Rama takon kreun e OKB-së, kërkon garanci për Kosovën: Njohja kontribut për stabilitetin

23 Shtator 2017, 16:15Politika TEMA

Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së, kryeministri Edi Rama pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj organizate, Antonio Guterres.

Gjatë bisedës, u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat e zhvillimit dhe u theksua nevoja e bashkërendimit të kontributeve të të gjithëve në adresimin e këtyre sfidave. Sekretari Guterres përgëzoi Shqipërinë për Integrimin e Objektivave të Zhvillimit te Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.

Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit. Kryeministri Rama garantoi se Qeveria shqiptare është e angazhuar me përkushtim të lartë për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë.

Në këtë aspekt, Rama nënvizoi se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit dhe të të gjitha vendeve të tij.

Kryeministri Edi Rama po ashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri në procesin e reformave.​

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje