Historia rrënqethëse, refugjati nga Mali i Zi lë mbi tre milionë euro pasuri për fëmijët kosovarë. Zbulohet testamenti

23 Shtator 2017, 11:43Rajoni TEMA

Një pasuri prej 2. 75 milionë paund, gati 3 milionë euro, e lënë nga një refugjati i Malit të Zi që prej kohësh kishte migruar në Britani të Madhe do ti jepet fëmijëve të Kosovës për t’i ndihmuar, shkruan BBC.

Ky është vendimi  që ka marrë Gjykata e Lartë.

 Veljko Aleksiç vdiq në vitin 2014, në moshën 91- vjeçare, por ai kishte lënë një testament të shkruar me dorë ku tregonte dëshirën e tij pas vdekjes. Testamenti ishte shkruar me gabime ortografike dhe shumë gabime gramatikore.

Miqtë, autoritetet e kishës dhe një ekspert dokumentesh u mor me intepretimin e dokumentit.

Gjyqtari Paul Mattheës deklaroi ” edhe anglishtja e keqe mund të shërbejë për një qëllim të mirë

Aleksiç kishte lindur në Mal të Zi në vitin 1923 dhe pas Luftës së Dytë Botërore kishte shkuar në Britani ku kishte punuar në minierë.

Ai ishte një nga shtatë fëmijët e familjes, por vet nuk kishte pasur fëmijë.

Në moshën 70 vjeçare ai posedonte shtëpi në Cardiff, Londër dhe Mal të Zi, gjithashtu ishte aksionar në disa kompani.

Edhe pse ishte bërë shtetas britanik nuk kishet mësuar asnjëherë të shkruante dhe fliste mirë gjuhën angleze, shkruan BBC.

Shoqja e tij e ngushtë, Stanka Breben, kishte luftuar gjatë gjithë kohës që vullneti i tij të plotësohej dhe paratë të shkonin aty ku ai kishte dashur.

Pas dëgjimit të dëshmive, gjykatësi Mattheës vendosi që shumica e pasurisë së Aleksiç duhet t’i shkojë Kishës Ortodokse Serbe në Londër.

Ai gjithashtu vendosi që paratë duhet të shpenzohen për “njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët në Kosovë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje