BE, Fleckenstein: Çelja e negociatave e mundur gjysmën e parë të 2018. Jo kushte shtesë, perveç 5 prioriteteve

19 Shtator 2017, 11:16Politika TEMA

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me vizitën e tij në Shqipëri.

Ai tha se qëllimi i vizitës së tij ishte informimi për ecurinë e reformave, pas formimit të qeverisë së re dhe procesin e integrimit në BE.

Eurodeputeti gjerman theksoi se çelja e negociatave të anëtarësimit është i mundshëm gjysmën e parë të 2018-ës në varësi të ecurisë së reformave.

“Kam ardhur këtu të dëgjoj se cilat janë prioritetet e qeverisë pas zgjedhjeve. Po marr informacionin e duhur për rrugëtimin që do të ndjekë Shqipëria për integrimin në BE.

U takova me Presidentin dhe zyrtarë të tjerë. Reforma në drejtësi nuk është një proces i lehtë, por do të vazhdohet në këtë rrugë.

Nuk duhet të harrojmë edhe një gjë, përgjegjësia për çeljen e negociatave është e Këshillit dhe jo e Parlamentit Europian. Dua t’iu konfirmoj që ne në PE do vazhdojmë të punojmë dhe inkurajojmë faktorët në BE në mënyrë që negociatat të çelen gjysmën e parë të vitit që vjen.

Nëse vijohet me rrugën e reformave, vendimi të merret në mars. Me çeljen e negociatave më pas do të kemi mundësi të diskutojmë çështje të tjera deri në momentin që Shqipëria do të bëhet vend anëtar i BE”, u shpreh Fleckenstein.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka theksuar gjithashtu se për Shqipërinë nuk ka kushte shtesë nga Brukseli, përveç pesë prioriteteve.

“Për çeljen e negociatave nuk ka kushte shtesë përveç pesë prioriteteve”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje