PD e Durrësit pa kryetar, Osman Stafa i ngrirë: Fajin e kanë drejtuesit e PD

22 Shtator 2017, 18:45Politika TEMA

Demokratet e Durresit, megjithese e djathta ne qytetin bregdetar ka pasur gjithnje mbeshtetje ne zgjedhjet e kaluara, jane pa drejtim.

Vendimi i kryetarit të PD Lulzim Basha vitin e kaluar, vazhdon të mbajë të ngrirë kreun e PD dega Durrës Osman Stafa, pra praktikisht dega e dytë më e madhja në vend është pa kryetar.

Stafa thotë se është kryetari legjitim i kësaj dege dhe se ndaj tij është shkelur statuti i PD.

Në këto kushte,sipas Stafës Durrësi është pa opozitë e për pasojë qytetarët ndjehen të pa mbrojtur nga abuzimet e qeverisë.

Kreu i ngrirë i Durrësit bën fajtor strukturat drejtuese të PD për këtë situatë.

Nga Tirana nuk ka asnjë sinjal për zgjidhjen e kësaj situate thotë ai ndërkohë që apelon për një bashkim të PD.

Stafa thotë se do të jetë aty edhe nëse do të bëhen zgjedhje për kreun e PD duke qenë pjesë e zgjidhjes së problemit.

1 komente në “PD e Durrësit pa kryetar, Osman Stafa i ngrirë: Fajin e kanë drejtuesit e PD”

  1. cirku says:

    pa kryetar eshte vet pd..ja mos jepni lajme boshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje