Drejtorët e LSI që rrezikojnë të largohen nga detyra, ja emrat...!

20 Shtator 2017, 09:03Politika TEMA

Një javë pas konstituimit të qeverisë ‘Rama 2’, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur ta japin dorëheqjen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të natyrshëm të ministrave, dorëheqjet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh.

Dy ditë më parë, dhanë dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika si dhe drejtori i Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë Ylli Spahiu. Megjithatë, të dorëhequrit përbëjnë një përqindje modeste të përfaqësuesve të LSI në krye të drejtorive në rang kombëtar.

Në të gjitha rrethet e vendit ka një rezistencë të përgjithshme për t’u mos u larguar, ndonëse partia e tyre, Lëvizja Socialiste për Integrim, vijon të përbetohet për një opozitë të fortë ndaj qeverisë ‘Rama 2’. Shqiptarja.com publikon listën me drejtorët kryesorë politikë të LSI, sipas qarqeve, të cilët në mungesë të dorëheqjes, rrezikojnë të shkarkohen në ditët në vijim.

Drejtorët në Veri

Në Qarkun e Dibrës, janë 10 drejtorë të rëndësishëm, të propozuar nga LSI, të cilët nuk kanë dhënë dorëheqjen, konkretisht, Beqir Biçi kreu i Spitalit Rajonal Dibër, Dritan Neli kreu i Spitalit Burrel, Abdulla Kata drejtori i Doganës Bllatë, Blendi Gurra kreu i ISKSH Dibër, Rifat Minxhozi kreu i OST në Mat, Bedrie Manjani drejtoresha e Arsimit në Bulqizë etj.

Në Qarkun e Lezhës rrezikojnë që të shkarkohen për shkak të daljes së LSI në opozitë, kreu i drejtorisë së Tatimeve Arjan Barbullushi, kreu i Inspektoratit të Punës Valentin Gjetja, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Dil Nikolla, drejtor i Spitalit Pashk Smaçi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë Ndoc Lleshi, kreu Drejtorisë së Mjedisit Ferdinant Ndoj, kreu Portit të Shëngjinit Lezhë Gjovalin Tusha etj. Në Qarkun e Shkodrës, pra në kryeqendrën e Veriut të vendit, nuk kanë dhënë dorëheqjen dhe rrezikojnë që të shkarkohen tre drejtorë të rëndësishëm të LSI, konkretisht: Ilir Sokoli kreu i Drejtorisë së Transporteve në Shkodër, Jetmira Kozmai drejtore e AKU në Shkodër dhe Zamir Fatusha drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër.

Gjithashtu, nuk është larguar as Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, i propozuar nga LSI dhe i miratuar nga kryeministri. Në Qarkun e Kukësit, sipas burimeve të Shqiptarja.com, nuk ka dhënë dorëheqjen asnjë drejtor i ish-aleatëve të PS.

Në Qarkun e Kukësit, LSI drejton pesë drejtori të rëndësishme, me anë të përfaqësuesve të saj, konkretisht: Lavdosh Zenelaj kreu i AKU Kukës, Dem Brati kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kukës, Fadil Morina kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Kukës, Gentian Halilaj kreu i Zyrës së Punës Kukës si dhe Drejtori i Aeroporti Civil Kukës. Të gjithë të lartpërmendurit janë të rrezikuar nga lëvizjet në sferën politike të piramidës së administratës publike.

Qarqet e tjera

Në Qarkun e Gjirokastrës, 11 drejtorë të rëndësishëm, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vijojnë të qëndrojnë në detyrë. Ata janë kreu i Sigurimeve Shoqërore Spiro Diamanti, kreu i Kujdesit Shëndetësor Edi Sinojmeri, drejtori i Rrugëve Dhimitër Nasi, drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër Niko Butka, drejtor i Bujqësisë Koçi Rapi, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kristaq Thimjo, Arkiva e Shtetit Eni Ndreu, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër Mehmet Çabej etj. Në Qarkun e Beratit, LSI kontrollon pesë drejtori rajonale, me anë të drejtorëve: Vladimir Frashëri drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Rinald Frashëri drejtor i AKU, Bledar Çili drejtor i Bordit të Kullimit etj. Në Qarkun e Vlorës, LSI drejton katër drejtori rajonale, përmes: Beqir Kashuri kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, Artan Lica drejtor i Transporteve, Kreshnik Lila drejtor i Mjedisit etj.

Në Qarkun e Durrësit, LSI drejton 13 drejtori të rëndësishme. Në krye të drejtorive janë Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave, Vasp Habili drejtori Bujqësisë, Altin Murto drejtori i AKU në Durrës, Kristaq Huta drejtori i Shëndetit Publik, Ali Karaj drejtori i Bordit të Kullimit, Kontjana Kuçi drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, Daut Naço drejtori i Drejtorisë së Patentave, Ilir Beqiri Zyra e Shërbimit të Provës Durrës dhe Flamur Gjuzi kreu i ALUIZNI-t në Durrës.

Emrat e drejtorëve të LSI që rrezikojnë të shkarkohen sipas qarqeve

Beqir Biçi, kreu i Spitalit Rajonal Dibër, përfaqësues i LSI

Dritan Neli, kreu i Spitalit Burrel, përfaqësues i LSI

Abdulla Kata, drejtori i Doganës Bllatë, përfaqësues i LSI

Nevuz Jashari, drejtori Rajonal i Bujqësisë në Dibër, përfaqësues i LSI

Nerim Palluçi, nënprefekt i Matit, përfaqësues i LSI

Lutfie Meta, kreu i Bordit të Kullimit Dibër, përfaqësuese e LSI

Blendi Gurra, kreu i ISKSH Dibër, përfaqësues i LSI

Rifat Minxhozi, kreu i OST në Mat, përfaqësues i LSI

Leonard Murra, kreu i Spitalit Bulqizë, përfaqësues i LSI

Bedrie Manjani, drejtoresha e Arsimit në Bulqizë, përfaqësuese e LSI

Arjan Barbullushi, kreu i drejtorisë së Tatimeve Lezhë, përfaqësues i LSI

Valentin Gjetja, kreu i Inspektoratit të Punës Lezhë, përfaqësues i LSI

Dil Nikolla, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Lezhë, përfaqësues i LSI

Pashk Smaçi, drejtor i Spitalit Lezhë, përfaqësues i LSI

Ndoc Lleshi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë Lezhë, përfaqësues i LSI

Ferdinant Ndoj, kreu Drejtorisë së Mjedisit Lezhë, përfaqësues i LSI

Gjovalin Tusha, kreu Portit të Shëngjinit Lezhë, përfaqësues i LSI

Ilir Sokoli, kreu i Drejtorisë së Transporteve në Shkodër, përfaqësues i LSI

Paulin Radovani, Prefekti i Qarkut të Shkodrës, përfaqësues i LSI

Jetmira Kozmai, drejtore e AKU në Shkodër, përfaqësuese e LSI

Zamir Fatusha, drejtori i Shëndetit Publik në Shkodër, përfaqësues i LSI

Shkëlqim Sterkaj, drejtori i Rrugëve në Shkodër, përfaqësues i LSI

Lavdosh Zenelaj, kreu i AKU Kukës, përfaqësues i LSI

Dem Brati, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kukës, përfaqësues i LSI

Fadil Morina, kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Kukës, përfaqësues i LSI

Gentian Halilaj, kreu i Zyrës së Punës Kukës, përfaqësues i LSI

Lulzim Deqja, drejtori i Aeroporti Civil Kukës, përfaqësues i LSI

Abdulla Domi, Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës, Kukës, përfaqësues i LSI

Spiro Diamanti, kreu i Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Edi Sinojmeri, kreu i Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Dhimitër Nasi, Drejtori i Rrugëve Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Niko Butka, Drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Koçi Rapi, drejtor i Bujqësisë Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Ilir Papahila, kreu i Inspektoratit të Ujërave Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Klodiana Gjonca, drejtore e DSHP Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Kristaq Thimjo, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Eni Ndreu, Arkiva e Shtetit Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Esmeralda Janoro, QKF Gjirokastër, përfaqësuese e LSI

Mehmet Çabej, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër, përfaqësues i LSI

Vladimir Frashëri, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Berat, përfaqësues i LSI

Rinald Frashëri, drejtor i AKU në Berat, përfaqësues i LSI

Bledar Çili, drejtor i Bordit të Kullimit Berat, përfaqësues i LSI

Altin Kazazi, drejtor i Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve në Berat, përfaqësues i LSI

Dashamir Duro, drejtor i Shërbimit të Provës në Berat, përfaqësues i LSI

Guri Meko, drejtori Rajonal i Transportit në Korçë, përfaqësues i LSI

Jorida Remacka, drejtoresha e OST në Korçë, përfaqësuese e LSI

Floralda Strati, drejtoresha e Postës në Korçë, përfaqësuese e LSI

Beqir Kashuri, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI

Artan Lica, Drejtor i Transporteve, LSI, përfaqësues i LSI

Kreshnik Lila, drejtor i Mjedisit, LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI

Shëndeti Publik, drejtor i LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI

Albert Malaj, kreu i Tatimeve në Fier, përfaqësues i LSI

Alfred Çuko, kreu i AKU në Fier, përfaqësues i LSI

Irfan Hajdari, kreu i Postës në Fier, përfaqësues i LSI

Luan Qato, kreu i Transporteve në Fier, përfaqësues i LSI

Aleksandër Litivani, kreu i Autoritetit Portual Durrës, përfaqësues i LSI

Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave në Durrës, përfaqësues i LSI

Vasp Habili, drejtori Bujqësisë në Durrës, përfaqësues i LSI

Altin Murto, drejtori i AKU në Durrës, përfaqësues i LSI

Kristaq Huta, drejtori i Shëndetit Publik në Durrës, përfaqësues i LSI

Ali Karaj, drejtori i Bordit të Kullimit, përfaqësues i LSI

Miranda Koka, drejtore e Sigurimeve Shoqërore në Durrës?

Kontjana Kuçi, drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, përfaqësues i LSI

Daut Naço, drejtori i Drejtorisë së Patentave, përfaqësues i LSI

Ilir Beqiri, Zyra e Shërbimit të Provës Durrës, përfaqësues i LSI

Flamur Gjuzi, kreu i ALUIZNI Durrës, përfaqësues i LSI

Bled Koci, ZRPP, Librazhd, përfaqësues i LSI

Rezarta Humçi, Zyra e Punës, Librazhd, përfaqësuese e LSI

Oligert Kume, kreu i Doganave në Elbasan, përfaqësues i LSI

Shkëlqim Elezi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë në Elbasan, përfaqësues i LSI

Arben Xhina, drejtori i Transporteve në Elbasan, përfaqësues i LSI

Resmi Balla, kreu i Shëndetit Publik në Elbasan, përfaqësues i LSI

Astrit Xhelili, kreu i Bordit të Kullimit në Elbasan, përfaqësues i LSI

Kastriot Belshi, kreu i ISKSH në Elbasan, përfaqësues i LSI

Klaudia Krasniqi, drejtore e Postës në Elbasan, përfaqësuese e LSI

Bashkim Vasku, Shëndeti Publik, përfaqësues i LSI

Roni Telegrafi, zëvendësministër i Bujqësisë, përfaqësues i LSI

Adela Karapici, zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, përfaqësues i LSI

Dritan Ylli, drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës, ndonëse kandidoi për deputet, përfaqësues i LSI

Arjan Bregu, drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, përfaqësues i LSI /Shqiptarja.com

29 komente në “Drejtorët e LSI që rrezikojnë të largohen nga detyra, ja emrat…!”

  1. Shefi says:

    Paskan pasur racion te madh ne tepsi keta te LSI-se (lidhja e skrapallinjve te inatosur)

    1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      E kan shkerdhye shtetin dhe PS gjith kta HAJDUTAT E e pangopun.prandaj osht bo Muniqja e Likes si DOSE

  2. olimpia says:

    Atehere i bie qe gjithe pushtetin ne baze….pushtetin qe luan parane.. ta kete pstur LSI…ndersa PS dhe PD benin lufte me njera tjetren….

  3. toni says:

    Te gjithe keta kane paguar 50000 euro per pozicjon pune 80 persona ne kete list.

  4. titi says:

    keni harruar MIRELA MEKO zv.drejoresha e doganave

    1. Studenti says:

      Kane harruar edhe drejtorin e hipotekes ne Kruje, zotin Astrit Baku, ish drejtor burgjesh, me profession mesues (me gjith respektin qe kam per mesuesit, por ne profesionin e tyre ama).

  5. klaudio says:

    Atehere nuk ka drejtuar Rama shtetin ka drejtuar Leshelija prandaj ajo band hajdutesh duhet te qerohet sa me pare

  6. Ivan i madh says:

    Paska pasur shume krimba qe po e shqyenin nga brenda qeverine e pare Rama 1.Prandaj paska pasur te drejte ai që kerkonte voten e popullit se kjo race krimbash vetem e demtonin dhe shkatronin ate duke bere qe mos mirte fryme dhe drejtim shteti. Largojini nje ore e me pare kete race bastarde me hir apo hir se do ta zhytin akoma me shume ne bataku vendin e kete populli. Se si thone kot o Balo te ender tenja te keqen e ke nga brenda.

    1. palla says:

      Te largohen sa me shpejte. Shumica e tyre jane kokrra e hajdutit. Nga keta mundet te pejashtos dy ose tre prejt tyre.

  7. besi says:

    keni harruar Gazmir Tahirin, drejtorin e famshem te Drejtorise Pergjithshme Detare

  8. shoku says:

    Nje llafe goje e keni ju qe thoni te largohen, po do tu ngelen femijet pa buke.
    Mendoj se tepsia do te jete prape aty, por kesaj radhe do te ushqeje ne “çorbe te prishur” te tjere femije.

    1. apapapa says:

      Po femijet e atyre qe keta te paafte jua zune vendin me pa te drejte per kaq vjet? Ku e ke dhembshurine zoterote per ata femije? LSI-ja eshte vemje, duhet nxjerre jashte ligji si parti.

  9. Arjani says:

    Po Lilika Radovicken e LSI-se pse e harruat, Se bashku me Flamur Celen e masakruan Aeroportin e Kukesit, duke e cuar nr. emilitanteve nga rruget e Tiranes ne 43 vete, kur nga ky aeroport nuk fluturon asnje avion. ACAA-ne e ka cuar mbi 80 punonjes pa asnje status duke marre ne pune kushurinjte e saj dhe miqvete saj, Asnje specialist te mirefillte nuk kane marre se nuk njoftuan DAP-in per vende te lira, te gjithe keta te rruges duhen qerruar

  10. Fiqo says:

    Po AKBN?!. Asnje investitor NUK do te vije te investoje nqs kjo agjensi nuk pastrohet nga krimbat e lsi….

  11. muli says:

    Enkelejda Hajderi zv/drejtore i Aviacioni Civil , përfaqësuese e LSI

  12. keshtu duhet says:

    Aviacioni Civil duhet pastruar nga te gjithe drejtoret aktual te LSI-se te emeruar gjate mbreterimit te saj 4 vjecar. Te rinjte duhet te dalin vetem nga konkurset qe duhet te beje nga e para DAP-I. Punonjesit aktuale te DAP-t dhe ata te KLSH-se jane te korruptuar. Ata e kane lejuar kete situate.

    1. denioni says:

      futu dhe ti ne konkurs, se mbase as per pastrus, nuk fiton….

  13. dan says:

    Shqiperia nuk behet asnjehere nese vazhdohet ne kete menyre, ku vendet e punes percakhohen nga partia dhe perkatesia partiake. Drejtuesit e partive kane monopolin e punesimit ne adminstratat/instucionenet shterore. Individet partiake fitojne shuma te medha nga punesimi e kontrollojne shtetin me kukullat e tyre ne administrata, keta te fundit fitojne dhe kontrollojne kukullat e niveleve te poshteme te ketyre administratave. Keto perbejne zinxhire apo rrjete te pafundme te lidhura me kupolat e politikes e kryesisht te individeve qe dominojne politiken/pushtetin ne Shqiperi si Meta, Berisha, Basha, Rama etj. Ne vendet perendiore demokratike punesimi behet mbi baze te meritokracise.

  14. Drejtësia says:

    Nxirrni me shkelma nga zyrat e shtetit shushunjat dhe gati letrat per ne burg.

  15. Hajde like beje trike says:

    Te gjithe hajduteria e ilir metes Kanceri qe bren dhe rrenon vendin duket se po japin shpirt Por bosi i tyre ne krye te vendit do rrokullise prap ndonje poshtersi t per ushtaret e tij besnike
    Hajde like beje trike

  16. sali says:

    Lsi ishte fatekeqesija me e madhe e shqiperise pas Sali berishes

  17. Ilir says:

    Po xhambazet came, te PDIU-se, do te vazhdojne te vegjetojne ne tepsine e servirur nga Rama ne prag te zgjedhjeve qe kaluan ?
    Nuk ka kuptim qe LSI ndeshkohet ndersa PDIU-ja JO !
    Largimi i tyre, si gjithmon, shoqerohet me kosto te larte financiare. Ndaj e vetmja rruge eshte qe per cdo post drejtori apo vend pune te miratohet nje ligj ku te percaktohet si e vetmja rruge e perzgjedhjes se tyre me konkurs. Kush ta meritoje, ta gezoje !

  18. Studenti says:

    Kane harruar leshelistat e Kruje.

  19. likja says:

    Po Marjus analafabetin kushuririn e Ben qimes qe e kerkonte interpoli per ekstradinm dhe e shpetoi Likja pse nuk e vini

  20. vettingu says:

    Ju te Aviacionit Civil, prisni se nuk keni gje akoma, edhe sherbimet jashte shtetit do ju kontrollojme, pse keni vajtur, edhe faturat e hoteleve do ju kontorllojme, do fillojme me ato te Kosoves. Kujton Radovicka dhe te gjithe ju te punesuarit gjate kohes see LSI-se se do shpetoni. Masakra qe eshte bere aty do trondise vendin. prisni edhe pak

    1. bujari says:

      Feliks Baci, (zv.drejtor i Aviacionit Civil) mos iu lut Meros, te fshije komentet ne emer tend dhe shoqes tende te zyres, Edlira Lici, vettingu duhet te filloje nga ty, nga sherbimet e Kanadase, HongKongut, apo tenderat qe ka fituar dhendri yt. Nje dosje ta kane derguar ne prokuri, ky eshte vetem fillimi

    2. bojdani says:

      Feliks Baci le t’ia fillojne nga Range Roveri qe e ke blere me kursimet, apo djali me studime ne itali, apo nga agjensia turistike ne emer te Veronikes……apo nga shoqeria qe ka vajza jote me Arminen, etj etj etj. mjaft u servilose Feliks, se te ka ardh fundi!!!!!

  21. gramshioti says:

    Edlira Kraja (Lici) – drejtor e standartizimit teknik, perfaqesuese e Partise Idealeve Dhjetorit, punonjese e shkelqier.

  22. Huri says:

    Ma ne dund se na can b.. ..Monika Suanuku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje