“Koli jam. Dy makina më kanë bllokuar rrugën dhe jam i frikësuar"/ Dosja e të pathënave të Elbasanit: Policia ka në video autorin

22 Shtator 2017, 19:54Politika TEMA

Çfarë ndodhi në Elbasan mbrëmjen e 18 shtatorit, kush është njeriu që thuhet se goditi mjetin e policisë së këtij qyteti?

Top Channel disponon dosjen në të cilën është referuar incidenti që pasoi prezencën e RENEA-s dhe të FNSH në këtë qytet.

Në informacionin përcjellë Krimeve të Rënda thuhet se nuk ishte vetëm operacioni “Vjeshtë 2017” shkaku i ndërhyrjes së policisë, por edhe një telefonate e bërë specialistit të krimeve që besohet se ka qenë një shtetas me emrin Sokol Ç.

Mesazhi i telefonatës ishte ky:

“Koli jam. Më ndihmo se në brendësi të tunelit më kanë dalë dy makina dhe më kanë bllokuar rrugën. Është një ‘Range Rover’ dhe një ‘Audi’ me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar!”.

Rezulton se telefonata është kryer në orën 16:20 dhe menjëherë i është shpërndarë sallës operative dhe zëvendësdrejtorit të policisë.

Disa orë më vonë, sipas dosjes, një shërbim i patrullës “Shqiponja” ka konstatuar pranë tregut agroushqimor një makinë “Range Rover” që po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Pas ndalimit të këtij mjeti që drejtohej nga Ledio Zabeli, është konstatuar se ai mbante një  radiomarrëse, thotë policia. Në këtë moment, thuhet më tej ka mbërritur një “Audi” i blinduar me xhama të zi që ka goditur makinën e policisë, duke rrezikuar jetën e katër oficerëve të Policisë së Elbasanit.

Zëvendësdrejtori, si njëri prej oficerëve që ndodhej në makinë shpjegon: “Si pasojë e goditjes, mjeti i policisë u zhvendos 90 gradë dhe në këtë moment, vura re se dera elektrike e tregut u hap dhe makina hyri brenda. Një oficer i patrullës ‘Shqiponja’ bërtiti ‘ndal, policia’ dhe më pas dëgjova të shtëna nga ana e policisë”.

Po ndërsa policia lokale e përshkruan autorin si një njeri të rrezikshëm që drejton një grup kriminal, të vakëta janë dëshmitë e oficerëve të cilat nuk japin asnjë përshkrim mbi autorin që sipas tyre, ishte i panjohur. Madje, edhe zëvendësdrejtori i policisë nuk ka arritur ta dallojë.

“Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe kapele rrumbullake. Tjetër gjë nuk kam mundur të fiksoj pasi ai ishte edhe me shpejtësi”.

Por përveç dëshmive të policëve, të cilët nuk thonë asgjë, ajo që do të hedhë dritë të plotë mbi skenën se si ndodhi përplasja është një video e sekuestruar fare pranë një objekti dhe që pritet të merret në dorëzim nga Prokuroria.

10 komente në ““Koli jam. Dy makina më kanë bllokuar rrugën dhe jam i frikësuar”/ Dosja e të pathënave të Elbasanit: Policia ka në video autorin”

  1. fieraku4u says:

    A JU DHJEFSHA POLICINE, DHJESIN BREKET NGA FRIKA. LEGENA POLICA. KAN FRIKE TE TREGOJN SE KUSH ESHTE AUTORI KRIMIT. POLICA LESHI. 4 POLICA NE MAKINE, DHE ASNJERI NUK HAPI ZJARR DIREKT NE DREJTIM TE MAKINES QE I GODITI.

  2. Grigor says:

    Duket sikur policet nuk duan te ngaterrohen dhe bejne sikur nuk e kane pare. Por nuk eshte ashtu. Shume prej policeve te Shqiponjas apo RENEAs jane profesioniste dhe trima, our nuk kane besim tek prokuroria dhe gjykata.
    Nqs ata mafiozet dalin homepapritur te pafajshem, atyre policeve u rrezikohet jeta e familjareve. Mafiozet nuk kane as burreri dhe as nder. Godasin si hiena.

  3. Merre katunati says:

    Nje polici qe ka frike nga krimi ce do t’a dhjes

  4. Zzzzzz says:

    POLICI E MARUME KA FRIKE SE ESHTE E PERLYER VETE ATA JANE PER TU PUSHUAR NGA PUNA E NDJEKJE PENALE…!!!!!

  5. koli jam says:

    Nuk kane faj policet.Fajin e kane politikanet qe i shfrytezuan keto zarat gjate fushates se fundit si deshen vete.Pse nuk e dime ne si kercenoheshin simpatizantet e paleve te tjera pervec PS dhe PDIU ne Elb.Gjithe llumi shkoi pas Qifit e Bujarit te PDIU-se.Sa vota kalonin per to ne tavolinat e numerimit. Asnje nuk fliste se kush fliste behej per spital.Ne fushate elektorale ky grup i rrezikshem bene per spital Tan Sadikun nje eksponet i krimit dhe jo vetem qe hengri dajak por as nuk denoncoi.Kete e di i gjithe Elb.Tan Sadiku ose Tani Xhejes nje nga kreret e prostitucionit dhe droges ne Itali por sidomos ne Belgjike.Shok me te akuzuarit e Hakmarrjes per drejtesi.Arrestuar ne Shqiperi por me pas leruar nga gjykatat tona.Ai ne keto zgjedhje ishte krahu i “forte” i Monikes por e dhine ne dajak aq sa as Mona nuk foli nje fjale.Ne te vertete Mona e kishte bere drejtor rajonal tek mjedisi.Te gjithe te tjeret qe mbeshtetnin LSI nga keto te “fortet” ose ulen koken ne punen e tyre ose shkuan pas PDIU-se.Ky grup kriminal eshte ne konflikt me fisin Capja.Por n.q.s fisi Capja gezonte mbeshtetje te madhe politike ne kohen e PD-se se Berishes aq sa per 8-10 vrasje te kryera nga ato asnje prej ketij fisi nuk eshte denuar.Kjo sepse ne kohen e Berishes Art Capja kercenonte ne zyren e tij me pistolete ne koke Arben Vrionin kreun e gjykates dhe kercenonte e godiste ne zyren e tij kryeprokurorin e rrethit te Elb.Duheshi 10 muaj per te arrestuar vrasesit dhe 3 dite per ti nxjerre nga biruca.Fisi Capja prej 20 vitesh eshte marr me prostitucion te vajzave shqiptare ne Milano si dhe tani ne Belgjike e Londer por edhe me tregtine e Heroines.Sherri filloi pikerisht per pazaret e droges dhe kapjen e zonave dhe shitjen e heroines ne Elb.Ato ne fillim punonin bashke ne Londer dhe Belgjike e Itali.Fisi Capja kishte ekskluzivitetin e shitjes se heroines ne qytet me pak fjale kishin karta bianka sepse mbroheshin nga drejtori i antidroges qe merrte haracin e tij dhe i linte te shitnin heroinen ne qytet pa i ngacmuar.Kush dilte ndonje i ri ose arrestohej ose kercenohej e goditej prej tyre.Ato kishin license per shitje te heroines ne qytet dhe shefi i antidroges sot multimilioner nje fare Krenar merrte pjesen e vet dhe i kishte dhene License tregtimi.Dihet qe Elb eshte qyteti i pare per konsumin e heroines per nga nr i njerezve.Fisi Capja tregton me shumice heroinen ne Asti dhe Torine e Milano si dhe prej 5 vjet e gjysen furnizonte Klodjan Copen me heroine dhe asnje parti malli nuk i eshte kapur sepse ketu ai mbrohej nga shteti.Sot eshte ne hasmeri me vellezerit e Klodjanit qe eshte denuar ne Angli per tregtine e heroines dhe kokaines ne shumen e 60 milion paund.Tani portat kane ndryshuar.Mbeshtetjen politike e ka grupi tjeter.Fisi Capja kete gje e di.Ilir Meta se bashku me prokurorin Llalla nxitoi ti nxirrte nga burgu pas perplasjes me arme ne mes te njerezve me policine per ti perdorur si kunderpeshe ne fushaten elektorale.Te gjithe ne Elb e dine se te paret qe i shkuan ne shtepi pasi dolen nga burgu ishin Monika dhe Haxhinasto per ti patur me vete ne zgjedhje.Por kete here ato nuk u perdoren nga politika si krahu tjeter.Te dy krahet kane sasira shume,po shume te medha te parave.E kuptoni te dergosh cdo 2-3 muaj sasira te medha heroine prej 5 vjetesh ne Londer dhe asnje parti malli te mos kapet.E fundit qe ju kap ishte 25 kg heroine ne Torino pasi policia shqiptare me imsi catcherin ne bashkepunim me ate italiane arriten te gjurmonin kete sasi heroine te fisit Capja.Kurse krahu tjeter vazhdon punen e dhe sot.Eshte marre me tregti shume te madhe kokaine nga hollanda e Belgjika per ne Spanje,Itali dhe Angli.Sot vazhdon i qete edhe me tregtine e heroines duke qene shperndaresit e qytetit si dhe shitjes me shumice eksponenteve ne rrethe e jashte.Te gjitha keto qe po them jane te rregjistruara edhe i dine te gjithe bile edhe Visha Ajazi Lika por i lejne te livadhisin te dy palet.Ishalla nga perplasja me njeri tjetrin hane kokat e tyre dhe jo te qytetareve te pafajshem.Sa per Berishen ai ben gam gam kot.Ishte Berisha qe fliste ne fushaten elektorale te 2005 per kriminelin Suel Cela qe kishte vrare nje 19 vjecar por qe per cudi iu deshen 8 muaj policise per ta arrestuar dhe 8 dite per ta nxjerre pasi u paguan tek kryehajduti ish kryetari i gjykates Elbasanit (i kryekorruptuari) Bujar Musta 200 000 euro.Berisha bertiste per Bujar Musten se qenkersh i korruptuar dhe do ta shkallmonte korrupsionin sapo te vinte ne pushtet. Por me ardhjen e tij ne pushtet cdo gje u harru.Ky i korruptuari dergoi nje pjese te mire te fitimeve tek Berish e njerezit e tij dhe gjithcka u harrua.Prandaj them sot qe vetem ai s’ka goje te flase pasi e di mire qe eshte i perlyer ai dhe njerezit e tij te PD (Aurrel Bylykbashi)ne kete mut te madh.Per vrasjen e 19 vjecarit rol ka luajtur edhe Aurrel Bylykbashi ish deputet dhe sot Kryetari i Pd Elbasanit.Kur duheshin te fortet per zgjedhje Tit Cela me kompani kane bere terror per Pd sot ndodh e kunderta.

    1. Xha Jaho says:

      Ky Koli ka bere nje pasqyre shume te sakte te gjendjes ne Elbasan. Gjithe te tjeret shkruajne kot.

    2. Lani says:

      Te lumte o Kol. Na dhe info qe te kuptojme cfare ndodh. Ke bere pune gazetari investigativ dhe duhet qe Mero Baze te te paguaje.

  6. wickedgame says:

    Policia ne Elbasan duhet te shkrihet si drejtori ,jane te inkriminuar dhe te korruptuar,ne krye duhet te vendoset Edmond Koseni katani .Thirrje ministrit Xhafaj ,ktheje kolonelin ne detyre ne qofte se kerkon rend dhe qetesi.I gjithe qyteti eshte ne ankth nga bandat e armatosura qe i bejne karshillek policise jo me do mbrojne qytetarin e thjeshte.

  7. buj says:

    ore kan frike policet, se ky vend kshu esht gatuar edhe nqs ata bojn kallezim me prova e fakte edhe ashtu sic duhet ne fakt, prokuroria gjykatat e ktij shteti nuk do jua njohin edhe policet ata qe jane njerez si te gjithe do pag shpenzimet e gjyqit , do i perplasin me noj vend tjeter roje, edhe perplasja nuk do jete me shteterore por personale, edhe normal nuk i hyjne ktyij muhabeti… jo se pashe , jo se degjova , me nje fjale nje sy qorr e nje vesh shurdh, njelloj sic ben gjithe shteti me krimin, edeh puna policit esht bere puna e veshtire per nje idealist dhe e flliqur ne vend, per nje arsye, se te punosh polic sot duhet te jesh edhe roje parcele ose ne te kundert je jasht loje, edhe car te bojn policet ,policet qe korruptohen me pak jane FNSH efektivet flas, per nje arsye se kane mungese info, edhe i fusin mish per top ku tu teket pushtave te pushtetit e mafies , kta te shkretet paguhen keq rropaten kane rrezikshmerine me te larte ne krahasim edhe me RENEA qe kan info dhe kane detyra te vecanta, per kete arsye kta cuna qe ZOTI U FALTE SHENDET E MBARESI jane me te ndershmit nder pisanjoset qe kane zene vendin e bashibuzukut qe sot quhen police, se nonjoni mendon se po mbroj keta ,, jo kshu eshte e verteta nuk kane mundesi te korruptohen si te tjeret… kaq ! police jane ata qe ne 97 bene detyren se braktisen qytetarin, edhe nuk u bene kurre milionere po jan sh prejt tyre ende me qera
    jo sic behet sot nji nji polic trafiku e deri te plotfuqishmi zones apo shefi krimeve te qofteve e krrikllave lere pastaj me lart de kta si ky zv Drejtori e deri te Saje Qorri qe ua futi ne kriter ruajtjen e parceles policit te sotem

  8. pro says:

    ..policet duhet te vleresohen per punen dhe jo per gojen ..ata nuk mund {mendoj}te flasin me tej ,nuk mund te shuajne kuriozitetin e te “semureve”…pershkallezohen detyrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje