shkojmë në zyrat e tyre, që kërkojmë dokumente, që fillojmë t’i studiojmë ato dhe që flasim për ato që gjejmë.
Zëri i Amerikës: Ka shumë njerëz që thonë se jemi tepër të dobët për t’u përballur me të kaluarën komuniste, sepse ata që janë në pushtet janë mjaft të fuqishëm dhe një pjesë e tyre vijnë nga ajo e kaluar. Si do t’i përgjigjeshit ju kësaj?
Prof. Lori Amy: Pata një drekë jashtëzakonisht të bukur para pak ditësh me ambasadorin John Withers, për të cilin shumë njerëz kanë respekt në Shqipëri. Ai më kujtoi historinë me hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Asnjëri prej hebrejve që shkuan Shqipëri në atë kohë nuk u vra. Të gjithë ata u mbrojtën. Një popull që bëri këtë nuk mund të jetë një popull i dobët. Njerëzit që e bënë këtë janë njerëzit e besës dhe të mikpritjes. Këto cilësi janë thelbi i identitetit shqiptar. Në identitetin shqiptar ka një forcë të jashtëzakonshme, që unë jam 100 për qind e sigurt se do të gjejë përgjegjësinë, guximin dhe shpresën për të përfituar nga rasti që kemi tani për të filluar realisht shërimin e shoqërisë, i cili duhet të ishte bërë me kohë.
Zëri i Amerikës: Vitet e fundit ju jeni përfshirë në një projekt të quajtur OTTOnomy dhe që synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Na thoni diçka më shumë ju lutem.
Prof. Lori Amy: Koncepti është të ruajmë vlerat më të mira nga e kaluara dhe e tashmja, nga Lindja dhe Perëndimi. Shqipëria është në zemër të lindjes së qytetërimit perëndimor. Shqipëria të jep hartën e evolucionit të qytetërimit njerëzor nga kohët parahistorike e deri më sot. Në Shqipëria tani ka aq shumë njerëz që i kanë drejtuar sytë nga Bashkimi Evropian dhe duan të bëhen pjesë e Perëndimit. Por shqiptarët vetë janë më shumë se aq. Historia e Greqisë së vjetër, e Perandorisë Romake, e Bizantit, e Perandorisë Osmane dhe Austro-Hungareze, të gjitha këto qytetërime të mëdha përmblidhen në Shqipëri. Shqiptarët nuk janë një gjë e vetme, por janë shumë gjëra bashkë. Prandaj, ruajtja e kësaj trashëgimie na ndihmon të ruajmë edhe elementët bazë të identitetit shqiptar, që janë besa, mikpritja, guximi, shpresa.
Komunizmi krime.????Cne ??? Po te lexosh komentet te Tema dhe kujtimet e shokut Sulo ,shoku Ropi ,shoku Gopi ,ne ishim parajse qe Amerikanet na kishin zili.Vetem se nuk behej Llotaria Shqiptare e Emigrimit ,se miliona amerikane do aplikonin.
Doni te kuptoni krimet w komunizmit ????Lexoni autokritikat e konunisteve ne organizatet baze.Njerez pa personalitet ,pa karakter ,pa mendim personal ,pa bote shpirterore.Klloun dhe lodra ne dore te Partise Me pak fjale njerez palaco……por qe sot mbajne leksione demokracie.
Ylli! Na rrofhs bythen.Nuk eshte aspak e vertete ajo qe thua ti.Komunstet nuk kane qene papersonalitet,por njerzit me te ndershem,me te ndergjegjshem,dhe punonin ne vende pune me sakrifica te medha.Ato qe thua ti,jane kolloqifte me rigon e t’i hashe e te bejne mire.
Kush eshte kjo tyryfycka qe po na tregon “te vertetat” per vendin tone. po ne ku ishim, ne Mars ? ? ?
Lori Amy as qe ja ka idene se cbehej ne Shqiperi. Eshte vertete se ekzistonin mekanizma shtypese, idelogjike dhe force shteterore per te imponuar nje politike te caktuar e zgjedhur nga nje elite e caktuar. Por shumica e njerezve nuk ndjenin ate fer qe pershkruan ajo. Ne nje fare menyre, zhvillimi ekonomik i pa krahesueshem me ate te para 1939, krijoi nje besim se sistemi socialist ishte me i perparuar nga ai i regjimit te Zogut. U ngrit nje industri e tere e lehte dhe e rende, termi papunesi nuk egzistonte, u ngrit nje sistem i tere arsimor dhe mjekesor deri ne zonat me te thella malore, u be nje revolucion i vertete ne ndergjgjen e shoqerise dhe gruaja nga je shtojce ne familje u be force levizese ne shoqeri. Cfare beri regjimi “demokratik i Berishes”-i rafshoi ato krejt. Kurre ne kohe paqeje nuk ka pasur aq shume vrasje dhe vetvrasje sa keto 26 vitet e “lulezimit te demokracise”, kure nuk ka qene rina shqiptare nen terhejen e droges dhe pares se lehte sa sot. Traumat me te medha shiprterore jane ato te periudhes se pas 90.
Komunizmi vertet eshte ideologji e konceptuar tjeterkund por ne Shqiperi u aplikua. U aplikua nga shqiptaret dhe sikurse per meritat jane ata pergjegjes po pergjes jane ata edhe per gjithe anen negative e kriminale qofte. Me duket qesharake kur thuhet se ne shqiptaret e sotem jemi problematike per shkak te komunizmit. Eshte qesharake sa me s’bevet kur mendojne se kriminele, te pandershem, te korruptjaretjetj ne qenkeni bere ne 50-60 vite. Karakteri i njeriut formohet ne shekuj dhe ne jemi produkt i padiskutueshem i ambjentit kulturor qindravjecar sic thote dhe zonja me siper.
Para se te denoni komunizmin,duhet te provoni se jeni me te mire….sepse deri tani Shqiptareve ju keni care vetem k…rin
Njeriu mesohet me varferine por me padrejtesine ne kapitalizem nuk u mesoka dot.
Eshte ndryshe te vdesesh pa bzajtun nga mungesa e memelikes dhe ndryshe vdekja me ngasherima nga qe ta rrembejne memeliken prepara syve
bukur Fshatari.Fatkeqesisht ne vesh te shurdhet sepse gjerat kane marre tatepjeten.
Te gjithe bejne sikur nuk kuptojne, qe populli shqipetar e donte sistemin socialist, sepse perfitoi prej tij. 80 perqind e shqipetareve perfituan nga te mirat sociale qe ofroi socializmi, e ja spjeguar edhe NAIVI me lart, 10 perqind u goditen ( denuan, internuan, biografia etj ), dhe 10 perqind ishin te pakenaqur nga te gjitha shtresat e popullsise, dhe kjo ne fund te pushtetit. Shumica fiton, bej intervista sa te duash vetem me nje grup te caktuar.
Opinionet si ai i kesaj zonjes luajne rol ne trajtimin e ceshtjeve te vecanta, por nuk mund te ndryshojne jeten e 3 milion shqipetareve qe e jetuan ate kohe.
A kishte gabime rregjimi?? Po kishte. A punoi per popullin apo vodhi popullin?? Punoi per popullin.
Po tani po e vjedhin popullin?? Po po e vjedhin. A e kane shaluar? Po e kane shaluar. Ne ate kohe, 80 perqind kishin shaluar 10 perqindshin. Tani, 10 perqindeshi ka shaluar 80 perqindshin.
@Petriti. Tolloni, rradha e vajgurit, rradha e qumeshtit, rradha e bukes, shishet e birres qe blije per vit te ri i blije sa fryme kishe ne familje sepse nuk kishte per te gjithe, 1 pako kafe ne muaj, 1 pako gjalp ne muaj, mishit i harruam eren dhe shijen, transporti publik si ne afrike, pesha mesatare e popullsise 55.5 kile, lavatricet me autorizim, televizori me autorizim, shtepia me autorizim, TVSH fillonte programet ne 6 e i mbyllte ne 10, zero kanale televizive te huaja, degjohej e vetme radio tirana, po te degjoje kanale te huaja dhe te kishte degjuar njeri ishe ne bela njesoj sikur te kishe bere krime kunder njerezimit, e degjonim pozdravin me ze te ulet se mos na degjonte komshiu, po te degjoje zerin e amerikes te shpallnin armik te popullit, kishe frike te ankoheshe per mungesa ushqimore apo probleme te lidhura me sistemin sepse perfundoje prapa malit me gropa, nuk jepeshin me shume sesa nje e drejte studimi per shkollen e larte per familje, nqs kishe tre femije njeri shkonte ne shkolle te larte te tjeret duhet te bridhnin fushave e maleve pamvaresisht aftesive, nuk levizje dot jashte te shkoje per vizite sepse thjesht nuk lejohej te kaloje gardhin e “parajses” komuniste per te pare ferrin “kapitalist” e mund te vazhdojme keshtu me historite e asaj kohe per nete e nete te tera. Keshtu qe mos na trego perralla si xhaxhi veterani qe vinte tregonte ne shkolle ne 29 nentor sesi partizanet rambo vrisnin me nje plumb 10 gjermane. i kemi jetuar dhe ne ato kohe per ca kohe.
O RROT CARI, ti je tip negativist! Shko bej psikoterapi, se kjo gje nuk te shfaqet veten kur bisedon per politike, por per gjithcka ne jeten e perditdhme. Ju jeni tipat e te semureve mendore, qe shihni vetem anent negative,shani gjithcka dhe jeni te lumtur. Semundje mendore o KOQE ?
Duhet te kesh parasysh se ne shoqerine njerezore tipi juaj negativist nuk eshte i pergjithshem,por jane me pakice RROTAT e CARIT si puna jote dhe keshtu do mbeteni pergjithmone. Eshte ceshtje shoqerore. ju jeni me te vertete problematike ne shoqerine njerezore, por fatmiresisht jeni gjithmone pak ?
Te paska djeg mire, it makes me happy.
O koktrash, nuk i “djeg” kujt per ca idiotizma te nje njeriu te rendomte, o inferior. Ato qe thua ti jane kalamanlleqe injorantesh me IQ zero ?
E di qe je hapyy, kjo kuptohet si RROT CARI qe je ? ? ?
? ? ? ? ?
Gjithçka në këtë vënd ndodh për vetëm këtë fakt; nëse në vitin 1990 komunizmi vdiq si rezultat i përpjekjeve dhjetra vjeçare të demokracive për përmbysjen e tij ( qoftë edhe me politikën e vëndeve demokratike për ta lënë të shkojë i lirë dhe me dëshirë atje ku e çon rruga që ka zgjedhur) pas vdekjes së tij vëndet demokratike nuk patën një plan të qartë, të gatshëm, të ndërtuar për ti paraprirë situatës që pritej të vinte. Duket sikur bota demokratike as vet nuk e priste një përmbysje kaq spektakolare. Të entuziasmuar nga fitorja, ata u muarën më tepër me anën formale, festimimin e ndryshimit, sesa të ishin të qartë për atë që i priste. Komunistët e nuhatën shpejt, ose ishin të mirëinformuar për këtë boshllëk të detyrës së passhëmbjes të demokracive, ndaj nxituan të kujdeseshin për të zënë pozitat kyçe në trnsformimin që po ndodhte.
Natyrisht, kjo është një temë e gjërë dhe mjaft delikate, që kërkon studius të nivelit të Xhorxh Kenan, Henri Kisinger, etj. për ta marrë në shqyrtim. Përpara perëndimit aktualisht ka dalë një detyrë e pashëmbullt. Nëse për gati 50 vjet atyre u është dashur të kishin përballë individë udhëheqës të botës komuniste të cilëve u duhej të kujdeseshin vetëm për vëndet dhe popujt e tyre, tani kanë përballë individë udhëheqës në këto vënde që në radhë të parë kujdesen për pasuritë e tyre. Por kjo është një temë e gjërë dhe që kërkon mëndje brilante për tu trajtuar. Më vjen mirë dhe respektojë përpjekjet e zonjës profesore për ti trajtuar……
Nuk vdiq, por u transformua.
Nje here e marrin pushtetin “komuistet e majte” nje here “komunistet e djathte.”
keshtu ka shkuar pas ’90
Bota e kapitalit nuk quhet bote “demokratike”! Fjala demokraci do te thote “pushtet i popullit”. Nese ti mendon se pushteti i popullit ka kuptimin e shtetit kapitalist, me vjen keq po je gaztor e asgje tjeter ?
Ne Shqiperi diktatura ishte me e eger nga qe ne vinim nga nje sundim 500vjecar otoman qe e shkateroi ate vend deri ne palce, kjo eshte arsyja e vertete .
Mos ja fut kot, o Andrea, i bije me një të rënë të lapsit, fajin e ka 500 vjet sundim osman dhe kaq. Kësaj që thua ti, i thonë të heqësh dorë nga të menduarit dhe analizuarit të problemit. Po pse, si thua ti, në perandorinë osmane njerzve nuk u funksiononte truri?
Kush ta tha ty se ne Shqiperi “diktatura ishte me e eger”!? Me siguri Sal Shpellari dhe Dervish Kari ?
Flitet sot posht e lart nen drejtimin e Amerikes dhe Europes per gjoja krimet e komunizmit Kushtetuta dhe ligjet e shtetit njate kan qene dhe jane zbatu pike per pike dhe pse paska bere krime E. Hoxha .Ne qoftese jane bere krime sic i quani ju kan kaluar 30 vjete dhe ku eshte arsyja qe ju dhe Europa po i propogandoni sot me force Pse nuk jeni ngritur ju Amerika dhe Europa me qe e paskeni dasht fort kete popull dhe tja nalni doren E .Hoxhes por flitni sot pas30 vjetesh dhe qe nuk jeton me .Ndersa ju si Amerike po bani krime edhe sot qe gjoja jeni kunder krimeve por vetem me fjale A nuk jeni ju qe edhe sot ne v.2017 po ekzekutoni me vdekje njerez ne disa shtete te Amerikes ? Apo ju jeni ata qe thoni beni ca thojme ne dhe mos beni ca bejme ne .Ju gjate shume viteve sidomos mbas Luftes 2 te botrore keni vrare njerez me shume mbas asaj lufte si ne Vietnam Kamboxhia Laos Avganistan Irak Iran Kore e Veriut dhe se fundi ne Siri dhe te gjitha konfliktet klasore nderetnike i nxisni ju Me cilen te drejte sulmoni shtetet tjera me te drejten e xhandarit nderkombetar sepse eshte shtet komunist ose shtet musliman dhe ata nuk i du une .Ja kjo eshte demokracia e juaj .Ata shtete qe nuk ju vijne sipas avazit tuaj duhet ti shpallni lufte .Pse!!!!!!!!!!!.
amerika me sa duket ka arrit ne nje pike ku i ka bere te gjithe te paqenakur n’albanistan: si komunistete qe me njehere kthehen te avazi i tyre i vjeter, si jo komunistete qe vertete nuk kuptojne kete ‘butesi e miqesi’ amerikane me kriminelet e djeshme edhe te sotshme…
Great job indeed!
Pisoglendi mou, atje ne Gerqine tende lindin anti-amerikane ? ? ?
@ Andrea ti po’ e ben si ajo gruaja qe i tha burrit njehere e njekohe kur digjte buken
Pjerdh motra jote ne stamboll behet buke e zeze ketu.kjo zonja Amy le te beje studimet sa te doje.
Po nuk vendose ATA ne Uashington
Te ndryshojne kete kllase politike komunizmi do kapi shekullin.
Keto studimet e amit do ti nxjerre nga arkiva djali kastriot dervishit mbas 45 vjetesh Sic po’ nxjerr kastrioti dokumentat e CIAs.
Propagande dhe3shplarje truri e mire oeganizuar
Sakte ?
Intresant se si zonja i shmanget pyetjes tendencioze per Gramoz Rrucin dhe hidhet ne nje teme tjeter. Lereni frymen e Elez Biberajt o Zeri i Amarikes behuni me mendjehapur.
Wow, me sa shoh nga komentet, Tema qenka gazete e komunisteve. Pyetja qe lind eshte: a jeni ju femijet e komunisteve, apo thjesht I doni ata sepse u keni vene sumen ne dispozicion?
IDIOT i amerikanizuar! 95% e shqiptareve kane lidhje te drejperdrejte apo te terthorte me komunistet. Vetem halabaket dhe kriminelet nuk kane asnje mundesi te kishin lidhje te tilla me komunistet!
Ti mesa duket hyn ne ai 5% i HALABAKEVE ?
Gjeni dhe ndonje qorre tjeter qe te na thote si u ndertua vendi.
Prinderit tane e ndertuan. Shkuan aksioniste ashtu si amerikanet qe ndertuan hekurudhat vetem per nje cope buke, se ishin dhe ata te paushqyer, apo si kanadezet qe shfrytezuan refugjatet kineze te cilet i mbanin dhe ne kampe te njejta me ato te internimit. Po ashtu dhe japonezet ne Amerike.
Ngrihet kjo bucja tani pas me shume se gjysem shekulli dhe na thote qe ne e paskemi patur pune te detyruar. Sklleverit i kishin ata, forcen e paskemi treguar ne.
Dava kermash. Kane inat pse u ndertua Shqiperia pa iu lutur ketyre bajgave .
Kishin njerezit seder dhe aspironin per nje Shqiperi te re.
Jo si morrat tani qe mendojne vetem te vjedhin.
Pleeeeraa
O shvejk Duke nejt me togerr llukashin ja ke Marre doren politikes
Edhe merua pikerisht per kete pyetje dhe mbi te gjitha per pergjigjen e ka vene kete shkrim .
Po te behej modernizimi i Shqiperise mbas 91-t dmth punishtet,fabrikat,uzinat etj tu privatizoshin ne menyre te drejte….(pse jo dhe investitore te huaje)j dhe nje politike te drejte per qytetaret shqiptare do ishim shume shume shkalle me larte….. dhe me nje mireqenje ekonomike apsolutish shume shume te mire…..
e moren horrat e sali vicidolasit dhe shkatrruan cdo gje…. per mos me fole per Istitucjonet Shtetrore qe
jemi turpi botes…..!
Po te behej modernizimi i Shqiperise mbas 91-t dmth punishtet,fabrikat,uzinat etj tu privatizoshin ne menyre te drejte….(pse jo dhe investitore te huaje)j dhe nje politike te drejte per qytetaret shqiptare do ishim shume shume shkalle me larte….. dhe me nje mireqenje ekonomike apsolutish shume shume te mire…..
e moren horrat e sali vicidolasit dhe shkatrruan cdo gje… per mos me fole per Istitucjonet Shtetrore qe
jemi turpi botes…..!
Nuk e kam ne edukate te shkruaj si me poshte per epitetin me te afert per Te, por jam i detyruar pasi lexova intervisten e saj :
– Kjo biba plake kujton se jemi te trashe apo te paarsimuar sic edhe shume prej popujve qe Qeverite e ShBA-ve i kane “nen kthetra”, dhe perpiqet te na mbush mendjen qe plaget e Sistemit “Demokratik” qe iu hapen Shqiperise, shumices se Popullit te Shqiperise, shoqerise shqiptare, menjehere pas viteve 90-te, i paskan rrenjet ne Sistemin Socialist 50 vjecar. Kjo biba plake perpiqet te na binde duke na vene perpara nje nga ambasadoret, pikerisht Withersin, ambasadorin e perlyer me ceshten Gerdeci, me mbulimin e shkaktareve te kesaj tragjedie, te cilet po vazhdojne te jene te lire fale mbeshtetjes se paskrupullt te Tij. Mos valle edhe per kete rast, ku uragani Popull u mbyt me dinakeri dhe force, e kishte fajin edukimi komunist, pra Withersi paskerka qene i infektuar prej ketij edukimi ? (?!)
Vihet re nje angazhim i pa-parimte, djallezor , por edhe idjot, per te hedhur balte pa-rreshtur mbi Veprat e medha qe kreu Populli shqiptar ne periudhen 50 vjecare te Pushtetit Popullor, te udhehequr nga Enver Hoxha. Kaluan 500 vjet, shume jane, por Gjergj Kastrioti Skenderbeu u vendos ne vendin e merituar, sot i bene karshillek Perandorise Osmane nepermjet nje Monumenti madheshtor ne qender te kryeqytetit, Tirane. Ndersa plehrat qe i sherbyen pushtuesve nuk i kujton askush, as edhe prej pasardhesve te pushtuesve turq. Pra si cdo Perandori, edhe kjo e fundit do te kete nje fund, nje perendim. Atehere Monumenti madheshtor i Udheheqsit te Madh Enver Hoxha,zbukuruar me simbolet e veprave te medha qe u ndertuan ne 45 vite Pushtet Popullor, do te rivendoset ne vendin e merituar.
Me lexo moj Biba plake, turqit u perpoqen per 500 vjet dhe nuk arriten te zhdukin shqiptarine nga zemrat e shqiptareve : Shqiperia u be. Ndaj edhe Ju sado te perpiqeni nuk do te arrini te zhdukni vlerat dhe veprat e medha qe krijoi Populli shqiptar nga v.1941 deri ne v. 1985.
Enveri HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!
KOMUNIZMI njerzit i la pa as nje lloj stresi mi zoje ,traumat SHQIPTARET i kan perjetu kto 25 vjet demokraci , ku jan shpartalluar familjet dinjiteti dhe harmonia njerezve , ku punen e asaj kohe e zevendesoj droga prostitucioni vrasjet hakmarrja e gjakmarrja , traumen e popullit ton po e kerkoni ne vend te gabum o zoje ,ata nje grusht te persekutuarish qe nuk ishin as nje perqind e popullsis nuk ishin populli SHQIPTAR , por vetem nje pjes fare e vogel e tij qe shkelen ligjet e shtetit te asaj kohe , populli SHQIPTAR ishin ata qe punonin shkolloheshin ndertonin vendin dhe siguronin te ardhmen e femijve te tyre , qe ju po ja ngopni me drog sot , mjaft naj shpifet me teorin ujku ujku , se ujku jeni ju sistemi mutit qe e lat kte popull ne meshir te fatit , se ne at koh delet kishin bari dhe çeço biçak , as nuk i vidhje dot njerzit , as si drogoje fmit neper shkolla dhe as si vidhje dhe nuk i shisje ata per organe si sot , se haje plumbin , pra kishte siguri jete , ne at koh drejtoheshim nga njerez te ndershem jo hajdut kurva kurvar te droguar dhe batakçinj dhe antishqiptar si sot , qe vetem vjedhin per vete dhe te ter njerzin e kan len ne meshir te fatit ju sot jeni trauma e kti populli ju jeni vrasesit e shpirtit te ktyre njerezve.
Qe shoqeria shqiptare eshte shoqeri e smut edhe e smut rende , vetem idioti(ne kuptimin mjekesor) nuk e kupton: krime ne kater anet sicili ma horror se tjetri ku biri vret nenen, ku vellahu perdhunon motren ,bile edhe nenen, ku rinia ka shkalen ma te nalte te perdorimit te droges ne balkan, ku dhuna ne cdo forme shfaqet rruges, ne restorant, n’administrate, ne politike … Per idiotin e albanistanit kjo eshte normale, prandaj cuditet idioti kur profesionistet flasin per shoqeri te traumatizuar!…
Po, jemi produkt i Historise, deshtem s’deshtem:Zogizmi na la Enverizmin qe na la Berishizmin qe na la etj etj deshtem zdeshtem, se kjo eshte zingjirr me aktione e reaktione.
Cila ishte ma e mira? a ia vlen ky debat kur dihet se asnje nuk ishte ne regull… Po, po nuk jemi ne gjendje me ba kete débat se idioti ka vetem nje neurone, e nuk duhet me ngarku shume edhe neurone te vetem qe ka vetem nje hadet:Hosana Njeshit te radhes…cfaredomuti te jete.
Shko meso te shkruash, derdimene ?