FOTOT/ Policia Bashkiake gjobit makinat luksoze në Tiranë, nga Hummer te McLaren

18 Shtator 2017, 16:46Politika TEMA
FOTOT/ Policia Bashkiake gjobit makinat luksoze në Tiranë, nga Hummer

Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë marrë masa administrative ndaj automjeteve të cilat parkohen në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

 Tashmë ligji ka filluar të veprojë njësojë për të gjithë dhe për Policinë Bashkiake kjo gjë nuk përbënë më dallim.

 Siç mund të shihni edhe nga këto foto, pavarësisht faktit nëse automjetet që kanë parkuar në kundërshtim me sinjalistikën janë të të viteve të fundit dhe të shtrenjta, pronarët e tyre nuk kanë qenë imun ndaj Policisë Bashkiake e cila kërkon që të disiplinojë qarkullimin e tyre në rrugët brenda qytetit të Tiranës për të garantuar hapësirat e nevojshme për të gjithë qytetarët.

 Policia Bashkiake ka kontribuar edhe në respektimin e normave të qarkullimit, duke ndikuar në uljen e trafikut të  makinave në kryeqytet apo në mbajtjen hapur të korsive të emergjencave të dedikuara për zjarrfikëset, autobusët apo për ambulancat.

11 komente në “FOTOT/ Policia Bashkiake gjobit makinat luksoze në Tiranë, nga Hummer te McLaren”

  1. enter"" says:

    Ne shqiperi, sa me lluksoze makina aq me injorant shoferi

    1. Argita_B says:

      Fshatari Qimares, ne gjithe vendet e botes ke fenomene te tilla, duke filluar nga Parisi, Londra, Chicago, Milan. Gjeneva, Barcelona…e ky fenomen nuk ka dallim shtresash. Tirana eshte nje qytet qe njeh probleme te medha per parkimet e veturave, si nevqytet, ashtu dhe neper lagje. Veliaj qe eshte kryebashkiak po punon mire nevdisa fusha, por po na shurdhon me propogande dy lekeshe, nuk ka faj se pôdrejton fshatare dhe pak kane kapacitetin e analizes.
      Edi Rama, mentori i Veliajt, ate qe Veliaj duke mare rrogen si kryebashkiak nga taksaguesit e Tiranes, bente fushate zgjedhore per Edi Ramen, harron se gjate dhjete vjetesh ne krye te bashkise se Tiranes, Edi Rama nuk detyroi ndonje ndertues me mosdhenie leje ndertimi nese nuk parashikonte parking nentoksor per aotveturat!!
      Eshte kollaj sot te gjobitesh qytetaret e Tiranes me preteksin se paskerka makina te bukura e te na propogandosh kete si arritje madheshtore!!
      Gazetari, mos na servir propoganden dy lekeshe te Veliajt ketu, po flasim per nje nenpunes policie qe mbush nje fletushke per ta ven ne xham, e thene ndryshe, ben punen qe prej vitesh merr rrogen!!! Imagjinon qe nje gazete italiane, franceze, gjermane te shkruante nje artikull per nje polic qe ve gjobe!!!
      Jemi ne vitin 2017!!

  2. Tarrasi says:

    Keshtu eshte kur ne pushtet vjen Robin Hudi qe shiste fiq.

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    Po pse ju duket cudi more njerez. Ne rast se kane shkelur ligjin do gjobiten. Detyren ka bere policia per ate paguhet, ku eshte lajmi ketu?

  4. X says:

    Te dyja komentet me vend

  5. Lani says:

    Me cfare biznesi merret ky?
    Me siguri qe nuk e gjen dot as policia as institucioni i luftes kunder pasttimit te parave etj.
    ?

  6. ballkan bela gjullurdi kazan says:

    a e dini sa plera jan policia bashkiake kur vje Puna e gjobes per makinat me targe te huaj
    co me mesazh ne numrin e tabeles qe kane ven ne rruge dhe duhet te terheqin 1000 lek per parkim ,por kjo nuk ndodh sepse kompjuteri nuk te njef targen e huaj dhe keshtu shoferi detyrohet te lere makinen ne vendin e parkimit kur kthehet surpriza makina ka fluturuar me karotres sepse Nr. targes nuk eshte i regjistruar ne sistem pisat e bejne vetem me targat ehuaja ka leverdi per arken e bashkis kujdesni

  7. !!! says:

    Gjoba qe ka mar ai me ate makine te shtrejnt esht e barabart sikur tme vejn mua nje gjobe me vleren e nje focoleteje 20 lek.

  8. Qifja says:

    Spaska pas 100 lek per te paguar makinen ky Hamiltoni i Fanes ?

  9. H says:

    Makina quhet MC Droga dhe MC Kurva.

  10. ballkan bela gjullurdi kazan says:

    o ti shkronja H i fort je me bone me qesh hallall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje