Intervista e rrallë e Isa Boletinit: "Ultimatum" për fqinjët, ja çfarë po ndodh me kufijtë e Shqipërisë

24 Shtator 2017, 11:17Politika TEMA

Gazeta franceze, “Le Radical”, ka botuar, të mërkurën e 9 prillit 1913, në faqen n°3, intervistën e patriotit dhe trimit shqiptar, Isa Boletini, në lidhje me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë.

Atdhetari shqiptar, ashtu siç i ka hije një lideri, ka mbrojtur asokohe çështjen e kombit tonë, madje duke dhënë edhe disa këshilla për fqinjët tanë.

Nga Aurenc Bebja

Romë, 8 prill. – Në një intervistë, Isa Boletini, shqiptari i famshëm, i cili aktualisht shërben si Ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, ka shprehur :

Në qoftë se është ende e pamundur të shprehemi për vijën e saktë të kufijve, mund të themi se shqiptarët nuk do të heqin dorë kurrë nga qytetet e Gjakovës, Pejës, Manastirit, Shkupit, Shkodrës dhe Janinës, nga që i konsiderojnë logjikisht pjesë të territorit të tyre.

Këto qytete janë kryesisht shqiptare; ata na përkisnin për shekuj me radhë; në zemër, ato kurrë nuk kanë reshtur të jenë tonat. Bashkëqytetarët tanë i banojnë pothuajse tërësisht. Na u tha që edhe sikurse Evropa të na japë një status, ne nuk do të jemi të sigurtë ndaj ndonjë rreziku tjetër.

Në fakt, na shpjegojnë se Fuqitë e Mëdha i patën garantuar solemnisht Turqisë integritetin e territorit të saj, dhe megjithatë Turqia u nënshtrua nën shtytjen e tërbuar të shteteve aleate.

Mos vallë edhe Shqipëria do të shypet ? Unë jam i lumtur t’u përgjigjem këtyre shqetësimeve duke i siguruar miqtë tanë.

Krejt ndryshe është situata jonë : populli shqiptar është një popull homogjen, i nxitur nga patriotizmi i zjarrtë, lufton për një ide. Ai nuk shpall luftë, por mbizotëron dhe triumfon nëpërmjet kryengritjes.

Shikoni të kaluarën tonë: lëvizjet tona kryengritëse kanë qenë gjithmonë lëvizje fitimtare. Shtetet e Ballkanit kanë çdo interes të jetojnë në mirëbesim me shtetin autonom të Shqipërisë.

Në rast të shkeljes së drejtave, në kundërshtim formal dhe të qëllimshëm të Evropës, njëqind mijë luftëtarë që kemi në dispozicionin tonë, nuk do të vonojnë të sulmojnë së shpejti shtypësit, nëse Serbia, Greqia dhe Mali i Zi përpiqen të mbajnë nën sundim qytetet shqiptare që kanë pushtuar, atëherë atyre do t’u duhet të mbajnë ushtritë përjetësisht në gjendje lufte.

Një perspektivë e tillë do t’i lodhte para nesh.”(Darsiani)

16 komente në “Intervista e rrallë e Isa Boletinit: “Ultimatum” për fqinjët, ja çfarë po ndodh me kufijtë e Shqipërisë”

  1. Kuq e zi says:

    Analize e sakte
    Edhe sot pas 100 vjetesh formula eshte po ajo ushtrite e fuqishme shpallin lufte per perfitime por nqs lufta zgjat perfitimet kthehen ne humbje te medha ekonomike qe eshte e kunderta e asaj qe deshirohet
    Mjafton te permendim afganistanin ku si bashkimi sovjetik dhe shba u terhoqen pikerisht per motive ekonomoke

    1. Flm says:

      Per te kuptuar se c’fare “teatri komik” ishte “Pamvaresia” Shqipetare, ju rekomandoj te lexoni ne Shqip ne Internet, “Ismail Qemali besnik i perandoris Osmane perplaset me Italine”.
      Perallat e “pamvaresise” jane sajes qe Turqit te kishin perseri pushtetin e tyre nepermjet Turko-Arnauteve qe ju lane pushtetin perparase te largoheshin nga Ballkani (te detyruar nga lufta e popujve te Krishtere).

  2. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    hahahaha,MJAFTE ME me histori per gjoja ”trimeri sunitesh” ne sherbim te Shqiperise!!!! ate qe kane bere muslimon brothers[te cilet vazhdojne edhe sot] ka qene vec ne sherbim te pushtuesve turq,gjermone apo talone,ok!

  3. perenduan ato kohe kur shqiptaret mundoheshin te mbronin kufijte,dhe nuk ja arriten edhe per pa aftesine e tyre edhe nga fuqite e medha.
    Por cfare ndodh sote kur te gjithe fajesojn fuqit e medha se coptuan kufijt dhe lane jashte shume troje dhe nderkaq shqiptaret me nje zell shume te madh i falin trojet shqiptare sikur te jene oborret e tyre personale(madje ato i mbrojne me arme ne dore dhe i shumfishojne),nga tja fillosh qe nga koha e zogut te kurves,ne kohen e berishovicit me lulzimthin qe i dhane detin grekut dhe fytyrat e tyre shprehin nje ngazellim(sikur po i marin dicka grekut jo sikur po falin pjese trupi te atdheut) ne nenshkrimin e dokumentit apo te vazhdosh me kosovaret qe i japin malit te zi pjese nga trojet shqiptare.
    Prandaj mos akuzoni fuqite e medha per pa aftesin,tradhetin dhe djallezin tone…….

  4. pedro i ri says:

    Nga foto dallohet tiparet e shiptarit popullor autokton dhe Intelektualit te tuqizuar .

    1. mirel says:

      pedro kaka. Vetem grek e turk nuk duket ky tipi i fotografise.
      Qe ka qene burre king, ka qene. Krahasoje me ndonje macok grej me vetulla e buze te trasha..nuk ngjan hic..

      1. Theatrical says:

        njehere “pedro”..perhere “pedro”(ves i lashte i grekut)
        zgufllone syte,shikon kudo vetem “turq” e kujton Stambollin hahahaha

  5. PPE says:

    Ty Pedro qe vjell helmin e percarjes, shume te kruhet ajo prapanice, te sugjeroj te shkosh e te kruhesh ne ndonje hu gardhi qe te biesh rehat.

  6. klaudio says:

    O Pjetro kari shqipetaret nuk jane turq omavri shqiptaret kan bes dhe trimeri vetem nje pjese si puna juaj qe armen me te forte qe keni eshte pabesia virtyt i jevgjeve te junanistanit

  7. millosh kopiliqi says:

    Isa Boletini se paska kerkuare Mitrovicen ????????? Si nuke po kuptojne shqiptaret se problemi historike i tyre eshte gjuha shqipe, pse toponimet tona jane sllave dhe greke, pse u beme aq lehte hasana dhe hysena, pse mungojne dokumentet historike ne shqip………. shpetimi i vetem fuqizimi i gjuhese shqipe ne ballkan

    1. albaniafirst says:

      toponimet jane nderruar ne shekuj nga ata qe benin politiken ne bote. Dikur gadishulli yne quhej “Gadishulli Ilirik” dhe sot eshte nderruar ne ate “Ballkanik”. Vrite pak mendjen qe ta gjesh se perse eshte bere kjo … Me siguri do kuptosh edhe aresyen e toponimeve qe kemi sot.
      Bullgaret e FYROM-it e quajne Shkupin, nje qytet shqiptar me emrin Skopje. Apo Manastirin me emrin Bitola. Mos valle kjo I ben ata qytete jo shqiptare?

  8. mirel says:

    O kopiliq, quhet pushtim. Edhe Filipinet ne fund te botes kane emra dhe emertime spanjolle. Por prape jane shtet i pavarur dhe quhen filipineze.

  9. zhaku I pamposhtur says:

    Ο pallosh kopili po ti kishe hapur librat dhe të mësojë historinë nuk do të kishe nevojë as ti e as këta shokët e tu të mësipërm që të ‘ngaterroni” mutin me kadaifin…historinë e shkruajnë historianët dhë jo klerikët. ..ai janulla to yt meqë e njeh kaq mirë historinë le ta heqi atë rrasen e zezë dhe le të ulët e të bëjë politikanin apo historianin por jo duke gënjyer elifmatraker sikurse jeni ju…

  10. Sirius says:

    Ku ishin keta heronjte kur fqinjet tane luftonin dhemb per dhemb me perandorine Otomane ne luften e pare Ballkanike. Apo e gjeten taven gati nga Austrohungaria. Ky thote se Turqise i kishin garantuar integritetin e territorit te saj, pra nenkuptohet se ketoi ish vilajete ne Ballkan, konsideroheshin si prone e Turqise nga ky Isa Trimi. Konkluzioni eshte se ky nuk shprehet si Shqiptar, duke e konsideruar Turqine si pushtues, por si Turk duke thene se keto vende ishin pjese e Turqise.

  11. Alban Hamzai says:

    Isa Boletini ishte komandant I Gardes se Sulltanit .Kjo do te thote se ishte njeriu me I besuar I sulltanit .U kujtua per Shqiperine si kofini pas te vjeli .Ata 100.000 luftetare I kishte pare ne ender ,ose I ngateron me 100.000 ushtaret e gardes se sulltanit . Edhe ne Vlore shkoi disa dite pas ngritjes se Flamurit .Megjithate festoni me mendjen tuaj .

  12. Sirius says:

    Gazeta amerikane sjell intervistën e Qemalit për “The Morning Post”. Mbrojtja që ai i bën regjimit të vjetër dhe akuzat ndaj xhonturqve

    LONDËR – Ismail bej Qemali, tri herë guvernator i Tripolit nën regjimin hamidian (Abdul Hamid) dhe që nga ardhja në pushtet e turqve të rinj (xhonturqve), një kritik rebel i politikës së turqizmit së fundi ka qëndruar në Londër. Në bisedën me një përfaqësues të “The Morning Post”, Ismail Qemali hodhi poshtë me përzemërsi sugjerimin e udhëheqësve xhonturqë se shqiptarët janë pasiv në besnikërinë e tyre ndaj kauzës otomane.

    Kritika për Italinë

    “Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo nuk është vetëm një fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane, me të cilën Italia është një bashkëgarantuese në marrëveshjet e viteve 1856 dhe 1878, por përbën një kërcënim të lartë për ekzistencën e shumë shteteve dhe i trajton marrëveshjet ndërkombëtare thjesht si mbeturina prej letre. Sipas Artikullit 8 të marrëveshjes së vitit 1856, Italia pranoi bashkë me fuqitë e tjera nënshkruese se “nëse do të dalë ndonjë problem midis Portës së Lartë dhe çdo shteti tjetër të fuqive që kanë firmosur dokumentin, çdo keqkuptim, i cili mund të rrezikojë ekuilibrat e marrëdhënieve të tyre, Porta e Lartë dhe secila prej fuqive të tilla, më parë duhet të tërhiqen nga e drejta e përdorimit të forcës, duke i lejuar vetes të fusin palë të tjera ndërmjetësuese, si një mundësi për të shmangur zgjidhet ekstreme. Për më tepër, sipas Protokollit të Londrës, nënshkruar në vitin 1871, fuqitë e kishin mbështetur atë unanimisht, si një parim thelbësor të Ligjit të Kombeve që asnjë fuqi nuk mund të hedhë poshtë detyrimet që dalin nga marrëveshja, apo të modifikojë marrëveshjen përkohësisht, duke mos pranuar pëlqimin e palëve ndërmjetësuese që rrjedhin prej saj.

    “Aspekti trishtues i çështjes në tërësi, në mendjen time, është se ky veprim nga ana e Italisë përcakton për të një pamje tërësisht tendencioze. Ylli i Italisë së Bashkuar doli gjatë luftës së Krimesë, kur ajo ishte bashkë me Francën dhe Anglinë, në mbrojtje të integritetit otoman dhe ajo arriti shkëlqimin e saj të madh në luftën e lavdishme për bashkimin e Italisë, e cila ishte e mjaftueshme që të deklarojë parimin e kombësisë. Opinioni im nuk është lëkundur asnjëherë në drejtim të kësaj; Fuqitë duhet të ndërhyjnë që të shmangin lëvizjet e fundit të Italisë dhe unë akoma mendoj se do të vijë dita kur ata do të pendohen nga realizimi i sanksionit të heshtur përmes ligjit të dhunës. Veçanërisht, Anglia ka interesa thelbësore për arsye të popullsisë së madhe muhamedane që ajo qeveris dhe nuk ka asnjë dyshim se të gjithë popujt myslimanë kanë qenë thellësisht të prekur nga ky akt i paqytetëruar i qeverisë së “civilizuar” perëndimore.

    Shqiptarët, pro-otomanë

    Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara nga ata gjatë një apo dy viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme për t’u ngritur dhe do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë, nëse do të jetë e nevojshme.

    “Por, nëse unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Perandorisë, jam i verbër ta arsyetoj ngjarjen në tërësi. Unë jam aq i sigurt aq sa mund të jem, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te popujt e saj, me gjithë veprimet e çmendura të xhonturqve, si dhe respekton dhe simpatizon Fuqitë e Mëdha dhe Italia kurrë nuk do të ëndërrojë tentativën për një goditje të tillë.

    Problemet me xhonturqit

    Që pas rënies së Qamil Pashës, qeveritë, të cilat kanë vijuar njëra pas tjetrës, nuk kanë pasur qëllim më shumë të aplikojnë programin e një grupi njerëzish të panjohur përmes mjeteve të mistershme të pushtetit të tyre, sesa kanë luajtur thuajse për të ruajtur magjinë e ekzistencës së Perandorisë. Me zhdukjen e despotizmit të Abdul Hamidit, ata vazhduan të vënë të tjerë në vendin e tij. Ndonëse nën pushtetin hamidian, individët u vunë në qendër të persekutimit, e njëjta metodë është zbatuar edhe nën pushtetin e xhonturqve ndaj të gjithë kombësive. Në ditët e mia të para atje pashë një tmerr të kryer në masakrat e Adanas të realizuar nga urdhrat e këtyre njerëzve, që mbështetën shkarkimin e Abdul Hamidit. Pas vendosjes së tyre përfundimtare në Kostandinopojë, ata i varën shqiptarët që kishin qenë propaganduesit e tyre përpara se të bëhej ndryshimi. “E njëjta gjë ishte edhe në Hauran dhe Jemen. Paraja i kishte dalldisur dhe Perandoria u tkurr nga trazirat në luftën kundër të ashtuquajturve armiq të brendshëm, ndërsa garnizoni i Tripolit ishte reduktuar, siç thuhet, në rreth 500 veta. Shpërbërja u pasua me armiqësi të brendshme kudo. Dhe tani nxitësit që sollën zjarrin janë hidhëruar sepse liberalët e vërtetë në Perandori këmbëngulin se ata nuk janë njerëzit që duhet të dëbohen. Personat që i bënë këto gabime kërkojnë ndëshkimin e merituar; së paku ata nuk duhet të lejohen më gjatë të ushtrojnë ndikimin e tyre të keq në shumë poste zyrtare.

    Unë nuk kam hezituar të them se nëse Komiteti vazhdon të ekzistojë si pushtet suprem, asnjë element që përbën Perandorinë, apo Fuqitë, nuk do të jetë në gjendje të ketë besim në qenien si qeveri ligjore dhe me siguri që do të vijë një përplasje.

    Kalbja e Perandorisë

    Komiteti duhet të pranojë të këqijat që ka shkaktuar dhe anëtarët e tij duhet të kenë patriotizmin e mjaftueshëm që t’i zhdukin ata dhe të shkojnë te pushtetet e ngritura ligjërisht, – Sulltani, Senati dhe Dhoma, – një veprim ky absolutisht i lirë. Duke dështuar kjo, unë besoj se Perandoria është e destinuar të kalbet. Të gjithë njerëzit e saj janë gjallë nga e njëjta ndjesi. Ai është element i papërgjegjshmërisë në qeveri, e cila një ditë duhet të fundoset.

    “Ju më pyesni si zgjidhet çështja e Tripolit. Është e vështirë të përcaktosh se si do të shkojnë gjërat. Personalisht kundërshtova pranimin e një dëmshpërblimi në para, siç ishte gjithashtu, i njëjti rast në Bosnjë, në vitin 1908. Unë besova më pas dhe besoj edhe tani se ishte një precedent fatal dhe unë isha kundër kësaj. Perandoria Otomane nuk mund të qëndrojë e vetme; ajo ka nevojë për mbështetjen e aleatëve dhe unë mendoj se çështja mund të ishte zgjidhur në ato linja. Trazira e tanishme tregon shumë mirë të njëjtën gjë. Tripoli nuk është tamam i njëjti, si pjesë e Perandorisë. Tradicionalisht ai është përbërë nga dy Bevlikë, të ndarë dhe ai kishte një marrëveshje të sajën me Anglinë për disa kohë. Siç e dini, përfundimi i saj, duke u shkrirë brenda Perandorisë, është një çështje e historisë së kohëve të fundit dhe Caramanli i ka mbajtur zyrtarët deri gjatë viteve të fundit. Marrëdhëniet tona me Anglinë në lidhje me Egjiptin dëshmuan një mënyrë të mundshme të shmangies së telasheve. Ju keni mbrojtur teorikisht sovranitetin tonë. Ne kemi marrë haraçin tonë të vjetër dhe Britania e Madhe ka bërë ç’është e mundur që të ruajë tokën historikisht të dashur të Turqisë në lidhje me Khediviaten. Anglia ka sjellë një model në drejtim të Egjiptit dhe unë mendoj gjithashtu se përmes indiferencës së saj ajo ka treguar se kjo është bërë vetëm nga besimi në dashamirësinë e saj, që Turqia të mund të shpresojë të ruajë ndikimin si një fuqi e madhe. Ky është një nga gabimet më të rënda të viteve të fundit që drejtuesit e saj kanë bërë, të përpiqen ta detyrojnë Turqinë që të luajë rolin e një fuqie të madhe ushtarake, kur ajo është në fundin e një periudhe të rigjenerimit dhe rritjes. Nuk është se Perandoria po e shet lëkurën shtrenjtë dhe as nga politika e Chauvinizmit, në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm, që respekton atë që fiton, por unë shpresoj se kur marrëveshja tashmë është tejkaluar, ne do të kthehemi te politika e liberalizimit real, të cilën e shohim jo thjesht si zbavitje, ashtu siç ndodhi në fund të regjimit të vjetër, në vitin 1908.

    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 31 dhjetor 1911

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje