Rrjedhja e votave të PD për Ruçin, Duma: Duhet mbyllur ky diskutim, unë…

17 Shtator 2017, 21:13Politika TEMA

Zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Grida Duma, bëri me dije nisma më të afërta të opozitës në Parlament, duke përmendur kërkesën për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore si dhe thirrjen e ministrave, dikasteret e të cilëve kanë pësuar ndryshime, për të sqaruar strukturën e re.

E pyetur për deklaratën e saj pas rrjedhjes së votave të opozitës për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, e ftuar në studion e Ora News, Duma e konsideroi manipulim si shitblerjen e votës ashtu edhe rrjedhjen e votës në Parlament.

Ne votimin elektronik e kemi kërkuar prej kohësh. Sigurisht, ajo që kam kujdes për të përmendur është se votimi elektronik nuk është çështja e një partie. Nuk zgjidh manipulimin, por është një mjet që zgjidh diçka. Votimi elektronik zgjidh një pjesë të problemit që ka të bëjë brenda qendrës së votimit.

Presioni ndodh jashtë. Duke pasur parasysh që do të jetë shenja e gishtërinjve, nuk do të jetë fotografimi i votës, nuk do të jetë i mundur mekanizmi i manipulimit. Pse duhet kjo? Të gjithë shqiptarët duhet të kuptojnë që deformimi i vullnetit të tyre brenda apo jashtë qendrës së votimit duhet të na japë shansit që kjo Shqipëri të bëhet më e mirë ekonomikisht. Plani ekonomik bazohet në fund të ditës nga mundësia e votës së lirë.

Reforma zgjedhore është detyrë e opozitës që ta çojë përpara dhe kjo ka qenë përpara marrëveshjes (Rama-Basha), megjithëse përfshihet brenda marrëveshjes shumë pika të së cilës nuk u mbajtën”, tha Duma.

Votimi i Ruçit…?

Vazhdoj të them qartësisht dhe pa asnjë ekuivok që manipulim për mua është një bashkësi e gjerë, edhe shitblerjen edhe rrjedhjen e votave. Me kaq mbyllet ky diskutim!

A do të kërkoj PD komision hetimor?

Mbetet vendim i grupit. Të gjitha alternativat janë diskutuar dhe janë matur në raport me mundësinë për ta realizuar këtë.

Opozita frontale…?

Një opozitë e cila nuk do të bëjë një hap mbrapa për cilëndo arsye. Nëse qoftë se do të jemi argumentativ dhe konstruktiv, atëherë gjëja më e madhe që do të bëjmë është të zgjojmë shqiptarët.

A do ta bëjë Basha bashkimin brenda PD?

Është një pyetje që duhet t’ia bëni atij. Gjykimi i tij nis që nga momenti kur kryetari i opozitës ka mundësi të bëjë opozitën parlamentare. Sa i përket gjithë strateve që duhet të ndjekë, ky është një diskutim që duhet t’i bëhet kryetari.

Unë mendoj që e ka bërë gjatë rrugës. Formula përbashkuese në 2013-2017, ka qenë kryefjala. Autorësinë për listën e ka marrë vetë. Pa dyshim që as 70 por as 140 vende nuk do të ishin të mjaftueshme për të akomoduar të gjitha kapacitetet e vyera që ka PD. Edhe 140 veta po të ishin në listë, ju siguroj se do të ishin pak. Qëndrimi im për të mos u përfshirë në këtë debat ka qenë me vend. Vlerësoj kontributin e gjithsecilit që ka në PD.

Aksioni i opozitës në Parlament…?

Janë dhënë tre pika kryesore. E para është komisioni për reformën zgjedhore, thirrja e ministrave ku ministritë që kanë pësuar më shumë ndryshime për të shpjeguar për strukturën e tyre.

3 komente në “Rrjedhja e votave të PD për Ruçin, Duma: Duhet mbyllur ky diskutim, unë…”

  1. fevzo allati says:

    Duma se rru fare, per salen.

  2. prizem says:

    Grida thote se jane ..tre pika. E para…komisioni per reformen zgjedhore…E dyta thirrja e ministrave…PO E TRETA??? Apo vazhdon e mban Grida ne goje sic e ka zakon dhe nuk na e nxjer qe ta shohi bota….

  3. Qytetar says:

    Ik ore bajge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje