Moska thërret në atdhe të gjithë fëmijët e funksionarëve që studiojnë jashtë: Mund të ketë luftë!

20 Shtator 2017, 11:29Bota TEMA

Ministria e Jashtme Ruse u ka bërë thirrje që të gjithë zyrtarët duhet të kthejnë të gjithë të afërmit e tyre që gjenden jashtë vendit për shkak të rritjes së tensioneve.

Megjithëse Moska e quan këtë pjesë të një situate gatishmërie rutinore, analistë të ndryshme e shohin si një sinjal për alarmin që u lëshua në Tiranë se Rusia po përgatitet për një luftë të madhe.

Siç bën të ditur B92, lajmi për të “sjellë njerëzit në mëmëdhe”, nuk është dhënë nga Sputnik apo mediat e mëdha ruse, por nga ato lokale.

Vetë Putin ka anuluar një vizitë të planifikuar në Francë, dhe ka afruar raketat bërthamore te kufiri polak.

Ndërkaq, ish-lideri sovjetik Mihail Gorbaçov, ka paralajmëruar se bota është shumë afër luftës për shkak të rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe SHBA e vendeve të tjera perëndimore.

Ministria e Jashtme ruse, në vendimin e saj, u ka bërë thirrje që të gjithë nëpunësit e shtetit rus, administratorët rajonalë, ligjvënësit e të gjitha niveleve, si dhe të gjithë punonjësit e korporatave publike që të kthejnë fëmijët e tyre prej shkollave jashtë vendit.

Dhe në rast se ata nuk bëjnë këtë gjë, punonjësit do të humbin të gjitha mundësitë për avancim në punë.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin i ka kërkuar industrisë ushtarake që të nisë të punojë pa u varur nga burimet e huaja.

“Një nga detyrat prioritare për zyrat projektuese, institucionet kërkimore, ndërmarrje ushtarake, mbetet prodhimi i modeleve premtuese të armëve dhe teknikave ushtarake që përcaktojnë fuqinë luftuese të ushtrisë ruse. Është e rëndësishme të sigurohet pavarësia teknologjike e prodhimit të këtyre produkteve nga elementë të huaj”, tha Putini, gjatë një takimi me drejtues të industrisë ushtarake në Kremlin.

Ditën e djeshme tesheshi.com publikoi lajmin se në samitin e NATO-s në Tiranë u dha alarmi se Rusia ka kohë që po bën përgatitjet për një luftë të madhe.

7 komente në “Moska thërret në atdhe të gjithë fëmijët e funksionarëve që studiojnë jashtë: Mund të ketë luftë!”

  1. Jimi says:

    Urdher i komandes supreme: Te gjitha degeve ushtarake ne rrethe ( nese egzistojne). Urgjentisht te pastrohen e sistemohen te gjithe bunkeret e ndertuar nga “diktatori”, te cilat te jene ne gadishmeri per mbrojtjen e popullates nga sulmi i mundeshem i muzhikut rus, ne rast te kundert do te mbani pergjegjesi per moszbatim te urdherit te leshuar nga komamanda e pergjitheshme!
    P s
    Moszbatuesit e ketij urdheri do te ndeshkohen sipasz ligjeve te luftes .

    1. AC says:

      Po plasi lufte mer Gjimi, ke per te pare si do futen tek muti i bunkerve ato vemiet qe i kritikojne.

  2. Janullatos arxidoglyftoi says:

    Mirë që kemi gërrqinë thuaj që ti thotë një fjalë të mirë rusisë e mbase na mer me sy të mire

    1. toni says:

      janullatos je fara me bajge qe shane dijen kulturen demokracin po ju te temes si e lejoni kete bastarde fare

  3. Pellazgos says:

    Zoti Janullatos,nuk eshte faji tend qe Bushi kur e pyeten cfare dinte per “shqiperine”.
    Thjesht dhe paster Nje vend mysliman.
    Mirepo nuk eshte vetem Bushi por te gjithe kush ka pak tru.
    Te thuash qe Turqia nuk pushtoi kurre “Shqiperine” eshte te mohosh Skenderbeun Orthodoks dhe Fene e Tij Greke Orthodhokse qe u be “Autoqefale” me Theofanis Stilianos Mavromatis i quajture Noli nga turkoallvanosat.
    Kete Fe ju te pa Bese ndaj kombit Epirote e kini shkelur me kembe,se ky vend eshte thjesht pa vlera,pa dinjitet,pa nder pa moral pa histori.
    Po te kishe edhe sapun duhet te laje gojen te “ofendosh” dhe te zesh ne goje Greqine.
    Por duket qe kafsha eshte me mirenjohese se ty dhe ata qe luftojne per ta kthyer kete vend servil te Erdoganit ne nje Pashalek te Tij.
    Ti dhe “shteti”100 vjecare “shqipetare ” jini Miza,qe edhe pse te bezdisin prape nu duan per kenaqesine qe u japin Evropianeve “vajzat”e bukura “shqipetare”,qe mbushin trotuaret dhe bordellot e Evropes.
    Greqia per ata qe jane Mirenjohes eshte si Dielli,mirepo do pak tru te mendosh tamam dhe te dallosh se kush eshte Greqia.
    Grek eshte ai qe ka kulture Greke dhe jo nje njeri edhe te kete lindur ne Greqi dhe eshte idiot si puna tende.
    Eshte sic themi Kristiane kush beson ne Krisht dhe Islamiste kush beson ne Allah.
    Po te kuptoje paaaaaak me teper do mendoje qe pse Greket e “duan” Rusine,qe edhe ajo si Serbia,Bullgaria si vende “Orthodhokse”duan shkaterrimin e Greqise qe njohin vellezerit e tyre sllave me emrin e famshem Greke Maqedonia.
    Fatkeqesisht eshte edhe Amerika me Bushin qe e njohen kete shtet sllav me emrin Maqedoni,
    Pse?
    Se armet duhet te shiten,konflikti sjell para,sjell mireqenie per “vellezerit” dhe miqte tuaj amerikane.
    Eshte shume i rende sporti i kultures dhe Dijes per ty zoti Janullatos.

  4. Viroi says:

    Kush eshte mare me ne pervec Italise? Ruset nuk Kane Pune ketu. Edhe kur erdhen shkoi e ju lut komandanti Stalinit. E gjitha propagande.

  5. Lee lee says:

    Pellazgos ke te besh me kafshe mercenare legena dhe buke shkal.Po te them dicka nga Kadere Shqiptaret nxorren besen nga qe skishin bese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje