Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot krerët e degëve të kësaj partie. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në selinë e PD-së.
Aktualisht nuk dihet se çfarë do të bisedojë kryetari Basha me krerët e PD-së në rrethe.
Pas takimit Basha tha se që të gjithë demokratët duhet të mblidhen me një qëllim të vetëm, për të luftuar aleancën me krimin dhe blerjen e votës. Ai tha se për sa kohë do jetë kryetar i PD-së, nuk do të ketë fraksione.
Ndërkohë, vendimi i Bashës vitin e kaluar, vazhdon të mbajë të ngrirë kreun e PD dega Durrës Osman Stafa, pra praktikisht dega e dytë më e madhja në vend është pa kryetar.
Stafa thotë se është kryetari legjitim i kësaj dege dhe se ndaj tij është shkelur statuti i PD.
Në këto kushte,sipas Stafës Durrësi është pa opozitë e për pasojë qytetarët ndjehen të pa mbrojtur nga abuzimet e qeverisë.
Kreu i ngrirë i Durrësit bën fajtor strukturat drejtuese të PD për këtë situatë.
Nga Tirana nuk ka asnjë sinjal për zgjidhjen e kësaj situate thotë ai ndërkohë që apelon për një bashkim të PD.
Stafa thotë se do të jetë aty edhe nëse do të bëhen zgjedhje për kreun e PD duke qenë pjesë e zgjidhjes së problemit.