U përplas me Jemin Gjanën, kritikja e Bashës rrëfen ngjarjen: Ja çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

22 Shtator 2017, 16:06Politika TEMA

Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe Sekretarja për organizatat partnere në PD Valbona Mezini ka reaguar për sherrin që pati dje në mbledhjen e Kryesisë së PD-së me një nga figurat e vjetra të kësaj force, Jemin Gjanën.

Mezini thotë se mbledhja e mbrëmjes së të enjtes ishte një nga mbledhjet më të mira të Kryesisë, ndërsa shton se PD duhet të ringrihet përmes së vërtetës.

Ajo e sheh heshtjen si shkak të humbjes dhe kërkon nga brezi i ri të thotë të vërtetën.

Ndonëse nuk ndalet tek incidenti me Gjanën, Mezini shkruan se mungesa e njohjes së të vërtetës dhe aq më keq fshehja qëllimisht e saj kultivon totalitarizmin dhe diktaturën, për të mos thënë se sjell modën e retrospektivave ku strukturat politike ishin pronë e familjeve mafioze.

Deklarata e Mezinit

Të nderuar kolegë, gazetarë dhe qytetarë.

Duke ju falënderuar për të gjitha mesazhet tuaja dhe interesin që treguat në kohë reale dhe më pas, për të ndarë me mua momentet e vështira në një nga mbledhjet më të mira të kryesisë që Partia Demokratike ka zhvilluar ndonjëherë, ju shpreh mirënjohjen secilit prej jush.

Interesi juaj ishte shumë i madh, për të mësuar të vërtetën dhe unë e çmoj këtë interes jo për Valbonën, por për merakun e madh që ju dëshmuat se i gjendeni pranë Partisë Demokratike në këto ditë të vështira ku më shumë se kurrë ajo ka nevojë të ringrihet përmes së vërtetës, asaj të vërtete që do t’i shërbejë asaj dhe strukturave për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga disfata dhe asfiksimi i mendimit të lirë.

Po zgjedh të flas me gjuhën e thjeshtë për t’iu drejtuar qytetarëve demokratë dhe jo vetëm, gjithë qytetarëve shqiptarë që duan një Shqipëri ku mbizotëron mentaliteti gjithëpërfshirës për të bërë punë të mira dhe meritokracia e jo pazari për suksesin. Një Shqipëri ku nuk është turp të mendosh ndryshe, dhe që duhet të rendesh apo vraposh për të mësuar të vërtetën e për ta thënë atë publikisht.

Mungesa e njohjes së të vërtetës dhe aq më keq fshehja qëllimisht e saj kultivon totalitarizmin dhe diktaturën, për të mos thënë se sjell modën e retrospektivave ku strukturat politike ishin pronë e familjeve mafioze. Nëse nuk je njeri prej nesh, je njeri prej tyre dhe hiqesh qafe.

Këtë nuk do të doja ta lejoja me çdo çmim kudo ku me jepet mundësia të përfaqësoj interesin publik, edhe në shtëpinë tonë Partinë Demokratike. Kam moralin të artikuloj nevojën imediate që ka demokratizimi i mendimit në partinë time, në partinë tonë.

Këtë moral do ta kem derisa të kem frymë.

Ky është morali që duhet të na ndajë nga gabimet tona, nga verbëria dhe servilizmi për të rendur pas kryetarëve që t’iu heqim qimen nga xhaketa.

Brezi i ri ka ekzigjencën të mendojë për më mirë. Ka instinktin të mendojë për më larg. Lëreni rininë të mendojë dhe flasë, qoftë edhe gabim, atë le ta gjykojë koha. Ne pikërisht se heshtëm jemi në këtë humbje, madje ngaqë heshtëm vuajtëm 50 vjet diktaturën. Unë jam pasardhëse e një prej patriotëve të Vlorës të pushkatuar pa gjyq pikërisht sepse foli dhe tha se ylli nuk është i flamurit kombëtar.

Sot më turren se guxova të mendoj dhe flas. Historia përsëritet por unë nuk dua ta lejoj që kjo të ndodhë në partinë tonë. Ringritja vjen përmes besimit dhe besimi duhet mbjellë për t’u korrur dhe këtë në PD duhet ta bëjnë të gjithë bashkë të vjetër, e të rinj. Përndryshe ky diell nuk do të ngrohë me dhe ky vend do të jetë streha e batakçinjve.

6 komente në “U përplas me Jemin Gjanën, kritikja e Bashës rrëfen ngjarjen: Ja çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura”

  1. Fiqo says:

    Po kij kujdes moj goce, a j’a shef suratin “rambo gjemes”, qendroi larg se kafshon………!!!!

  2. Tuno says:

    Kujdes moj vajzë sepse Jemin Gjana punon për familjen Berisha.
    Mos e pësosh si Olldashi, në ndonjë gremine.

  3. Albani says:

    Besniku i Partise!

    Ne te kaluaren, ne kohen e komunizmit, Partia e Punes kishte nje udheheqes qe quihej Besniku i Partise, dhe ketu eshte fjala per gjyshin e Z. Andi Bushati.

    Por, ja edhe tani, ne kohen e pluralizmit, dhe jo te demokracise, se nje gje e tille asqe duket ne horizont, ka nje Besnik te Partise, dhe ky eshte shoku Emin Gjana, po, po shoku Emin. Dhe ky Emini ishte drejtuesi dhe organizatori i zgjedhjeve per kryetar te PD, domethene, te Z. Lulzim Basha, ku Z. Basha fitoi me 99,99 % te votuesve, njelloj si ne kohen e Enverit.

    Dhe shkoni e mos thoni qe ky nuk eshte Besniku i Partise, sigurisht i Z. Saleh Berisha, se kur themi PD kemi thene Saleh dhe kur themi saleh kemi nenkuptuar PD.

  4. Albamich says:

    Sapo the ,qe je pasardhese e njerit prej patrioteve tepushakatuar pa gjyq, te shumezova me zero
    Ku eshte shkolluar kjo politikanja e re qe ben gabime pa filluar mire karrieren politike
    Duhet ta dini ju politikane shqiptare,se ne ????,politikanet asnjehere nuk permendin biografine e tyre, ata kur dalin dhe flasin perpara punlikut, aty ku eshte nevoja permendin vetem bashkeshortet dhe femijet ??
    Kur do filloj dhe Vettin-gu ne politike? Qe eshte shume i domosdoshem per tu hapur dyert e ??????

  5. spartaku says:

    Kij kujdes moj,se ti e di mire si dhe pse e pesoi Sokol Olldashi.Ne pd-ke duhet te flasesh mire per te medhenjet e partise,se ndryshe e hengre si i ndjeri.Po nuk u fshive kepucet Bashes dhe Berishes,nuk te bene njeri deputet.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Keta te dy si kjo si jemi Jane nje bajge ndaj ne mes
    Kjo qe cirret ka rregjistru.
    Per cilet te rinj flet kjo
    Per ATA qe Kane mbete rrugeve PA Pune
    Do dalin te votojne per kete zecjerre.
    Kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje