A do ta hapë dosjen e ish-sigurimit Genc Pollo?

18 Shtator 2017, 20:29Politika TEMA

Deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka publikuar dosjen e tij nga autoriteti për informimin mbi dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, nga ku dilte i pastër.

Sot ai bëri thirrje që të deklarojnë dosjet të gjithë deputetët e Parlamentit, por specifikisht ai për këtë iniciativë tha se të gjithë deputetët e PD-së duhet të sqarojnë të shkuarën, përveç atyre që nuk kishin mbushur ende 16 vjeç në vitin 1990.

Një nga personat e përfolur shpesh në qarqe politike dhe media se ka pasur dosje me ish-sigurimin është deputeti i PD-së, Genc Pollo, shkruan Citynews.

Këto dyshime të artikuluara mediatiakisht presin një përgjigje nga ai.

Jo vetëm nga Genc Pollo, por edhe nga çdo tjetër që ndodhet në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ashtu sikundër ka reaguar edhe z.Murrizi. 

4 komente në “A do ta hapë dosjen e ish-sigurimit Genc Pollo?”

  1. spartaku says:

    Mos vall e ka dhe per Sali Berishen? Ky murrizi po del i madh. “Mendje ndritur”.

  2. Likja says:

    E Kuqua po te pakten ky eshte ne rregull nga kallaballeku,po ai tjetri Mrrizi qe mburret me budallallekun e tij

  3. Une says:

    harojeni dosjet nuk hapen kurre deri sa ne perlament,pervec te rinjeve ,jane 90% spiuna dhe agjente te sherbimeve te huaja,te gjithe kreret jane ish spiuna

  4. spectrum says:

    Te gjithe do zhduken nga politika se jane bashkepunetore te Moskes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje