"Surprizohet" Noka: Prokuroria konfirmoi atë që thamë ne, kultivimi i drogës me bekim të policisë

18 Shtator 2017, 15:57Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaroi  i surprizuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar atë që opozita ka denoncuar më parë, që mbjellja dhe trafiku i drogës është bërë me bekimin e policisë.

Noka tha se vettingu në radhët e policisë së shtetit është shou i radhës i ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit.

Pra Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmaur atë që kemi thënë në qe mbjellja, trafikimi i drogës është bërë me bekimin e policisë. Ka konirmuar që në policinë e shtetit inkriminimi është i shtrirë në të gjithë strukturat policore  dhe kryesisht në kupolën e saj.

Ka konfimruar që bekimi i këtij inkriminimi dhe kultivimi i kanabist është politik, pranga kryeministri dhe ministri.

Ky veting është shou i radhës i qeverisë, sespe vetingu duhet të fillojë me Ramën që e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi, me Fatmir Xhafën dhe duhet të vazhdojë deri tek kupola. Nuk ka veting duke bërë shou, por duke larguar të gjithë këta nga strukturat e policisë dhe kupola politika.

Pra konfirmojmë që ky është një shou i radhës dhe koha do të vërtetojë se do të jetë shou dhe do të bëhët ndonjë gjueti parciale dhe jo vetting brenda policisë,” Noka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje