Vuçiç thirrje të forta kundër Kosovës në OKB: Nuk e njohim pavarsinë, na shkatërruan manastiret, mos i lejoni

21 Shtator 2017, 17:46Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka shfrytëzuar tribunën e Kombeve të Bashkuar për t’u shprehur kundër Kosovës.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe ka ftuar vendet anëtare të OKB së që të mos lejojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, raporton Koha.net.

“Siç e dini të gjithë, ne nuk e njohim shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë,- tha Presidenti serb,- por unë këtu dua të flas mbi përpjekjet tona për zgjidhjen e një problemi shekullor. Gjithçka e arritur deri tani, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, ka qenë rezultat i kompromiseve të vështira, me lëshime të bëra nga të dyja palët, por më shumë nga ana jonë”.

Sipas Vuçiç, progresi i qenësishëm i regjistruar përgjatë të gjithë këtij procesi konfirmon konstruktivitetin dhe gatishmërinë e Beogradit për dialog.

Por, megjithëse ai vet është nismëtari i nisjes së një dialogu të brendshëm në vend, që mund të shërbejë si parapërgatitje për heqjen e preambulës së Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, nga foltorja e OKB-së Vucic bëri thirrje që Kosova të mos pranohet në UNESCO, duke dalë jashtë fajlimit zyrtar të planifikuar, por marrë shkas nga një njoftim i minutave të fundit.

“Përpara se të hyja në këtë sallë mora një informacion, sipas të cilit autoritetet e Prishtinës njoftuan se kanë siguruar shumicën e nevojshme për statusin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ju bëj thirrje të gjithëve, që të mos e lejoni një gjë të tillë, duke kujtuar se ata njerëz morën pjesë në shkatërrimin e manastireve dhe kishave serbe”, tha Vuçiç.

Mediet serbe raportojnë se Vuçiç u takua në Nju Jork me presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e ftoi të vizitonte Serbinë, e përgjigjja duket se ka qenë pozitive.

10 komente në “Vuçiç thirrje të forta kundër Kosovës në OKB: Nuk e njohim pavarsinë, na shkatërruan manastiret, mos i lejoni”

  1. i papami says:

    hahahahaha, I shkreti ky, sdi ca te thote me

    1. Scutari says:

      Eshte e vertet se terroristët islamik të kosovostanit shkateruan Kishat dhe Manastiret Kristiane Ortodokse!

      1. Shkodrani i Vjeter says:

        Mire ja bane kishave serbe

      2. zhaku I pamposhtur says:

        Scutari mër kopili janulles serbët në Kosovë përdorën të njëjtën politikë që përdorën izraelitët në bregun perëndimor që pushtojnë toka dhe ndërtojnë lagje fshatra e qyteteve me objekte kulti etj etj të njëjtën ‘politikë’ përdorën edhe maloktë që zbritën prej bjeshkëve dhe thanë :kjo tokë është e xanun. ..sot po ata malokëve thonë :jam Tironc I vjetër…kështu thonë edhe ata që për ty të dhëmb shpirti pra thonë që :të parët tanë ndërtuan akropoli në. .megjithëse janë lëkura injorant pretendojnë që janë pasardhës të Aleksandri të madh Akilit e sokratit..

  2. Donaldi Dhe vladimir te shenjte says:

    Kopil burre

  3. al-banistan.com says:

    pse e shani, ai po mbron interesat e vendit…..ku ishit ju kur shiti atdhen sala e basha,po ky piktori as mish as peshk, he pra kujt do tja nxirrni inatin tani, plehrat e albanistanit…

    1. shqiptar says:

      kosova sasht vendi i tij…kosova asht shqiptare edhe manastiret jan shqiptare te tjetersuara prej shkive….prandaj e mbajn arkivin e kishes te mbyllur per shqiptaret

  4. Kasandra says:

    Pse thërret Presidenti Vuçiç kundër Kosovës në OKB?!
    Ai u ankua për “kishat dhe manastiret serbe” të prishura në Kosovë dhe për këtë kërkoi mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Kjo është ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës që vendos vetë se ç’duhet të bëj në territorin e saj me objektet e kultit, dëshmi historike e pushtimeve të huaja. Nëse i duhen i mban ose i bën muze, nëse nuk i vlejnë as për muze i prish fare. Pse qenkan ato serbe? Kështu mund të thonë edhe italianët për kishat katolike, grekët për kishat ortodokse dhe turqit për xhamitë myslimane apo teqetë. Disa janë bërë mollë sherri midis tyre gjë që i rëndon truallit shqiptar. Kjo është politika shoviniste historike ndaj trojeve shqiptare që disa prej tyre duan ta mbajnë gjallë akoma edhe me ndërtime të reja që të justifikojnë coptimin e mëtejshëm të trojeve tona të mbetura peng tek ata nga e kaluara. Iku ajo kohë, nuk e shpëton dot asnjëlloj pazari. Shqiptarët i kanë dalë zot vendit të tyre kudo ku ndodhen. Drejtësia do të bëj të vetën. Më mirë sot se nesër!
    Me gjithë respektin për besimtarët e thjeshtë, ato kisha dhe manastire të mbiquajtuara serbe janë si gozhda e Nastradinit i cili vajti mysafir te miku i tij i pasur, dhe meqë nuk pa ndonjë varëse nguli një gozhdë në mur ku vari xhyben e tij, çallmën dhe peshqirin. Pas ca kohësh solli edhe plaçkat e shtëpisë dhe me ndihmën e kadiut u bë pronari i shtëpisë së mikut. Kështu edhe Presidenti Vuçiç dhe Patriarku Irinej për një gozhdë që kishin ngulur dikur pretendojnë sot gjithë Kosovën ose bëjnë pazar me toka shqiptare për veriun e Mitrovicës autoktone.
    Nga frika e fjalës autoktone ata ndjekin për të ndëshkuar Ismail Morinën që “guxoi” e valviti i pari flamurin gjithëpërfshirës të trojeve ku jetojnë shqiptarët, popullorçe, me tifozllëk sportiv për ta shtuar gëzimin e lojës dhe meritonte mikpritje e mirëkuptim. Çfarëdo mund të ketë qenë veprimi i tij pëveçse jo provokim, as sfidë e as tallje, siç u perceptua nga pala pritëse me parrulla vrastare për shqiptarët, vrer dhe urrejtje. Morina mbeti i zhgënjyer nga pritja e stadiumit se nuk kishte për qëllim të prishte lojën e të dëmtonte vendin e tij as edhe marredhëniet në përmirësim me popullin serb. Nuk ka shqiptar, i thjeshtë apo pushtetar, që ta shikojë zgjidhjen e çështjeve madhore me fqinjët te veprimet prapa kurrizit apo te provokimet.Tifozët sportivë normalisht e kuptojnë njëri tjetrin, pse ju u hodhët menjëherë te interpretimi më i keq, dhe nuk patë të vërtetën se në atë flamur janë përfshirë vetëm troje etnike shqiptare pa kufij, siç aspirojmë të jemi një ditë në BE?! Ç’kuptim kanë përpjekjet për tu integruar në BE kur mungon besimi tek e ardhmja?!
    Ju nuk pranoni të vërtetën që shpreh flamuri autokton sepse nuk doni të lëshoni vullnetarisht atë që nuk është e juaja. Dënimi i një sportisti tifoz nuk e zhbënë të vërtetën e shprehur në flamurin autokton dhe juve ju akuzon për mohimin e saj. Të vërtetën e shprehur në atë flamur e fakton gjithë populli shqiptar që jeton n’ato troje, gjuha, historia dhe kultura shqiptare që atë ditë i kishin të gjithë sytë te stadiumi i Beogradit. Ballist Morina nuk i ka bërë asnjë të keqe Serbisë. Nuk është faji i Morinës që stadiumi i Beogradit dhe policia vetëm sebep prisnin dhe u gjendën zbuluar para shqiptarëve dhe gjithë botës. Prandaj kërkojmë dhe shpresojmë që edhe ju të keni reflektuar e të ndërprisni pa vonesë përndjekjen e pakuptimtë të Ballist Morinës. Kasandra.

  5. agron says:

    Mire e ben Vucic ! Dogjen , vrane, perdhunuan 20.000 kosovare dhe kosovaret sot ne qeveri nuk merren dot vesh me njeri tjetrin dhe asnjehere nuk kane ngritur zerin per sa Dardania ka kaluar. Sa manastire te krishtere katolike + xhami te vjetra nuk jane djeguar !! Te gjitha pa perjashtim dhe kane mbetur vetem ato te serbeve qe jane shpalluar te mbrojtura nga UNESCO ETJ. Harruat qe dhe gjate bombardimit te Dardanise (Kosove eshte shpikje e serbise pasi Dardania ka egzistuar para ardhjes se sllaveve shek VI-X mbas krishtit.) kishat ortodokse nuk u preken. Drejtuesit shpitare ne Dardani po e tregojne qe vejne interesin privat mbi interesin shteeror prandaj nuk mund te krahasohen me nje pinjoll te Milloshevicit dhe ne sherbim te politikes mijevjecare te PANSLLAVEVE perfaqesuar nga kisha e tyre. Ka shume te drejte VETEVENDOSJA ne Dardani por nuk e lejojne ish UDB-istat shqipetare qe perpiqen te duken si demokrate , te moderuar , europianiste etj por mbeten gjithmone ne listat e UDB por pa pagese !!!

  6. Kabashi says:

    Pse po hesht kryetari i Kosoves rrugen ja hapi Vuciqi per t’i teguar botes per gjenocidin, per zhdukjen, betonimin ne Beograd ne poligone sportive dhe te policis te te vrareve civile shqiptare perfshi ketu femije, pleq e gra shtatezena, dhunimet, minimin e rrrugeve, faltoreve, shkaterrimin e fshatrave e qyteteve, deportimin e dhunshem nga shtepite e tyre me te madhin pas atij te Luftes se Dyte Boterore. Vete Vuciqi i ka duart e perlyera me gjak se ishte pjese e qeverise serbe qe beri gjitha keto mizori mbi popullsine shqiptare, boshnjake, kroate, sllovene etj. bile vrane edhe serbe sic ndodhi rasti ne Peje, rasti i ushtareve ne Paraqin, ku u vrane te rinj serbe etj. per t’i akuzuar shqiptaret, Pse po hesht Hashim Thaqi!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje