E humbur prej disa muajsh, ish-polici shqiptar gjen në Milano milioneren angleze

19 Shtator 2017, 19:15Politika TEMA

Një milionere britanike, e cila rezultonte e zhdukur prej 6 muajsh, u gjet në Milano të Italisë nga një ish-agjent policie me origjinë shqiptare.

Gruaja 55 vjeçe flinte në rrugëve dhe zhdukja e saj përbënte një mister për familjen.

Gruaja kishte studiuar në universitetet më të mira, fliste 4 gjuhë dhe kishte një punë të shkëlqyer.

Ariane, qytetare britanike e lindur në Iran dhe një super-menaxhere e një agjencie produksioni kinematografik, kishte ndërprerë kontaktet me familjen në mars të 2017.

Familja kontaktoi një agjenci private hetimi me seli në Itali sepse ajo kishte në Milano shumë të njohur dhe miq.

Agjencia e hetimit drejtohej nga një ish-polic me origjinë shqiptare.

Ai kishte luftuar mafien në qytet dhe konsiderohej shumë ekspert dhe karizmatik nga kolegët e tij, raporton Tesheshi.com.

Ish-agjenti u vu në lëvizje duke nisur kërkimet vetëm me një foto, por iu desh shumë kohë që të hetonte pistën e duhur.

Duke pyetur policët, mori edhe të dhënat e para për një grua që jetonte në rrugë dhe që i ngjante shumë Ariane.

Pas disa javësh ai e gjeti gruan duke fjetur në një shesh në Milano.

Pasi u takua me të motrën, Ariane tha: “Nuk di ta shpjegoj. Ndoshta kam qenë duke ecur dhe më kanë sulmuar e grabitur. Kam rënë në tokë, e kam goditur kokën.

Më pas nuk kisha me vete çantën me para, celularin, dokumentet. U dashurova me Milanon. Banorët, kalimtarët dhe vullnetarët më ofruan ndihmë, por unë nuk doja. Ata më jepnin ushqime dhe unë refuzoja.

Haja te koshat e mbeturinave që ndodheshin jashtë restoranteve dhe hoteleve”.

3 komente në “E humbur prej disa muajsh, ish-polici shqiptar gjen në Milano milioneren angleze”

  1. Fandom says:

    Agjencia e hetimit drejtohet nga italiani Tartalja. Mos Ia fusni kot. Edhe verifikojini lajmet e mos i botoni perkthimet pa i redaktuar se late nam

  2. E verteta ka 100 fytyra says:

    Kjo histori bie ere … trendeline. Po pse nuk more familjen ne telefon??????

  3. alfredi says:

    Futja pordhes me kete shkrim, o tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje