Administratori i UET i përgjigjet ish-kryeministrit Berisha në lidhje me thirrjen e tij për hetimin e spotit publicitar të UET të ndaluar nga AMA fundjavën e shkuar. Çili shprehet se debati rreth personave është i pavlerë, duke ftuar ish-kryeministrin dhe aktorët e tjerë që casus-i të shndërrohet në një debat idesh për reformën në arsimin e lartë.
Nga Henri Çili
Ish-kryeministri Sali Berisha, pardje në një status në Facebook, ka bërë thirrje për hetim nga Prokuroria të një spoti televiziv të Universitetit Europian të Tiranës, i ndaluar në mënyrë të paligjshme nga AMA, ku thuhet: “Mos harxhoni kohën kot në universitetet shtetërore!”. Pa i hyrë thelbit dhe detajeve të këtij debati, do të doja shumë shkurt të merresha me konsiderata të tjera të statusit të Berishës kur bëhet fjalë për Universitetin Europian të Tiranës, të cilin ai e quan “Universiteti Kristaq Rama” (për ironi dikur qarqet e majta e quanin “Universiteti Argita Berisha”, propaganda politike përdor të njëjtët terma).
Së pari, personalisht për aq investim sa kam pasur në jetën publike nuk më shkon fare, po fare të shahem apo të replikoj me ish-kryeministrin Berisha. Kam depozituar në publik aq shumë vlerësime e konsiderata, të cilave nuk u heq asnjë presje për kohën dhe rrethanat në të cilat jam shprehur, ndaj është absurde të thosha qoftë edhe një fjalë të keqe për Berishën, ndryshe nga lumi i sharjeve e fyerjeve që nuk shkojnë me staturën e një Presidenti, por që doktori lëshon për mua dhe Universitetin Europian të Tiranës në statusin e tij.
Së dyti, nuk është e nevojshme të jap ndonjë shpjegim në lidhje me kredencialet etike, cilësore, morale, ligjore të UET-it. Universiteti Europian i Tiranës, është një universitet në sytë e publikut tashmë prej 12 vjetësh, njihet prej më shumë se 15 mijë studentësh dhe më shumë se 1 mijë pedagogësh, që kanë qenë aty. Nuk do mend që cilësia, standardet “fully met”, pra plotësisht të plotësuara, të certifikuara nga akreditimi i kompanisë britanike QAA, në prill 2017, dhe çdo parametër tjetër i Universitetit Europian të Tiranës është i qartë, i njohur dhe me rekordet përkatëse. S’po them për njohjen personale që ju keni rreth UET, apo për meskinitë e tilla që pedagogia e zonja Argita Berisha ka dhënë mësim vetë te ne, apo detaje të tilla si libri interesant i mbesës Dasara, në UET Press.
Së treti, duhet të bëj një saktësim të termave. Zoti Berisha është një politikan dhe si i tillë gjuha e tij, ose mekanizmi me të cilin punon politika, është inkoherenca. Ndërsa unë jam një individ privat, njeri i lirë dhe një grup interesi, gjuha vepruese të cilit është pikërisht koherenca.
Gjej aq shumë kontradikta në konsideratat dhe idetë e Berishës, për aktorët, faktorët apo çështjet publike në Shqipëri dhe nuk gjej personalisht asnjë inkoherencë në lidhje me idetë e mia; demokracinë, liberalizimin apo tregun e arsimit të lartë. Kam thënë dhe kam shkruar gjithnjë të njëjtën gjë. Përfshi edhe në editorialin e MAPO, në cilësinë e botuesit në zgjedhjet e 23 qershorit. “Shqipërisë, i duhet ideja liberale, Shqipërisë i duhet lidershipi i Sali Berishës”.
Historia nuk mund të ndryshohet për askënd: Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit është një personazh historik për jetën tonë publike, me merita të jashtëzakonshme, përfshi këtu edhe për sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri. Të mos harrojmë që z. Berisha ishte autori i liberalizimit të sektorit të arsimit të lartë, duke dhënë një numër të madh licencash gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij, rreth 40 të tilla; është autor dhe mbështetës shumë i madh i ideve për Reformën e Arsimit të Lartë. Madje teza e Milton Friedman për sistemin e “voucher”- është sjellë në debatin publik nga kryeministri Sali Berisha.
Po ashtu, Berishës i takon një mirënjohje në lidhje me akordimin e së parës licencë për Shkollën Doktorale në Shqipëri , që iu dha UET-it, e që shënoi një nga momentet historike për arsimin e lartë në Shqipëri; demonopolizimin e titujve akademikë, që i gëzonte deri atëherë vetëm Universiteti Shtetëror, i themeluar si një monopol për kontrolluar elitën akademike shqiptare edhe 25 vjet pas rrëzimit të komunizmit.
Ndaj, në këtë dritë, lidhur me këto tri përjashtime ajo që më intereson fort është një debat idesh me ish-kryeministrin Berisha. Një debat idesh të llojit; A duhet të ruajmë monopolin e sektorit shtetëror në arsimin e lartë në Shqipëri, që aktualisht përbën afërisht 90 % të tregut të edukimit të lartë apo duhet të krijojmë tregun e arsimit të lartë, të barabartë, konkurrues, aksesibël për të gjithë operatorët, pavarësisht nga origjina, historia apo mënyra e themelimit? Kjo është çështja.
Po përpara kësaj, më bën shumë përshtypje, se përse ish-kryeministri Berisha, i afishuar publikisht, gjerësisht, me idetë më të avancuara, gjatë kohës kur ishte kryeministër për liberalizimin e arsimit të lartë, për tregun e arsimit, për parimin “paraja ndjek studentin” etj. etj., sot i ka braktisur tërësisht dhe u është afruar ideve të komunistëve të vjetër si Artan Fuga dhe të komunistëve të rinj si Arlind Qorri për “arsimin e lartë falas”, për monopolin e sistemit shtetëror e shumë e shumë gjëra të kësaj natyre. Kjo në të vërtetë është shumë zhgënjyese, për mua personalisht, por dhe për këdo besoj që e ka parë Sali Berishën si një aleat për tregun e lirë në këtë vend me traditë të gjatë osmane dhe puniste.
Le t’i rikthehemi debatit! Po, sipas meje, është kundër interesit publik dhe kundër interesit të qytetarëve dhe studentëve që të vazhdojë konkurrenca e pabarabartë e universitetit shtetëror ndaj universiteteve private; është kundër interesit publik të pengohet më tej ndërtimi i tregut të edukimit në këtë vend dhe përgjithësi në tregjeve të shërbimeve publike, ende monopol i shtetit, ose ku shteti ka një prezence dominante.
Universiteti shtetëror konkurron në mënyrë krejtësisht të pandershme në tregun e edukimit, duke marrë të gjitha fondet publike, duke përdorur të gjitha asetet publike, që janë të taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë, taksapaguesit që përdorin arsimin privat, paguajnë dyfish taksa; paguajnë për të mbajtur sistemin shtetëror dhe për të paguar studimet e fëmijëve të tyre, duke mos marrë mbrapsht nga taksat që paguajnë atë që iu takon për shkollimin e fëmijëve, të lirë për ta përdorur në cilin universitet që dëshirojnë, qoftë ai i themeluar nga shteti, nga kisha apo xhamia, nga sipërmarrësit private apo nga ente jofitimprurëse.
Universiteti shtetëror konkurron në mënyrë të pandershme në Shqipëri sepse nuk paguan asnjë taksë. Universiteti shtetëror konkurron në mënyrë të pandershme, sepse deri vitin e kaluar ka pasur edhe monopolin e gradave shkencore – vetëm Ligji i Ri i hyrë në fuqi më 2015 –n krijon premisat që titujt mund t’i japin edhe universitetet privatë që përmbushin disa kushte. Universiteti shtetërorështë krejtësisht i paakredituar dhe ka programe plotësisht të paakredituara. Dhe sot bën një konkurrencë të pandershme në raport me universitetet private që i kanë të gjitha programet të akredituara dhe që për këtë harxhojnë kapacitete administrative dhe paguajnë taksa dhe tarifa përkatëse. Duhet të kujtojmë që sot e kësaj dite Ambasada Amerikane nuk jep viza për studentët e universiteteve shtetërore, sepse janë të paakredituar – përjashto procesin e fundit, të saponisur me agjencinë britanike.
Universiteti shtetëror krijon një konkurrencë krejt të pandershme ndaj sektorit, sepse trashëgon dhe përdor të gjitha asetet publike, të cilat janë ndërtuar me taksat e të gjithë shqiptarëve. Universiteti Shtetëror sot ka një cilësi mizerabël. Të gjithë e dimë dhe është hipokrite të mos e themi. Përjashto pedagogë ose personalitete të rëndësishme të shkencës dhe akademisë shqiptare që, me pasionin e tyre në kushte shumë të këqija, vazhdojnë të mbajnë idealin akademik. Universiteti shtetëror është i mbytur krejt nga korrupsioni, nga shitblerja e provimeve – me dhjetëra procese hetimore janë nëpër prokurori. Universitetet shtetërore janë të mbytur me tenderë, me veprime të paligjshme, për shkak se drejtuesit e universiteteve shtetërorë, në 20 e ca vjet, veprojnë me të njëjtat mënyra siç veprojnë të gjithë zyrtarët, drejtorët apo gjyqtarët e këtij shteti.
Universitetet shtetërore e çojnë dëm materien gri që marrin. Shërbimi ndaj studentit, cilësia e mësimdhënies, kushtet financiare dhe mungesa e kërkesës së llogarisë janë indikatorët që bien në sy apriori në universitetet shtetërore. Universitetet shtetërore sot, nën idenë që ofrojnë tarifa falas, praktikisht falas apo çmime të subvencionuara, japin injorancë, krijojnë një formalizëm dhe falsitet të përbindshëm.
Universitetet shtetërore, me prezencën e tyre jashtëzakonisht të madhe, janë bllokuesit themelorë të cilësisë së burimeve njerëzore, për të cilat vuan aq shumë tregu i punës në vend.
Të gjitha këto janë kundër interesit publik. Përkundër kësaj, pro interesit publik është trajtimi i barabartë i të gjitha subjekteve të përfshira në sektorin e arsimit të lartë. Këta subjekte kushtetutshmërisht kanë të drejta të barabarta; kanë të drejtë të konkurrojnë në mënyrë të barabartë për studentë dhe fonde, kanë të drejtë të kenë tarifa dhe kosto transparente dhe jo të fshehura, kanë të detyrimin t’u japin mundësi studentëve t’i zgjedhin ata. Jo për shkak se janë falas, thuajse falas apo të subvencionuara, por për shkak të cilësisë së tyre.
Është në interesin publik që tregu i edukimit më në fund të krijohet dhe gara nën një monitorim të rreptë e të paanshëm të shtetit-autoritetit publik-të fillojë e të çojë përpara cilësinë e edukimit në Shqipëri.
Po, është e vërtetë që shumica e vendeve të BE-së –edhe pse kudo ka një lëvizje –ka një sistem publik. Sigurisht, shumë më të decentralizuar dhe shumë më cilësor se ky që kemi ne, për shkak të kulturës lokale. Por, është po ashtu e qartë që universitetet e vendeve kontinentale –pjesë e BE-së, përjashto Britaninë që tani është jashtë BE-së –janë absolutisht pakrahasueshëm më pak cilësor sesa universitetet e hapësirës anglosaksone.
Të gjitha renditjet e besueshme, ajo e Times Higher Education apo ajo e Shangait , në çdo 100 universitetet më të mira, më shumë se 90 % e tyre i përkasin modelit anglosakson të edukimit dhe jo modelit kontinental, ku nuk ka konkurrencë dhe ku nuk ka treg edukimi sepse tarifat janë të subvencionuara. Modeli kontinental është një gangrenë, një prapambetje e Europës kontinentale dhe në këto shoqëri është debat shumë i madh.
Çfarë do të bëjmë? A do të vazhdojnë të kopjojmë modele të cilat janë për vete të dështuara dhe përpiqen të reformohen? Cili është interesi publik; të vazhdojmë të përsërisim dhe të humbim kohë pas një prapambetjeje kaq të madhe në lidhje me ndërtimin e tregut të edukimi të lartë apo të zgjedhim modelet më të avancuara? Ky është një debat që ia vlen të bëhet. Ne duhet të kalojmë pa hezitim te modeli anglosakson sepse nuk jemi shtet i pasur; sepse duhet kërkuar pjesëmarrja e të gjithë shoqërisë për të financuar më mirë arsimin e lartë; sepse nuk kemi një kulturë administrimi të këtyre institucioneve; sepse ato i kemi sot e kësaj ditë afërsisht si ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativa bujqësore të komunizmit. I kemi praktikisht por të përdorim termin e Friedman “ishuj të mbetur të socializmit”, siç e quante ai dikur NHS, sistemin shtetëror shëndetësor anglez.
Ruajtja e sektorit shtetëror në thuajse të njëjtët parametra dhe vonesa e pafundme e aplikimit të reformës së arsimit të lartë, është një nga dëmet më të pallogaritshme që po i shkaktohet vendit dhe rinisë shqiptare. Si i tillë, një debat idesh mbi vazhdimin e monopolit shtetëror në arsimim e lartë, arsimin e lartë falas që e propozojnë komunistët e vjetër si Artan Fuga dhe komunistët e rinj si Arlind Qorri, është ta vendosësh veten në pozita shumë regresive për interesin publik. Ky debat idesh, është një debat shumë i mirëpritur, është një debat që jo vetëm ia vlen të zhvillohet por që publiku i dha një përgjigje në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai program, apo ai opsion i opozitës, që propozonte anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë për t’u kthyer në kushtet e mëparshme, nuk u votua. Por jo vetëm kaq. Problemi i madh në lidhje këtu është një proces i adoptimit apo infektimit të programit të opozitës së Partisë Demokratike me ide puniste, ambientaliste, me ide të sektorit publik aspak të djathta, aspak të tregut, aspak të liberalizmit, është një problem jashtëzakonisht shqetësues. Si lideri historik i të djathtës shqiptare dhe si njeri me merita të mëdha në përmbysjen e komunizmit dhe ndërtimin e tregut të lirë në Shqipëri, ju zoti Berisha keni rol dhe përgjegjësi të madhe.
Së fundi, shqetësimi që kam është se një parti politike dhe një lider politik, e ka problemin me kundërshtarin dhe jo me grupin e interesit dhe operatorët privatë, aq më tepër një parti e djathtë. Po është e vërtetë; Edi Rama është duke “vjedhur” gjithnjë e më shumë programin liberal të Partisë Demokratike dhe është duke e katandisur forcën që rrëzoi komunizmin në Shqipëri në një parti që kujdeset për “libra falas për të gjithë”, për “mensat falas” dhe “arsimin e lartë falas”. E gjitha kjo është një përgjegjësi historike për dobësimin dhe tjetërsimin e doktrinës së djathtë të PD-së. Në vend që PD të tejkalojë aspektet reformuese, të ndrojtura dhe të natyrës së Rrugës së Tretë, të kryeministrit ideologjikisht hileqar Edi Rama, duke qenë plotësisht e djathtë, plotësisht liberale në reformimin e shtetit, ekonomisë shqiptare dhe sektorit publik, Partia Demokratike për kundërpeshë të zgjedhjes që ka bërë Rama, për Rrugën e Tretë, po shkon te Rruga e Dytë, te socialdemokracia banale, socialdemokracia e tejkaluar, të cilën po e braktis vetë e Majta e jo më ta adaptojë një parti e Djathtë. Ky debat idesh është me interes publik të zhvillohet, përfshi këtu edhe për interesin e Partisë Demokratike.
Ti bej nje here Universitet dhe pastaj pretendo per konkurence….ke nje lavatrice te piset qe lan here pas here breket e politikaneve…sic duket duhet te jesh keq, po keq fare, bile dyshoj se je ne falimentim, qe leshon klithma te tilla kunder nje universiteti tjeter….luften per drejtesi beje ndryshe, jo me propagande anti vlerash se ul imazhin e universitetit tend (ate qe ti quan universitet)
O Cili, kur flet edhe ti mer plak… po ik o bure (qellimisht) se je plehre, nje vemje pa shtylle kurrizore, sa nderrohet pushteti behesh pusht i rradhes…
Po mor po se ke mare gjithe ate godine pa asnje lek dhe kush vjedh si ty qenka i djathte. Gjithe te tjeret jane komuniste.
Shume i kthjellet dhe nje gjykim i shendetshem, koherent, realisht me shume vlera per mjedisin universitar dhe me gjere…, ndoshta edhe pertej situates reale ne Shqiperi, por gjithsesi shume i vlefshem. Por, dhe kam nje Por te madhe per z. Cili: – vertet ai eshte kaq naiv dhe beson se Berisha eshte i djathte???!!!, apo interesi i bisnesit e detyron Cilin te cfaqet i leshte ne kete rast!!?? Une besoj qe eshte kjo e dyta…dhe me vjen shume keq qe vazhdojme akoma hipokrizine makute nga frika e sistemit te kalbur ketu…
Zoti Cili! Ne radhe te pare bene gabim qe meresh me paranojat e Sali Berishes.Por ti,ne kundervenjen eSaliut,je as mish e as peshk.Ne radhe te dyte-Saliu hidhet kundra teje,qe ti,qofte nga qejfi apo nga zori t’i beshe leshime atij.Sa do qe ai te hedhe posht gjithe punen e UET,ti perseri e quan Berishen njeri me “merita te jashtzakonsheme”,per arsimin e larte.Saliu nuk ka asnje merit deri sot,veçte keqijave,ne shkaterrimin total te shqiperise,ne te gjitha drejtimet.E treta-ti quan Edi Ramen si kryeminister i keq, vjedhes, dhe dhe ideologjikisht hileqar.Ja, ketu Berisha ja arriti qellimit te tij.Per kete te kritikon ty ai.KESAJ I THON QE LAPSIN E VE DHE E HEQ,POR PIKA NGELET.Saliu gjuan larg.Kame respekt per ju zoti Cili,se je njeri i pergatitur dhe inteligjent.Por kame vene re edhe neper panele neper emision te te ndryshme televizive,se je edhe i drejte.Ate qe thua sot e mbane edhe per neser.Nuk je si SARTAK NGJELA,qe deri dje mbronte me te drejte disa arritje te Edi Rames,sot eshte kthyer plotesisht kundra tij,sepse Rama nuk e perfshiu ne kabinetin e tij.
koherenti Naim:
e etiketon tezen “arsimi falas per tw gjithe” si komuniste e disa rreshta me posht flet per dallimin midis sistemit anglosakson dhe atij kontinental?!?!?!?!
Do mjaftonte ky fakt per te mos e ndjekur me “koherencen” e Qilit nw argumentet e tjera
universiteti yt esht per tja futur vrapit, doktoraturat tuaja jepen me botime artikujsh 6 faqe ne revista klandestine rumune..ju jeni imorale, nqs univ juaj esht nje biznes shpk nuk e meritoni te merrni fonde publike. ju jeni nje nga arsyet pse sot ne Shqiperi ne universitete nuk behet mesim por vetem rrumpalle
Ho me Ciljeto, tu prek interesi personal dhe po hidhesh perpjet?
E bleve kete qeveri sic bleve ate te Berishes, apo i harrove kaq shpejt pislliqet e vjetra?
Nejse, asnje s’ka per te harru se sa i felliqt, i padobishem dhe qenie lajkatere je, i ke te gjitha te dokumentuara…
Ne fakt ato qe H Cili ja konsideron merita Sali Berishes jane plaga me e madhe qe ky i solli arsimit shqiptar. Si eshte mundur nje nje universitet me 12 vjet eksperience te kete shkolle doktorature? Ne Greqi psh asnje shkolle private nuk e ka kete te drejte, ndonse egzistojne shkolla si Kolegji Amerikan (Deree) etj me eksperience qe nga viti 1922. Kjo te kujton kohen e monizmit kur u hapen shkollat e nates dhe ato me koresponence per te marre nje deftese te arsimit te mesem kuadrot e “partise” . Te thuash psh qe Lindita Nikolla ka marre kualifikim pasuniversitar ne nje “shkolle” te tille si ajo e H. Cilit eshte nje genjeshter e madhe.
Faji nuk eshte i z. Cili por teresisht i shqiptareve qe vazhdojne te dergojne femijet e tyre me pagese ne universitete plehra. Keto universitete jane turpi i botes. Jane thjesht dyqane qoftesh ku shitet e blihet diploma. Eshte e kote te shkruash artikuj e te harxhosh energjite te flasesh per keto universitete fallco. Shqiptaret nqs duan te studjojne seriozisht femijet e tyre duhet ti dergojne jashte Shqiperise, me pak mundime dhe kursime dhe ti bejne njerez femijet. Ndryshe nqs duan diploma me pare per te fshire me nder “bythen” atehere le te shkojne tek universitetet plehra te Cilerave me shoke. Nuk ka turp dhe korrupsion me te ndyre ne bote se sa infektimi i sistemit te edukimit. Tipat si Cili apo te tjere kane gjetur “shesh dhe bejne pershesh”. Politika shikon dhe nuk ben asgje perkundrazi kap ndonje kocke per ta lepire. Vazhdoni keshtu se mire e kini. Ne fund te fundit “ky stan kete bulmet prodhon”
Ky palacua fshatari me breke te grisur tani bizesmen i ndimuar nga familja kriminale Berisha per tu pastruar e perlare sa ka mundur. Po i ben karshillek te gjitheve pa dallim si b… e zgjuar kur do te veproje vetingu që te nxjere se nga i gjeti te ardhurat që ngriti kete palo universitet dhe le te tjerat po ky basdard do dhe leke nga taksapaguesit shqipetar. Kush ja mesoi ketij gerdalles ibiotit te b…. Cili që te kesh biznes privat dhe qeveria te te jape dhe buxhet nga taksat e taksapagueseve shqipetare. Ketij maskarait pa dinjitet e nder duhet ti behet kontroll i thelle se nga i kane erdhur paret dhe lidhja me politiken dhe politikanet qe drejtonin e drejtojne shtetin dhe lidhjet e tyre me njerez e grupe kriminale e mafioze .
Mos mor bura …si komentoni dhe thoni qe Berisha ..po tradhtoton te Djathten kure Berisha e Partia Komuniste e tije ka qen e djathte agjenti i Ramiz Alis i katovicesh…perfaqesoi te djathten te persekutuarit politik tup ,i madhe dhe qe e permendni keto eeee jo me ta besojme.
Cili e konsideron universitetin publik ne punen e vet nje permbindsh.Mjafton kaq per te treguar se ka hyre ne sferen e Vampireve.Kjo me sa duket eshte nje bote e re akademike.
Frike e madhe se cfare do te na dale perpara!
Edhe me paret e taksave qe jep sejcili prej nesh. se bashku me te drejten qe shteti i ka dhene per doktoraturat.
Hapu dhe te futemi.
LEXONI JU LUTEM LISTEN E 100 UNIVERSITETEVE ME TE MIRA, qe mos u genjejne kaq hapur aq me teper se Cili po ngateron miellin me krundet e tij.
O Cili ,,,,o fshatar primitv…eshte hera e pare qe ofendoj ne komente ….Po ku ke idene ti se si eshte shkolla europiane ,mjekesia europiane ,administrata europiane….ekonomia europiane me e fuqishmja ne boten e sotme …Kush e kane bere ,shkollat private ,gati inegzistence ,dhe ato qe jane ,me perjashtim te nje numeri te kufizuar ,thjesht per eliten ,,,nuk kane asnje kontribut thelbesor..Kultura ,edukata e punes ,kombinimi i te drejtave me detyrimet solidariteti ,taksat progresive ,barazia para ligjit,te gjitha qe e kane bere shoqerine europiane me te avancuaren ne bote ,jane merite ne radhe te oare e socialdemokracise ,we ti si i pakulture qe je nuk je ne gjendje ta kuptosh …Shiko te dhenat per standartin e jeteses ne vendet e Europes veriore ku per gati 50 vite kane drejtuar socialdemokratet…qe kane aplikuar taksat progresive variable ,te cilat ti dhe shume profesore te tu …nuk e kuptojne…Shoqeria qe pretendon ti ne thelb eshte xhungla….Perse ,sipas teje privati mund te jete me i ndergjegjeshem se shteti …Por privati perfaqeson vetem vetvehten ,privati nuk eshte mbi palet ,privati nuk perfaqeson shoqerine …ai edhte thjesht nje pjese e shoqerise qe kerkon te fitoje sa me shume….Sic duket nuk ke lexuar asnje rrjesht as nga Marksi ,por as nga Smithi ,as nga Komsky as nga Piketty ,nuk ke dijeni se …anglosaksonet …e tu qe ti i perdor si shembull…Sanders dhe Korby,,,pra ne ShBA dhe Britani po shkaktojne nje tronditje te vertete ne jeten politike,drejt ideve te mirefillta socialiste moderne..
Natyrisht ti mendon vetem fitimin tend ,,,rrjedhimisht ndregjegja jote personale vertitet rreth interesit tend ….Por shtetin modern ,social ,te zhvilluar mund ta realizojene vetem ato resurse te kualifikuara qe vijne nga nje shkolle e avancuar shteterore….Natyrisht ka perjashtime ,por keto nuk vlejne per Shqiperine e varfer …Sepse teoria jote reaksionare ,aristrokate perjashton talentet qe vijne nga familjet e mesme dhe te varfera….Ti mbaje univrsitetin ,por paguaj taksat sepse je privat ,,sepse qellimi yt eshte ne radhe te pare fitimi ….ndersa shkolla shteterore falas eshte nje arritje gjigante e njerezimit ,e iniciuar qe ne mesjete ,e garantuar nga demokracite liberale ,Vendet ish socialiste vetem e forcuan kete garanci ,per te bere te mundur qe edhe ti ,bir i nje fshatari te beheshe dicka …Pra mos …peshty…mbi pjaten qe ke ngrene …..Qorri ,apo Fuga sepse Berisha eshte krejtesisht armiqesor e primitiv ne ato qe i ka shkaktuar Shqiperise ,pra edhe shkolles…kane te drejten e tyre ne mbrojtjen e aresimit publik ,pavaresisht motiveve te ndryshme
Universiteti i Çilit nuk ka marre as Rrugen e pare, as te dyten dhe as te treten, por ka marre RRUGEN E MI …IT !
Prandaj eshte terbuar Çili, nuk jane rregjistruar studente .