Pasditen e sotme, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në një takim ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.
Kreu i grupit socialist Balla i shprehu ambasadores Schütz vlerësimet dhe konsideratat më të thella për miqësinë midis dy vendeve dhe theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani në kuadrin politik janë në nivel të shkëlqyer, dhe duhet t’i vendosim në dobi të bashkëpunimit edhe më të gjerë ekonomik dhe tregtar.
Duke u ndalur tek rëndësia e investimeve gjermane në Shqipëri, kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha: “Investimet gjermane në Shqipëri, ne i shohim jo vetëm si burim të ardhurash, por edhe si një instrument të transformimit të kulturës së sipërmarrjes dhe të kulturës së punës.
Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të interesuar dhe pse i konsiderojmë ato me një vlerë të dyfishtë. Së bashku me Ambasadën Gjermane në Tiranë, ne do të vazhdojmë kontaktet edhe me sipërmarrjen gjermane, prezente tashmë në Shqipëri”.
Më tej gjatë fjalës së tij Balla theksoi: “Gjithashtu kemi planifikuar për të çuar më tutje kontaktet e nisura muajt e kaluar, në disa takime të mëtejshme me disa nga kompanitë e interesuara gjermane për të investuar në Shqipëri”.
Edhe kjo si nga Librazhzhzhdi duket.