Programi i qeverisë ‘Rama 2’ ka premtuar katër ndërhyrje në sistemin fiskal përgjatë katër viteve të ardhshme dhe dy nga tre ndërhyrjet favorizojnë një numër fare të vogël shqiptarësh dhe të huajsh super të pasur.
Nga Gjergj Erebara
Një qytetar që jep një apartament me qira do të duhet të paguajë 15% tatim mbi të ardhurat personale ndërsa një qytetar që ka aksione në një kompani do të mjaftohet duke paguar vetëm 6 për qind tatim mbi dividentin.
Po kështu, rreth 10 mijë shqiptarë me paga më të larta se 130 mijë lekë në muaj, përfshirë këtu edhe 140 deputetët dhe 16 ministrat, do të marrin një ulje të tatimit mbi të ardhurat personale nga paga.
Programi për qeverisjen e vendit 2017-2021, i cili u miratua në Kuvendin e Shqipërisë bashkë me qeverinë e re javën e kaluar, premton katër ndërhyrje në sistemin e taksimit: Uljen e Tatimit mbi të Ardhurat Personale për fashën e lartë në 18%; uljen e tatimit mbi dividentin në 6%; uljen e tatimit mbi fitimin për prodhimin e teknologjisë së informacionit në 5% dhe; njohjen si shpenzime të zbritshme të interesave të kredive për shtëpi të marra nga familjet e reja për shtëpinë e parë.
Dy premtimet e dyta janë të pashtjelluara dhe të paqarta, por dy premtimet e para janë konkrete dhe lehtësisht të realizueshme.
Tatimi mbi dividentin është një tatim që paguajnë pronarët e aksioneve të korportatave të mëdha kur korporata u shpërndan atyre divident nga fitimet. Aktualisht ky tatim është në masën 15%, njësoj si tatimi mbi të ardhurat personale nga qiratë, interesat bankare, honoraret e të drejtës së autorit apo të ardhurave nga fitimet kapitale në shit-blerjen e pronave të patundshme dhe titujve. Kjo është një nga taksat që qeveria “Rama 1” rriti për të gjithë qytetarët bashkë me tatimin mbi fitimin e kompanive nga 10% që qe deri në vitin 2015 në 15% që është aktualisht.
Të dhënat e fundit të disponueshme nga Ministria e Financave për tatimin e dividentit të paguar i përkasin vitit 2015. Atë vit, të ardhurat nga tatimi mbi dividentin qenë 635 milionë lekë, gjë që do të thotë se në rast se tatimi ulet nga 15 në 6%, përfituesit e këtyre të ardhurave do të kenë një ulje të faturës fiskale prej rreth 3 milionë euro në vit. Kjo është një shifër e papërfillshme në të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të shtetit si dhe një shifër jo domethënëse për të ardhurat e përgjithshme nga dividentët të pronarëve të kompanive që shpërndajnë divident, por përmendja e një uljeje të tillë të pabarabartë taksash për më të pasurit si objektiv i rëndësishëm i qeverisë tregon qëndrimin pro të pasurve të qeverisë që mburret se ka bërë “taksim të ndershëm” në Shqipëri.
Ulja e dytë e premtuar i përket fashës së sipërme të tatimit mbi të ardhurat nga paga. Aktualisht, shqiptarët me paga mbi 130 mijë lekë, paguajnë tatim mbi të ardhurat personale në masën 23% për të ardhurat mbi këtë nivel. Propozimi i qeverisë është ulja e pragut të sipërm në 18%. Rreth 10 mijë vetë të punësuar në Shqipëri nga 600 mijë që marrin rrogë, kanë të ardhura më të larta se kjo shumë, ndërkohë që pjesa dërrmuese e shqiptarëve kanë të ardhura më të ulëta. Ulja e nivelit të sipërm të tatimit mbi të ardhurat personale nga paga nga 23 në 18% do t’i japë efektivisht një rritje page prej disa dhjetëramijëra lekësh në muaj këtij grupimi. Mes përfituesve janë edhe 140 deputetët e Kuvendit, paga e të cilëve është rreth 150 mijë lekë në muaj si dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kryeministrit dhe presidentit.
Dy premtimet e tjera në fushën e taksave janë të paqarta. Programi i qeverisë shkruan: ” Tatim-Fitim për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit për të nxitur zhvillime në një industri të domosdoshme për zhvillimin ekonomik afatgjatë të shkojë në 5%”.
Sa për fillim, teknologjia e informacionit është treg shërbimesh dhe jo prodhimi. Programi nuk shpjegon se çfarë do të thotë “prodhim në Teknologjinë e Informacionit”. Kompanitë që mund të përfitojnë nga një masë e tillë nuk dihen.
Premtimi tjetër është akoma më i paqartë. Qeveria thotë: “T’u jepet ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë duke njohur si shpenzime të zbritshme interesat e kredive të marra për këtë qëllim”.
Në vendet e zhvilluara zakonisht familjet paguajnë pjesën më të madhe të tatimit mbi të ardhurat personale (TAP) me anë të vetëdeklarimeve. kjo do të thotë se kur një familje ka, fjala vjen, 100 USD të ardhura nga biznesi i tij, apo nga shërbimet që ofron në treg, ai deklaron në tatime këto të ardhura dhe paguan tatimin përkatës. Shtetet janë në gjendje që të njohin shpenzime të zbritshme, fjala vjen, kur një familje shpenzon për arsimin e fëmijës, ky shpenzim i zbritet në të ardhurat e përgjithshme para se t’i llogaritet tatimi mbi të ardhurat. Efektivisht shteti i fal tatimin për një lek, nëse ky lek shkon për një shpenzim të dëshirueshëm, siç mund të jetë arsimi, shëndetësia apo banesa.
Problemi është që në Shqipëri njësia e tatueshme nuk është familja por individi. Problemi i dytë është që në Shqipëri nuk ka pothuajse asnjë situatë në të cilën tatimi paguhet me vetëdeklarim. Në shumicën dërrmuese të rasteve, tatimi mbi të ardhurat personale mbahet në burim. Nëse një shqiptar ka të ardhura nga paga, tatimi mbi të ardhurat personale të paguara prej tij llogaritet nga punëdhënësi, i mbahet nga paga neto punëmarrësit dhe transferohet në buxhetin e shtetit nga punëdhënësi. Problemi i tretë është që të ardhurat në Shqipëri taksohen në mënyrë të ndarë. Nëse një qytetar ka të ardhura nga paga, ai paguan TAP sipas një skeme të veçantë. Nëse përveç pagës ka edhe të ardhura nga depozitat bankare, ai paguan 15% mbi të ardhurat nga interesat, e me radhë. Kjo e bën që qytetarët të mos kenë një llogari të vetën në tatime e për rrjedhojë, e bën teknikisht të vështirë llogaritjen, njohjen, zbritjen apo rimbursimin e një shpenzimi të zbritshëm siç supozohet se do të bëjë qeveria aktuale me programin e saj katërvjeçar.
Edhe qeveritë e mëparshme patën premtuar, e madje patën shkruar në ligj politika të tilla fiskale që synojnë të nxisin familjet të shpenzojnë në një fushë të caktuar. Qeveria e mëparshme “Berisha 1”, miratoi njohjen si shpenzime të zbritshme të interesave bankare për kreditë për arsim. Nuk dihet nëse ndonjë shqiptar ka përfituar ndonjëherë një ulje të tillë.
ptuuuuuu o rrac e keqe, ìishalla te vdekshin te gjithe ne familje, ptuuuuu o rrace e qelbur, o qelbesire paske qen me keq se maloku, ptuuuuu edhe nje here.
Tju vij zor qe mallkoni. Nuk e di nese e beni se urreni partine apo nga injoranca. Per ata qe dijne pak nga ekonomia e kuptojne domethenien e uljes se ketyre taksave.
O Urim
Pse lodhesh kot more mik. Ky budalli ketu siper do pune per vete, apo per gruan, a per femijet e tij, por as nuk pyet fare se kush I hap vendet e punës. Harron qe ai sipermarresi miljoner hap vende pune dhe jo një bythegrisur si puna e tij.
Por enveristet ( qe nuk e dine se Jane enveriste) kane urrejtje per klasen e pasur, qe bejne edhe politiken kudo. Ky gomari kujton se shtetin e mbajne bythegrisurit.
Ja ne thuaj ti Urim qe na merke vesh nga ekonomia , si e kupton zotrote une si person duhet te paguaj me shume taxa se kompanite ??? Kush ekonomolog e thote ?? Ku e lexove ?? ne gjithe boten kompanite paguajne shumen me te madhe pastaj individet , dhe kompanite off shore i shpartallojne sepse jane krijuar per tju shmangur takses . Me sa duket ne ne Shqiperi jemi me perpara se mbare bota , Urim nuk ke te drejte , thjesht qeveria Rama , u shkel syrin investimeve , pasi eshte e vetmja ruge qe nje shtet i dobet sic eshte Shqiperia te eci perpara , kjo nuk do te thote qe tatimi i ulet per kompanite eshte i domosdoshem . Per shtete te fuqishme qe nuk duan tja dine nese investon ti apo jo , tatimi i kompanive i te kamurve i miljarderave , eshte ne edukate , edhe pse jane ne sistemin kapitalist ……….. dallimi eshte se sa i fuqishem je , dhe a ke force tua maresh atyre qe permenda nese nuk ke fuqi , meresh me manipulime , me kolpa te ndryshme , kurse in dividin , dhe aq me teper te mesmin dhe te varferin i ke ne xhep dhe i komandon si do , ata nuk kane ku te vene ………….. cte thuash jemi shume perpara …………
Kompanite paguajne njehere tatim fitimi per fitimin e pashperndare. pasi fitimi i kompanise tatohet ath ai ndahet ne dividente qe do te tatohen serish si te ardhura nga dividenti per pronarin e aksionit.
Ne kete vend ne çdo qeveri nuk ka pasur as te majte e as te djathte si me ide ashtu dhe me vepra ,por ka pasur vetem hajdute
Hahaha populli fukara voton per Ramen qe te perfitojne pasaniket? Ama populli eshte i kenaqur se Rama fitoi. E çi duhet tjeter popullit ai eshte mesuar me fukarallekun, pagat e ulta, spitalet mizerabel, administraten harbute. Populli ka rene rehat tani se Ramen donte, Ramen ka.
What the fuck?? Po behuni si Amerika njehere pastaj aplikoni politikat e tyre! Ju QR!
NE FAKT SHRESOJ QE RAMA 1 TE KETE VENE NE DISPOSICON FONDET PER TE PASUR ,RAMA 2 CA TE ARDHURA PER TE EC PERPARA PER TE ARDHURAT E FAMILJAREVE , SE KA SHUM SHPENSIME ,MIRE DO BESH T’NA ULESH CA TAKSA ,QE TE MBLEDHIM CA PARA FAMILJARET SE PAPUNESIA ESHTE SHUM DOBET RESPEKT
Ky kurva qe kemi pwr kryeminister shkoi deri ne Amerike per ti dhene mend amerikaneve te mos votonin per presidentin qe mendonin, por per ate qe ju sugjeronte Ramuti.
Tani ben me keq nga ai.
Plere e felliqur qe e mban pushtetin me Facebook. Shikon sa lavira dhe idiote e favorizojne dhe ne kete menyre llogarit votat.
Fare e ndyre.
O Gjergo, qenke injorant fare plako. Se pari zoteri, vetem nje pjese e firmave IT jane per sherbime, zotrote as e paske idene se ka nga ato qe prodhojne! Futu ne google dhe pyet, as kaq nuk e ben dot?
Se dyti, s’e paske fare konceptin e taksimit kur fut tek njerezit e pasur dike qe merr me pak se 1000 Euro ne muaj!!! Nqs je ti brekegrisur eshte pune tjeter o zoteri, po ne cfare vendi u konsideroka pasanik nje njeri me rroge te tille?
Se treti, as taksimin e ndershem s’e kupton, ti paske ngelur ne komunizem o zoteri. Si qenka e ndershme t’i marresh dikujt 10% me teper sepse eshte i afte te fitoje me shume? Kush ia jep shtetit te drejten t’i marri leke me teper atij? Per cfare t’ja marri? A po i jep ndonje gje me teper?
Leri librat e marksizmit plako, hap ndonje liber aktual dhe meso cfare eshte bota para se te shkruash gomarlliqe.
Po pse kjo eshte Taksa Progresive??????????????????????????????? keto jane nje dore injorantesh qe as ate qe deklarojne nuk e kuptojne pa lere te kopjojne boten e perparauar,Shqiperia ka rene ne dore te hajduteve e rrugaceve me Dipllome Plepash .fatkeqesi qe ky popull Idiot Socialist I bien shtetit shqiptare kuadro rrugacerine,hajduterine dhe paaftesine.Populli socialist duhet perzane nga shqiperia se keto skerbythje po e lejne shqiperine te pazhvilluar e vend primitive.
E mban vehten per ekspert te ekonomise por nuk e dike qe tatim mbi dividendin u mbahet te gjithe pronareve te bisnesit qe kane nje xhiro vjetore mbi 5 miljon, pse kta Jane pasaniket?
Moto qeverisese: – ‘Mbaje mire me oligarket, dhe bej mjegull per te perfituar me pjesen tjeter.’
Mos u merzit a I vrare se ja ul te pasurve e ja ngren te varferve.
Bravo erebara