Skandal nuk janë përgjigjet, por pyetjet

22 Shtator 2017, 17:24Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Në media e rrjete sociale sot po gajasen të gjithë. Pedagogë që vijnë nga radhët e juristëve dhe që garojnë për anëtarë të komisioneve të vetingut, janë marrë në pyetje nga një komision profesorësh dhe ka rezultuar se ata nuk dinin tu përgjigjeshin ca pyetjeve të thjeshta që u bëri komisioni.

Dhe pyetjet ishin?

Çfarë ka qenë Alush Dragoshi?

Çfarë ka qenë Keanthi Koçi

Kush u vra iu pari, Falkone apo Borselino?

Ka raste kur është shkarkuar një prokuror i përgjithshëm nga parlamenti dhe është rikthyer me vendim të Gjykatës Kushtetuese?

Cili është objekti më i shtrenjtë që keni blerë në jetën tuaj?

Sa kushton makina juaj?

Pse s’ke makinë?

Kush prokuror e arrestoi guvernatorin e Bankës së Shqipërisë?

Cfarë libri po lexon aktualisht?

Në fakt kur mendon se ata pedagogë nuk dinë tu përgjigjen këtyre pyetjeve, si do të mund të jenë ata të zotë të kontrollojnë gjykatësit e prokurorët?

Por kur mendon se çfarë pyetjesh u bëhen atyre, të zë lemeria se çfarë është duke kërkuar komisioni.

Çfarë janë dhe përse shërbejnë këto pyetje?

Çfarë handikapi profesional është që një pedagog nuk njeh prokurorin e parë të përgjithshmë postkomunist që ka ikur pa lënë asgjë gjurmë në drejtësinë shqiptare?

Cfarë handikapi profesional është që nuk mban mend historinë se kush është vrarërë i pari nga heronjtë e luftës kundër Mafias, Falkone apo Borselino?

Çfarë lidhjeje ka me profesioinalizmin e juristit pyetja se cili është objekti më i shtrenjtë që keni blerë në jetën tuaj?

Mund të duket mjerim formimi i përgjithshëm i këtyre juristëve, por në fakt ata nuk ishin aty në “Cuiz show” për të fituar një makinë me kilometrazh zero.

Ata vërtet mund të mos e dinë se çfarë ka qenë Alush Dragoshi(dhe më mirë që se dinë), por mund të jenë profesionalisht shumë të formuar. Tek e fundit, asnjë prej atyre pyetjeve nuk lidhen me drejtësinë dhe profesionin që ata kanë.

Eshtë njësoj sikur ta pyesësh atë që bënte pyetjet për Kodin Penal, e pastaj të gajasesh se ai nuk e dinte përgjigjen.

Problemi ynë është se duam dhe duhet ti dimë të gjitha. Juristi duhet të njohë edhe ligjet, edhe historinë, edhe letërsinë, edhe sa vjeç ishte Kolombi kur shkoi në Amerikë, edhe në çfarë date ndodhi aksidenti atomik në Çernobil, sa herë është martuar Donald Trump dhe sa e ka numrin e gjoksit Kim Kardashian.

Njerëzit e vetingut nuk do tu testojnë nivelin e njohurive të përgjithshme gjykatësve dhe prokurorëve. Ata do të verifikojnë deklarimet e pasurisë së tyre dhe do të bëjnë hetimet sipas kritereve që përcakton ligji i vettingut për të parë se kush është i korruptuar e kush jo.

46 komente në “Skandal nuk janë përgjigjet, por pyetjet”

  1. In says:

    O Mentar pa lidhje, kultura e pergjithshme eshte baze. Pa ate ska profesion. Po ku do gje ti, cope gazetari online….

    1. The Punisher says:

      Ku shfaqet “kultura e pergjitshme” tek keto pyetje or trap ? Trapa kandidatet por me trap ai qe bente pyetjet.

      1. Grigor says:

        Punisher
        Nderime. Shume e vertete kjo qe thua.
        Por ama edhe nje gje tjeter po del e vertete. Reforma e gjyqesorit, pjese e se ciles eshte edhe procesi Vetting, po kthehet ne nje shaka te hidhur per ne. Keta qe e kane marre persiper Jane koqe kandari.

    2. eno says:

      Dhe ti kishin kerkuar nuk do ti kishin gjetur kandidatet aq te te paafte .
      Profesori qe bente pyetjet ishte shume i zgjuar. Nuk mund ti bente pyetje kandidateve aty per kodin penal. Nje komision i tille ben pyetje per te testuar nivelin e inteligjences. Profesori u habit se me ca pyetje krejt te thjeshta zbuloi majen e ajzbegut te injorances qe fshihej tek te gjithe kandidatete pyetur. Nga pytjet rezultoi se ata nuk kishin haber fare nga sistemi i drejtesise dhe se nuk kishin lexuar historine krimit dhe mafies qe e njeh gjithe jurisprudenca boterore aq me teper ata nuk njihnin dhe figurat kryesore te jurisprudences shqipetare dhe ngjarjet qe kane bere buje, si ngjarja qe i perket ish Avokatit dhe juristit te njohur Kleanthi Koci, shkarkimi i prokurorit te pergjitheshem nga Parlamenti.
      Njeri deklaron se sendi me i shtrenjte qe kishte blere ne jete vlente 70 dollare. Tjetra thoshte qe do te fikte telefonin nese dikush do ti dergonte mesazh kercenues ne telefon. Tjetra nuk njihte proceduren e shkarkimit dhe historin e Prokurorise shqipetare.

    3. Sadi says:

      O mentar mentori,

      Ato ishin pyetje shume profesionale, te cilat nxoren zbuluar anen profesionale dhe kulturore te aplikanteve????

      Turp per nivelin e kandidateve ne radhe te pare dhe mesimi i pare do te ishte,
      A eshte kjo shkolla shqipetare, eshte katandisur ne kete derxhele,
      apo keta jane ata qe po ngjisin shkallet e karrieres.

      Une mendoj se sistemi dallkauk i parlamentit po transmetohet edhe ne te gjitha qendrat e pushteteve.

      Keshtu mentor me duket se niveli i juaj nuk e kalon ate te te pyeturve.

  2. tfgs1 says:

    nese dikush mendon se sunitet mund te bejne shtet,athere ai ka nevoj per psixiatro………

    1. Fshatari says:

      Tfgs1 nqs ti mendon se greket nuk Jane kurva,atehere duhet te pyesesh k…rin tim

  3. juristi me8vjçare says:

    o kikia! ështënjësoj sikur të pyesësh pëllumb kabon se kush është ukshin hoti.dhe ai te thoj nuk e dddi çaa tttthemmmm vajta kohë që skam pa më filma.hahahaha.këta janë për të vjel shalqi

  4. Fandom says:

    E ke gabim Mentor. Ato pyetje tregojne qe nuk kane as llogjiken me elenentare kur pergjigjen gabim. SI thua ti, ai tuhafi qe nuk ka idene e konceptit objekt (real) si do te gjykoje mbi objektin apo subjektin juridik? Pyetja per Falkonen eshte shume e thjeshte, che mjafton te mendoheshe per 2 sekonda, Pasi permenden gjithmone bashke: Falkone e Borselino dhe jo ne radhe te kundert, por sipas radhes se vrasjes
    Ajo pyetja per prokuroret pastaj tregon se keta nuk kane pasur as interesin minimal profesional te lexojne artikujt e kronikes gjyqesore te vendit. Per çfare justifikimi apo arsyeje, persona qe nuk njohin situaten gjyqesore apo hetimore ne vend duhet te kryejne reformen ne sistemin gjyqesore?

  5. Shqiptari i Ilirise says:

    O Mentor!Po si te duken pyetje koti ty se çka qene Di Pietro mo?
    Po rradha e vrasjes se Barsolinos me Falkonen ka te beje me njohjen e mafjes .Se strukture kriminale qe zbulohet pse u vrane njeri pas tjetrit.Po Kleanthi Koci eshte babai i jurisprudences shqiptare mo.Po pse mo pa rendesi te duket ty se çliber po lexon?
    Po kultura e pergjitheshme eshte e barasvlefshme me kulturen juridike mo gazetar.Ndoshta me e rendesishme.
    Po prandaj kemi kete gazetari edhe ne zejin tuaj ne.Se jeni fushe nga kultura e pergjitbesjme.

  6. Kosovari says:

    Pyetjet e tua jane pak a shume te tipit :

    Çfare magesie (ti thua handikapi) ka per nje gazetar, qe nuk njeh dreteshkrimnin e gjuhes shqipe ?

    Ne fakt edhe nuk ka sepse shume prej shokeve te tu nuk e njohin drejteshkimin !

    1. arta says:

      po “Cuiz Show” çfare eshte??? Ndoshta ka dashur te thote “Quiz Show” Mentori yne ?

  7. Vlora 9 says:

    Po mire o Mentor ty nuk te ben pershtypje qe aplikanti pergjgjet qe objekti me i shtrenjrte qe ka blere ne jeten e tij eshte nje pene me kallamar. Ke konflikt interesi o Mentor, e di vete ti, prandaj me mire hesht

  8. Alfred says:

    mendoj se arsyetoni drejte z. Kikia edhe pse jam i sigurte qe kultura e pergjitheshme ka rendesi. pyetjet e profesorit nuk pasqyronin refleksion mbi kulturen e pergjitheshme te juristit, perkundrazi ishin shume te siperfaqeshme ose me sakte mediokre ne raport me ate se cfare formimi juridik ka kandidati.
    me nje fjale profesori ekspert ishte me dobet sesa kandidati jurist. pune shqiptaresh edhe ne nivel profesori antropolog.

  9. NO PASION says:

    JA NJE SHKRIM QE TREGON SE SI PESHOHET INTELEKTUALIZMI DHE PROFESIONALIZMI NE SHQIPERI…..KY NE MOS ESHTE IDIOT LUAN ROLIN E IDIOTIT…NQS KANDIDATET PER VETINGUN DO TE PERGJIGJESHIN SAKTE OSE AFERSISHT SAKTE MUND TI DREJTOHESHIN KOMISIONIT SE PYETJET ISHIN TEJET JASHTE NATYRES JURIDIKE GJE QE DO TE NXIRRTE NE DUKJE FORMIMIN E PERGJITHSHEM INTELEKTUAL TE TYRE DHE DO NXIRRNIN BLLOF PYETJET E TJERA QE KISHIN PER QELLIM TE MESONIN FORMIMIN E PERGJITHSHEM TE KANDIDATEVE….ESHTE NJESOJ SI TE PYESESH MESIN DHE RONALDON SE KU BIEN SH.B.A APO ANGLIA DHE ATA MOS TA DINE KU NDODHEN E MENTOR KIKIA TI MBROJE DUKE THENE PYETI PER FUTBOLLIN !!!!!!!CE DUAN ATA KU BIEN SHTETET SE FUTBOLL LUAJNE ATA……POR KIKIA DHE SHUME SI KY DUHET TA THONE HAPUR E MOS TE MARI PER BUDALLENJ SHQIPTARET SE NE TE JAPIM UJE NE BISHT TE LUGES JO TY KIKIA POR GJITHE SOJ E SORROLLOPIN TUAJ QE MENDONI SE SHQIPTARET JANE UJKU I CERRIKUT …CANI I GJIROKASTRES .LEKE PLEPI….FEVZIU I TIRANES ..BALLIU I 55-SE APO LLOJ LLOJ BUDALLENJESH QE CDO POPULL I KA NORMAL NE GJIRIN E SAJ..POR TE THOTE HAPUR QE JU PROMOVONI ANTIVLERAT ME QELLIM QE JU TE DILNI SI ME TE MENCURIT E KOMBIT…MJAFTON TE DEGJOJME 5 KANDIDATET E VETINGUT DHE KUPTOHET QARTE QE DIKUSH KERKON TE TALLET ME NIVELIN E KOMBIT TONE…SI ATA QE I KANE SJELLE DERI KETU ASHTU EDHE SI KIKIA QE KERKON TI MBROJE ……PUNE KA THOTE EDI RAMA POR NUK KA PROFESIONISTE QE PERKTHEHET MUA MU PRISH TELEVIZORI DHE TE KERKOJ NDIHME ..NDERSA TY ME DERGOVE HIDRAULIKUN SE ESHTE MIKU YT..

    1. Tduth says:

      Well said man… Të lumtë dora

  10. …nese isis eshte pjelle amerikane,tfgs eshte pjelle e mero bazes….

    1. Lili says:

      Best koment of the day.

  11. Haka Tekizoti says:

    Mentori ka të drejtë. Por budallallëku i intervistuesve zbulon ndonjë boshllëk pa vlerë të të i tervistuarve. Shqetësimi i vëretë duket se janë vetë intervistuesit, të cilët të bëjnë të dyshosh nëse e kanë kulturën e nevojshme, përgatitjen e duhur profesionale dhe detyrën të qartë. Mos ata janë nga ata barinjtë me diplomë juristêsh? Apo mos pyetjet i kanë ndërtuar të atilla që të mësojnë vetë ca gjëra që s’i dinë po që u interesojnë shumë?

  12. asd says:

    Kikia jeni plotesisht gabim.
    Ju po thoni qe nje profesor informatike nuk di kush eshte Bill Gates, apo nuk ka degjuar asnjehere fjalen Oracle (kompani famose ne prodhimin e databazeve), apo nuk di sa kushton (pak a shume) nje memorie RAM, pra nuk di keto informacione por mundte jete nje mesues i mire i informatikes ? Keta jane njerez vegjetante. Nuk kane bere krime penale por krime per gjykim ne baze te kodit civil kane bere qe cke me ate pune. Per te evituar derdimenet qe vijne te provojne keto vende pune, une do te vendosja edhe nje rregull tjeter. Nese komisioni zbulon dobesi te ketij karakteri dhe permasave mund dhe duhet te humbin edhe vendin e punes qe kane, ose minimumi te kalojne edhe njehere ne komisione kualifikimi. Te mos dish se kush eshte Falcone dhe te mos dish qe Falcone kishte parimin “Krimi zbulohet duke ndjekur Parate” (Follow the money)… eshte e qarte qe keta njerez nuk vlejne asgje. Me mire mafiozet se sa budallenjte.

  13. Llambraqi says:

    hahaha, pyeste Limos Drebasi, Ksenofon Kristofillakis dhe Perparim Kabaqis. Pyeste edhe Arben Malaj dhe Fatos Tarifa. Nuk pyeste Zamiri dhe Leandrua. Sigurisht keta pleq te rjedhun kaq e kane mundesine. Mos I pergojoni kot. Kane cof me kohe

  14. IDJOTI says:

    PYETJET MUNDE TE JENE IDJOTE POR AI QUHET TEST INTELIGJENCE PRANDAJ ATA DUHET TE ISHIN TE TILLE, PRA TE PERGJIGJESHIN NE MENYRE INTELIGJENTE …………………………………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  15. capajevi says:

    Ja ku morem vesh se sa try ka ky KIKIA. Deri dje nuk e dinim. Me tesitn e bere po marim vesh se sa idiote ka sgqiperia

  16. Aseni says:

    Mentor je ok. Kandidatet Jane idiot, anetaret e komisionit me idiot. Gjyqtare qe nuk dine asgje per drejtesine dhe institucionin e tyre. Nuk dine se ne Itali eshte zhvilluar lufte e forte mes Drejtesise dhe mafias. Gjykates tane dine vetem te numerojne parat.

  17. In says:

    O Punisher ke bere ndonje aplikim jashte per pune? Domosdo jo…. sepse do e dije qe ne nje apl te tille 90% e pyetjeve jane te pergjithshme dhe te ketij karakteri.

  18. t.n.t. says:

    Jo zoti gazetar. Pytjet jane shume te drejta. Ata kane pyetur se sa bejne 1+1, ne menyre qe te provohet nese kane mbaruar klasen e pare. Kush i pergjigje kesaj, provohet se ka mbaruar nentevjeçaren, sepse Universitetin dhe diplomen e kane marre te gjithe.

  19. Albamich says:

    O Ki ki kia ??? nuk shkruhet vetiingu por vettin-gu.Krahash reformes ne drejtesi duhet te filloje dhe reforma ne media??‍???‍?.
    Kur nje gjyqtar apo prokuror qe ka kaluar vettin-gun , kur te shkoj te blej nje makine apo ndonje objekt te shtrejte, ta blej , (ti kujtohen ato dy pyetjet qe ju bene nga komisioni i vettin-gut,) aq Sa ja mban kuleta me kursimet qe ka bere dhe jo ti bleje me korrupsion.
    O ???, pytjet i kon pergatit ????

  20. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    pytjet jan rreth prokuroreve e gjykatesve. plus disa pyetje ordinere. por problemi eshte!!! keta si u pergjigjen???
    zoti nihmofte Shqiprine… se njerez si kto te vjedhin dhe dhine, injorante.
    brv Kabo pyetje shume te thjeshta per ata qe duan postin…dhe skan pergjigjje… mah…

  21. joel shkodra says:

    Do te ishte mire te kishte ndonje pyetje edhe per gjuhen shqipe. Sidomos per njerezit e drejtesise qe per nje presje apo pike mund te te çojne “ne litar”. E dini, besoj, historine me telegramet: “Falje e pamundur. Te ekzekutohet” apo “Falje. E pamundur te ekzekutohet”. Pra me telegramin e pare i denuari ekzekutohej, me te dytin falej. Per nje pike. Kjo vlen edhe per ju z. Kikia. Nuk thuhet “Kush prokuror …” sepse “Kush” eshte peremer pyetes, pra qe perdoret pa emer prapa. Duhej thene: “Cili prokuror…” ose vetem: “Kush e arrestoi …”.

    1. Lili says:

      Bravo joel Shkodra.

    2. Luli says:

      E ke kapur berrin per briresh Joel! Profesori Kabo nuk e ka pike te forte gjuhen shqipe se e fillon fjaline ne numrin shumes dhe e perfundon ne njejes, apo i shton “e-te” atje ku nuk duhet dhe nuk i ve atje ku duhet…pak rendesi ka per te gjuha, aq me pak shenjat e pikesimit…

  22. armandi says:

    Kam qen pjese e nje iterviste te tille nga nje panel specialistesh per nje vend pune ne ketu ne Kanada pyetjet qe me ene me dukeshin qesharake dhe ne disa raste hezitoja te përgjigjesha nuk u pranova per pozicionin qe aplikova. Bisedova me nje shokun tim i thashe se ata u tallën me mua,ai tha qekoto intervista jane speciale dhe paneli qe drejtonte pytjet eshte inje agjencie te njohur rekrutimi.

  23. Ylli says:

    Ja ke fut kot o Mentor .Ti zakonisht kot ja fut ,por kesaj rradhe je superkot.Kam pershtypjen se me kete ,le te themi artikull ,justifikon mosdijen tende ose mangesit e formimit tend.
    Te pretendosh te luftosh Mafian dhe te mos dish historine e Falkones dhe Borselinos eshte mediokritet.Te pretendosh se je pjese perberese e sistemit te drejtesise ,e te mos njohesh njerezit qe ben historine e ketij sistemi ,vec medioker je dhe injorant .
    Ne fakt shoqeria shqiptare eshte e mbytur nga mediokriteti.Ketu Noizy supozohet qe eshte kengetar.Kulmi i mediokritetit muzikor.Ardit Gjebrea quhet moderator ????.Me fat Arditi qe ben spektakel per nje tufe injorantesh dhe mediokriteti i tij humbet.Ermal Mamaqi e quan veten humorist.Edhe Bes Kallaku.Te vjen turp ti degjosh se cfare ordineriteti perfaqesojne.Rudina Magjistari i thote te ftuares ….na e shpjego pergjigjen dhe nje here ,se teleshikuesit se kuptuan.Mbas tre heresh shpjegim thote kot ,ahhh po tani e kuptuam.Ylli Rakipi ben tryeza politike.Futja vrapit dhe mos ndalo.Olta Gixhari eshte aktore dhe artikulimi i shqipes nga ana e saj eshte sikur shet gjiz ose tlyn te Pazari i Ri.Kur publikohen sms e deputeteve ,tmerrohesh nga shqipja e shkruar.Te mendosh se te gjithe kane manster.Ketu kryetari i Akademis eshte Gudar Beqiri qe vetem si akademik nuk duket.Me shume si kryetar kooperative.Shkoni ne shkolla dhe do shikoni mesueset te lyera sikur eshte ora 9 e mbremjes .Pike respekti per institucionin dhe profesionin e nderuar.Shkoni ne spitale .Femra qe vetem si personel shendetesor nuk duken et etj.
    Prandaj z Kikia mos i justifiko.Ky vend eshte i mbushur me injorante dhe medioker te cilet fale partive kane pushtet.Me vjen keq por shkrim me medioket dhe qesharak nuk kam lexuar ndonjehere.Besoj se Mira Kazhani duhet te ndjehet me mire tani.Ja kalove z Kikia.

    1. Lili says:

      Keni harruar vetem politikantet ketu qe tabloja te jete komplete: pra po vazhdoj per ju: nje piktor mediker behen politikan, nje shites fiqa qe kur shollen nuk e ka krye na shitet si me master etj.. nje handikapat nga truri e patem President, etj etj …
      Te miret as nuk kane shans me konkuruar se kriteret e vendosur i perjashtojne qe ne fillim..

  24. rudini says:

    O Mentor,mire budallalleku i tyre,por pse duhet te merremi edhe me budallallekun tend.

  25. Tironci says:

    Injorance e madhe ne Shqiperi,duke filluar nga gazetaret dhe deri tek komentuesit.Mire Mentori aq ja pret radakja ose kushedi se kush ja ka porositur artikullin,po pse ja share gjitha gazetat! Persa i perket antareve pretendent dhe injorant per vetingun,per ju komentues qe i mbroni duhet te kuptoni qe ato nuk kishin shkuar per provim nga ana profesionale ne komision,por komisioni ben pyetje sa komplekse aq dhe te lehta për formimin e pergjithshem social dhe kulturor te kandidateve.Anen profesionale dhe karieren e kane te shkruajtur ne CV.Te shpresojme qe mos te jene te gjithe antaret qe do te meren me vetingun si kto qe pame sot.Se vajmedet Shqiperia

  26. Peshkaqeni says:

    Pyetjet e Perparim Kabos flasin per nje nivel mjeran te potences se tij mendore.Eshte nje narciz.””GJYSHJA IME BANON NE KATIN E 12-te ,SA VJEC ESHTE ??”

  27. Bess says:

    Mungonte pyetja…me thuaj emrat e banoreve te Kines ?

  28. a12345 says:

    kush eshte mentor kikia?

  29. Guri says:

    Perparim Kabo, megallomania e tij nuk njef kufij, edhe kir komentonte per nje gol bente filozof. Trap zalli!

  30. Vettingu says:

    Menk.r u doli ne mbrojtie disa kalbesirave qe do bejne vettingun me nje arsyetim prej idioti dhe inatciu ndaj jurise. Po si more Menk.r nje profesore drejtesie qe merret me hulumtime juridike te mos kete lexuar nje here te vetme ne jete nje artikull juridik te shkruar nga Kleanthi apo Alushi (jane me qinsra shkrimet e tyre); po si more Menk.r ai e pyet cfare libri po lexon apo ke lexuar se fundmi dhe ky i pergjigjet permbledhje ligjesh (roman eshte ky?!) keto tregojne mjerimin kulturor te tyre. Kur dikush nuk di te artikuloje nje mendim si mundet te jete ky gjeni ne shkencen juridike. Keshtu qe ti Menk.r ben mire te shkosh ti lepish byt.en lali Erit per te marre ndonje lek me projektet e tua te kuktures mizerabel ( besoj e mban mend projektin qe more dimrin qe lame pas?) o sahan lepires dhe mendje cale

  31. orli says:

    Mentor, po te ishin te afte dhe me integritet keta profesoret e tu do ti thonin atij qe i mori ne pyetje, ju lutem na bej pyetje ne lidhje me ate qe ne jemi thirrur dhe jo te ngerdhesheshin si puro budallenj e servile!

  32. Njenga pupulli says:

    Pajtohem me komentin e Ena dhe mjaft te tjereve pas tij. Pyetje inteligjence por edhe qe tregojne formim
    te pergjithshem e profesional. Mos u habitni se them profesional,se ne disiplinat e fakultetit juridik njera
    eshte ajo e historise te se institucioneve juridike,perfshi edhe ate te drejtes shqiptare. Pastaj te rralle mund te jene
    shqiptar qe nuk dine se cfare perfaqesojne Falcone ,Borselino apo Di Pietro,sepse te rralle jane edhe ata qe nuk dine
    apo nuk kane degjuar per MAFIE-n italiane.
    Eshte turp per me teper qe keta kandidate vine nga bota akademike! Cfare kulture rrezatojne te
    studentet,pa le pastaj cfare mesojne ata. Me shte dhene rasti te jem ne procese gjyqesore dhe vertete eshte
    per te ardhur keq qe ka nga te ashtuquajturit “magjistrat” qe kur marrin vendime te rendesishme edhe pse e shkruar
    qarte ne ligj, i japin kuptime jashte kontekstit te tij…Mund te thote dikush se e shtermbrojne me qellim dhe jam dakord qe ka te tille ama
    ne disa raste e bejne nga mungesat ne formimin gramatikor (gjuhesor) njekohesisht e profesional…Vajmedet kur thote ai gjatoshi.

  33. Anisa says:

    Artikull skandaloz! Nuk eshte kulture e pergjithshme…krahasime te gabuara! Falcone, Borsellino dhe DiPietro nuk jane njesoj me Kim Kardashian per fushen e drejtesise! Te jesh profesor juridiku e te mos njohesh Di Pietron, eshte njesoj si te punosh ne revista roze e te mos njohesh Kimin, po! Te mos dish qe Aleksander Meksi ka qene kryeminister dhe te japesh mesim ne shkencat politike,po! Apo Te mos mbash mend kush prokuror arrestoi guvernatorin. Te pyesesh per Falconen dhe Borsellinon eshte krejt normale! Lej qe pyetja erdhi pas pergjigjes se zonjes: Sigurisht qe kemi degjuar per Falconen kemi lexuar sh per kete fushe! …pastaj I vuri vulen me: kam kohe qe nuk I jam kthyer atij filmi!
    E paska mesuar historine neper filma! Sigurisht qe duhet ti dine . Komisioni I vettingut eshte sita per gjykatesit e prokuroret qe do jene garante per zbatimin e ligjit e venien e drejtesise dhe shkeputjen e sistemit nga mafia, grupet e interesit dhe korrupsioni! Fiks ate qe bene Borsellino dhe Falcone! Si duan ta bejne pa njohur precedentet a shembujt ne Bote?! Fiket tel kur nje I burgosur te kercenon nga qelia? Po me I sha neper komente ne fb te nxjerrin syte! Nuk jane aq te rastesishme pyetjet, jo! Edhe ne nje ndermarje private te punosh , integriteti moral, formimi I pergjithshem eshte I domosdoshem. Ne cdo ndermarje te shkosh te kerkosh pune, ne komisionet qe te bejne intervista ka strizzacervelli (kryesisht psikologe) qe bejne pyetje dhe nuk jane PA LIDHJE!

  34. jkoresh says:

    Pyetjet ishin te menduara dhe sidomos pyetja e Falkones a Borsalinos
    Pergjija e nje kandidati me integritet, principe dhe kurajo do te ishte: – Nuk ka kurfare rendesie se kush u vra I pari nga mafja, Borsalino, apo Falkone rendesi ka qe ata u vrane sepse ishin njerez te lartesuar dhe nuk un terhoqen nga misjoni I tyre as nga ofertat dhe as nga kercenimet e mafjes.
    Per ata kandidate, te cilet nuk kane degjuar gje per kete drame Italjane te sistemit, e cila vazhdon edhe sot e kesaj dite me uljet e ngritjet e saj
    pyetja ishte me e “thjeshte” : Cfare do te beje po te mirje telefonata kercenuse nga krimi.
    Pergjigja skualifikuese perfundimtare e kandidates: Do te mbyllja telefonin.
    Pergjigja e shumepritur mbarepopullore: Do te ruaja gjakftohtesine dhe gjykimin e kthjellet duke lajmeruar organet e rendit dhe sigurise. dhe do te vazhdoja kurajoz luften me krimin, I bindur se vendi sot me shume se kurre ka nevoje per drejtesi.
    Bota eshte nje vend teper I komplikuar dhe veprimet mafjoze shtrihen nga majat e institucioneve financiare dhe politikat e shteteve dhe deri tek celulat mafjoze te nje qyteze te vogel.
    Dialektika e luftes se te kundertave, luftes midis te mires dhe te keqes, te se vertetes dhe genjeshtres do te jete sa te kete njerez mbi toke.
    Kjo lufte ve perballe njerezit perparimtare, me vision dhe kurajoze te cilet I dalin per zot sfidave per ta cuar shoqerine perpara dhe krimin I cili reziston per te ruajtur teritoret e kapura dhe qe fatkeqesisht nganjehere arijne deri ne majat me te larta te shtetit.
    Mesazhi I gjitheckaje eshte I qarte. pervec formimit profesional dhe intelektual kandidati duhet te shpalose parimin e tij.
    Jemi ne lufte me krimin dhe per te vene drejtesi nuk terhiqem as para vdekjes.

  35. Tepelena says:

    Pres te piqem edhe pak qe te mbaroj me 10-ta. Ooo mentor ri shtrember e fol drejt. he derman se ti di dhe pergjigjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje