Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje më votën e emigrantëve.
Për Manjanin ky proces është shumë i vështirë për t’u realizuar, i cili edhe nëse do te realizohej do të mund të ishte shumë lehtë i manipulueshëm.
Për ish-ministrin e Drejtësisë edhe votimi elektronik nuk do e zgjidhte këtë problem, pasi këtu do të hyinin në mes hakerat.
“Pa zgjidhur këtë krizë këtu midis nesh që kemi mbetur, nuk mund të zgjidhet duke përfshirë edhe ata që ikin! Vetëm sa komplikohet edhe më shumë!”, shkruan ndër të tjera Manjani.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit:
Për votën e emigrantëve.
Në parim një sistem votimi që nuk garanton zgjedhje të lira, të ndershme dhe të besueshme për të gjithë ata që votojnë brenda vendit, nuk ka sesi të jetë më i mirë për ata që jetojnë jashtë!
Për sa kohë që vota këtu shitet e blihet mu para syve tanë, atje larg syve shitet e blihet shumë më lirshëm! Llogjikisht të paktën kështu i bie…
Për sa kohë që komisionerët e numëruesit shesin lojën mu nën hundën e partive që i caktojnë (nga shteti skanë frikë fare), atje larg kanë mundësi ta shesin, ta riblejnë e ta rishesin….
Nuk jam i sigurtë që ka sot shtet në botë, ku 1/3 e popullsise ( shifër që vetëm shtohet) jeton jashtë territorit të tij dhe të organizojë votimin e tyre në shtete të tjera.
Standarti ligjor në Shqipëri është një qendër votimi për 1000 zgjedhës. Pra nuk ka ambasadë as zyrë konsullore që mund të garantojë pjesmarrje në votim të qindra e mijëra emigrantëve.
Është thjesht e pamundur! Një adresë ju kërkoi shteti të deklaronin dhe nuk e bënë, lere pastaj të mendohet për një procedurë votimi, aq më tepër të sigurtë.
Votimi elektronik mund të ndihmonte votimin e emigrantëve, por do të “lehtësonte” punën hackerave…
Ngado ta zësh këtë argument nuk duket i thjeshtë madje duket vështirësisht i realizueshëm!
Sidoqoftë, vështirësia kryesore është kriza e besimit tek zgjedhjet!
Pa zgjidhur këtë krizë këtu midis nesh që kemi mbetur, nuk mund të zgjidhet duke përfshirë edhe ata që ikin! Vetëm sa komplikohet edhe më shumë!
Retorika politike ka plot! Të gjithë bëjnë sikur ju “dhimbsen” emigrantën! Në fakt fare!
Edhe sikur të kopjohet ndonje model votimi për emigrantët, e sigurtë është se vota e emigrantit e hedhur jashtë vendi, do ketë një vlerë shumë të vogël sesa e njëjta votë e hedhur në shqipëri!
Pra në çdo skenar kjo temë mbetet thjesht në deklarim populist partish.
Kush bërtet më shumë është populist më i madh!
Votim elektronik ne ambasade apo konsullate. Jo ne internet por INTRANET
Ne menyre elektronike duhet bere vetem transferimi i rezultatit ne menyre te encryptuar
Nihilist, negativist i pandreqshem. Njelloj si kur u be minister i drejtesise ne vend qe te ulte bythen ta merte punen seriozisht e te vinte nje gur ne themelet e atij shteti, te pakten te perpiqej ta bente, deklaronte me mendjeboshesi aferisht: “Mos prisni drejtesi ne Shqiperi edhe per 10 vjet”. Ja ku jemi. Ca njerez te tjere po perpiqen ta bejne.
C’vlera ka ky njeri qe paragjykon perseri, megjitheqe ka deklaruar doreheqjen nga politika, nje iniciative mbarekombetare. Le ta thone kete ata qe do ta nisin punen per ta bere.
Shut-Up! Qepeeeeee!
Denglaxhi i pandreqshem.
Edhe ne s’ka njeri ne Shqiperi qe t’i dhimbsen emigrantet, jane emigrantet qe u dhimbset vendi i tyre.
Shqiptaret do ti bien murit me koke po te vendoset qe te votojne emigrantet ne menyre elektronike.Kane 27 vjet qe jane larguar nga Shqiperia ose kane lindur jashte shtetit dhe as u bie nder mend se kush qeveris.Gjithashtu jane lehtesisht te manipulushem nga qarqe te caktuara antishqiptare.Jane nje pjese mjaft e madhe e popullsise qe ne nje menyre te gabuar e jo objektive do ndikoje mbi fatet e vendit.Sa per te drejten per te votuar ne Shqiperi ajo eshte e drejte legjitime per te gjithe shtetasit shqiptare dhe nuk ka te drejte tja u mohoje askush.Votim elektronik jo pasi eshte lehtesisht i manipulushem.Numerim elektronik po pasi eshte praktike boterore dhe e garantuar.
Ik mor ti debil, me mendjen tende Shqiperia nuk behet kurre.Pash zotin a mundesh me shku jashte se po te japim edhe vize pune e qendro diku andej se na cave trapin me debilitetet e tua, idiot.
Mos e beni kaq te veshtire zoteri:
Nuk egziston vetem votimi eletronik per ne por edhe ai me poste (siç veprojne italianet ketu ne Itali per ata qe jetojne jashte Italise).
Destinacioni final i tyre (i postes) mund te jete K.Q.Z. Tirane ose ketu ne Itali (Milano e Roma perkatsisht per ne qe jetojme ne veri e qender-jug te Italise).
Per komisionet mendojme ne vete dhe ska “thes me miell” te na blej sepse nuk jemi nevojtar te asaj shkalle!…
Vetem Sistemi Zgjedhor Mazhoritar shpeton shqiperine dhe shqipetaret nga monstrat deputete si Fatmir Mediu, Nard Ndoka Edi Rama , Ilir Meta e shume e shume te tjere deputete kriminele, te paafte dhe te koruptuar qe katapultohen ne Parlamentin shqipêtar pa asnje mund vetem duke u futur ne listen e partise. Ligji zgjedhor aktual i propozuar nga edi ramane vtin 2008 eshte ligji zgjedhor me antidemokratik pasi sjelle ne kuvend figura kriminelesh dhe te paafte qe populli vetem jo vetem qe nuk i njeh por dhe as nuk i deshrion.
Mund te themi se aresyeja e krizes ne te cilen gjendet shqiperia sot dhe fakti qe shqipetaret duan te largohen nga Shqiperia eshte dhe kjo, pamundesia e tyre qe te largojne me vote politikanet e korruptuar dhe te konsumuar.
Me e redesishmje sistemi Mazhoritar me 100 zona elektorale i propozuar nga Lulezim Basha dhe Partia demokratike i jep mundesine Popullit qe ti zgjedhe ai deputete qe do ta perfaqesojne dhe jo Kryetari i partise sisc eshte me ligjin aktual.
Me Sistemin mazhritar i jepet mundesi popullit qe te largoje nga parlamenti shqipetar fugura te konsumuara te politikes si Rama, Ilir Meta, Fatmir Mediu etj.
Po ti mor dilerant i Metes sikur hoqe dore nga politika! Apo e kishe me shaka!