Fill pas kërcënimit të presidetit të SHBA Donald Trump ndaj Koresë së Veriut ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.
Ka qënë ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, i cili e cilësoi fjalimin e presidentit amerikan, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si “zhurmë të një qeni që leh”.
“Nëse Trump ka menduar të na befasojë me zhurmën e një ‘qeni që leh’, ai ka ëndërruar”, tha Ri Yong për gazetarët pranë selisë së OKB-së në Nju Jork.
Komentet e Ri Yong-hosë janë reagimi i parë zyrtar i Phenjanit ndaj fjalimit të presidentit Trump i cili tha se “do ta shkatërrojë tërësisht” Korenë e Veriut, nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në ose aleatët me programin e saj bërthamor.
Ndërkohë shteti diktatorial vazhdon të zhvillojë programin e saj bërthamor, në kundërshtim me ultimatumet që i ka bërë OKB-ja.