Gent “Koburja”: Dhuna në mbledhjen e djeshme, gjë e mirë. Njerëz jemi, emocionohemi dhe nuk përmbahemi dot…

22 Shtator 2017, 18:08Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka komentuar incidentin në mbledhjen e Kryesisë së PD, ku kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana (i caktuar në këtë detyrë nga Lulzim Basha) ka tentuar të godasë sekretaren për Organizatat Partnere në PD, Valbona Mezini, pasi kjo e fundit e ka ndërprerë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Strazimiri tha se në mbledhje pati debat dhe kjo është gjë e mirë sipas tij.

Strazimiri u shpreh se incidenti, duke iu referuar audioregjistrimeve, ishte i parapërgatitur.

Strazimiri tha se prioritet i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.

Për fat të mirë pati debat dhe ishte një nga mbledhjet më të mira të kryesisë.

Mund t’ju them se gjithçka u zhvillua me sinqeritet.

Ishte një mbledhje që zgjati rreth 5 orë dhe gjithkush dha mendimin e tij.

Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do kemi edhe rezultatet e para, qoftë edhe emocionale.

Prioriteti i çdo demokrati është shpëtimi i vendit nga Edi Rama.

Nuk është aspak thelbësore incidenti dhe po të më pyesnit para pak orësh do ju thoja që emocionet janë një gjë e mirë.

Por tashmë ju them që ka dalë një audioregjistrim, çka tregon që ka qenë i përgatitur. Ishte një moment emocioni deri në kufijtë e tensionit, por nuk njolloset mbledhja” tha Strazimiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje