ABC News zbardh emrat e biznesmenëve që iu sekuestrua pasuria prej 660 mijë dollarësh një ditë më parë nga Policia e Tiranës. Dy nga tre personat, që iu bllokua pasuria, kanë pasur probleme me drejtësinë.
660 mijë dollarë të sekuestruar një ditë më parë nga policia e kryeqytetit, të dyshuar se janë krijuar nga aktivitetet krimanale, i përkasin Ylli Didanit dhe Donald Shenës, të dy me nënshtetësi amerikane.
Burime nga organi i akuzës bënë me dije për ABC News, se Shenës iu sekuestruan me vendim gjykate 200 mijë dollarë.
Donald Shena është biznesmen, që zotëron 34% te kompania “American Capital Group”.
Kjo kompani negocioi dy vite më parë për të ndërtuar Aeroportin Ndërkombëtar të Sarandës, shkruajnë mediat përtej Atlantikut.
Organet e policisë dyshojnë se Shena nëpërmjet kësaj kompanie, që sipas tyre ishte fantazëm, do të kryente pastrim të parave, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga aktivitete kriminale.
Ndërkohë 460 mijë dollarët e tjerë të sekuestruar nga Policia e Tiranës, i përkisnin Ylli Didanit.
Edhe ndaj tij dyshimet janë të njëjta -pohojnë burime nga organi i akuzës.
Didani, gjithashtu me shtetësi amerikane, më herët ka qenë i arrestuar në Tiranë për kundërshtim të efektivëve blu- sipas një njoftimi zyrtar të policisë së datës 14 prill 2015.
Ndër tre personat, për të cilët policia e kryeqytetit njoftoi njoftoi një ditë më parë sekuestrimin e pasurisë është edhe Ardian Çorri.
40-vjecari ka si pasuri një apartament 100 m2 dhe një dyqan me 80 m2.
Mësohet se Corri ka qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2008 me 11 vite burg, pasi kishte rol kryesor në dërgimin e emigrantëve me gomone ose në rrugë tokësore jashtë territorit shqiptar.
Plani i masave “Vjeshtë 2017” nga Policia e Shtetit vijon dhe në total janë sekuestruar pasuri rreth 10 milionë euro, që dyshohen se janë krijuar nga aktivitete të dyshimta kriminale.
tourkotsamides kriminele……………..
Titulli i ketij artikulli duhet te ishte ” Kur kriminelet jane me te varfer se gjykatesit”. Pse nuk sekuestrohen pasurite milion euroshe te Gjykateseve po merreni me keta qe te pakten venin jeten rrezik duke cuar njerez me gomone dhe duke sherbyer popullin?
Avash ti, gjykatesit i pret vetingu
Edhe “kompani” te tjera do nxitojne te “investojne” ne “projekte” per te mbuluar bythen per pasurite e tyre maramendese te fituara me “djerse”……
C’eshte kjo gjuhe shqipe qe perdorni ju gazetaret? Bile edhe ne titull, me shkronja te medha. Nuk thuhet shqip: “kujt biznesmeni iu sekuestrua …”. “Kujt” rrjedh nga “kush” qe perdoret vetem si peremer, pra pa emer prapa. Ne kete rast duhej te thuhej ose “cilit biznesmen iu sekuestrua …” ose “kujt iu sekustrua …” . Nuk eshte hera e pare qe gabohet nga ju gazetare ne perdorimin e peremrit pyetes “Kush?”. Duhet te merrni mesime nga gjuhetaret ose duhet te keni nje redaktor per gjuhen e gazetes. E di se keto kritika do te shkojne kot, sepse i kam shkruar edhe here te tjera, ose nuk do t’i botoni fare. Por, ç’t’i besh, jam i fiksuar ne perdorimin e sakte te ketij te bekuari peremer qe ngaterrohet aq shume jo vetem nga ju. Nese kjo “ngaterrese” ka hyre tashme ne perdorim dhe nuk perben me gabim, ju lutem ta thote ndonje gjuhetar, sepse une kam mbetur me rregullat e vjetra dhe keshtu nuk do t’ju bezdis me as juve as te tjeret. Veshit tim gjithnje do t’i stonoje ky perdorim, por s’ka gje; une nuk kam kohe tashme te mesohem me kete lloj perdorimi.
Hahahahaha, sa kom qesh o “Zami”….ke shume te drejte me ate cfare ke shkruajtur.
Shteti beri “zbulimin ” e shekullit.Dy-tre amerikan guxuan te investojne ne Shqiperi…Shqiptaret qe i kane leket te pastra,duhet ti bejne karrshillek amerikaneve! Pa te shikojme o amerikan si i keni bere lekat juve andej nga Amerika??? Se ju jeni shume te korruptuar andej,ju doni te na felliqni edhe neve,por nuk e keni te lehte,ne ju bejme bllokade!! Ne do tjua sekuestrojme dhe mos guxoni te vini perseri! Ju thoni dhe atyre kapitalistave te tjere amerikan te mbledhin mendjen!…Si i keni bere ju o te poshter ato gratacielat atje ne Amerike??? Ja po ju tregojme ne : Me pislleqe!…
E shoh se nuk ju pelqen kritika ime per gjuhen e perdorur, prandaj nuk e botoni komentin tim. Shkurt: ne titullin tuaj thuhet “kujt biznesmeni”. Gabim, duhet “cilit biznesmen” apo vetem “Kujt” sepse eshte rasa dhanore e peremrit “kush”, pra eshte peremer qe perdoret pa emer prapa. Ju botoni çfaredolloj kritikash per kedo, por per veten tuaj nuk i botoni, nuk ju pelqejne, sidomos kur jane per gjuhen te cilen nje gazetar duhet ta perdore me mire se te tjeret.
Pse bëni sikur habiteni ? Cilado pasuri marranendëse në shqipëri rrjedh padyshim veprimtari kriminale si droga, prostitucioni, vjedhja. Problemi qëndron tek kontrolli.
KETA PASUROHEN BEJNE E BURGJE SE NE FUND PARATE I “SEKUESTROJNE ” GJYKATES E PROKURORE PER TI “PASTRUAR “….ME MIRE !!!