Kryetari i opozitës Lulzim Basha duhet se eshte ne rruget e liderit historik Sali Berisha, teksa mungeses se daljes ne terren dhe strategjise opozitare, i eshte “dorezuar” qytetarit dixhital, nje politike “pensionimi” politik kjo.
Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e të hënës në Elbasan ku u godit një makinë policie gjatë një operacioni për kontrollin e mjeteve luksoze, duke iu referuar një mesazhi të një qytetari dixhital Basha thotë se dhëndri i kreut të Bashkisë së Elbasanit ka goditur me makinë të blinduar makinën e zv.drejtorit të policisë.
Basha thotë se vettingu duhet të nisë nga kryeministri.
Reagimi i Bashës:
“Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celën me makinë të blinduar kanë goditur makinën e zv.drejtorit te policisë Elbasan.
Kjo pasi një pikë kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre.”