Sabiha Kasimati, një nga gratë e shquara intelektuale, shkencëtarja e parë shqiptare, u akuzua për terrorizën dhe u pushkatua pa gjyq, bashkë me 22 intelektualë të tjërë nga gjithë trëvat shqiptare.
Akuza e prokurorit ushtarak Siri Çarçani, mban datën 25.2.1951, pra një ditë para se të ekzekutoheshin: “Janë bërë anëtarë të një organizate terroriste.
Kanë propoganduar rrëzimin me dhunë të Pushtetit popullor dhe kanë hedhur parrulla pro shpërthimit të një lufte të re nga ana e imperialistëve amerikano – anglezë e satelitëve të tyre”. (Arkivi MB, dosja e bombes ne Ambasaden Sovjetike). Është një akuzë kolektive për terrorizëm, e pa mbështetur në asnjë provë.
Ishte vetë shteti komunist një shtet tipik terrorist. Asnjë nga 22 të pushkatuarit nuk ishte terrorist dhe nuk kishte asnjë lidhje me ndonjë organizatë terroriste. Kjo gjë provohet katërcipërisht nga dokumentet e dosjes së MB si edhe në dhënien e pafajesise se tyre nga Gjykata e Lartë në vitin 1991.
A ishte terroriste Sabiha Kasimati?
Ajo vjen jo rastësisht nga një familje e njohur intelektuale dhe atdhetare libohovite. Qe e para femër që i kreu studimet në Liceun Francez të qytetit të Korçës. Qysh nxënëse, ajo zotëronte disa gjuhë të Perëndimit dhe të Lindjes, në mënyrë të shkëlqyer frëngjishten, aq sa habiste edhe profesorët francezë të Liceut.
Vajzat korçare, por edhe qytetarët e Korçës e kujtojnë edhe sot Sabihanë si dallëndyshen e parë të Liceut, si çupën e bukur, të emancipuar dhe të kulturuar, që ishte dhe mbeti si një shëmbëlltyrë e pashlyer për vajzërinë dhe djelmërinë shqiptare.
Mbas mbarimit të Liceut , ajo punoi disa kohë në si mësuese në shkollën normale femërore të Korçës, duke dhënë lëndët e Edukatës morale dhe të gjuhës frënge. Më vonë u transferua si pedagoge në shkollën shqiptaro-amerikane në Kavajë, ku jepte biologji.
Në vitin 1936 mundi të plotësonte dëshirën e zjarrtë për studime të larta. Shteti shqiptar i akordoi bursë studimi në Universitetin e Torinos, në Fakultetin e Shkencave Biologjike, të cilin e përfundoi me sukses me notat 30’/30’, me lavdërim ( trenta su trenta con lode). Në verën e vitit 1941 mbrojti edhe doktoraturën. Katedra i ofroi vendin e asistentes në ihtiologjinë fluviale, por ajo nuk pranoi dhe u kthye në atdhe.
Në Shqipëri punoi me entusiazmin e një vajze të re e të kulturuar, por edhe me vullnetin e një shkencëtareje të re që kërkonte t’i shërbente vendit të saj. U emërua pedagoge në Institutin Femëror “ Nëna Mbretneshë” në Tiranë. Mbas disa vjetësh pune me pasion, u detyrua të shkonte në Itali për kurë shëndetsore në një sanatorium të Torinos. Pas shërimit, aty nga viti 1945, u kthye në atdhe.
Nisi punën në Institutin e Shkencave, siç quhej atëherë bërthama e parë shkencore, që drejtohej nga prof. Selaudin Toto, i cili më pas u pushkatua nga regjimi komunist.
Sabihaja punoi me zell dhe përkushtim në specialitetin e ihtiologjisë ( disiplinë shkencore që studion peshqit). Për rezultatet e saj për studimin e peshqve në ujrat e vendit tonë si edhe për vlerën ushqimore dhe ekonomike të tyre, ajo punoi 10 vjet me radhë dhe përfundoi monografinë ”Peshqit e Shqipërisë”..
Sabihaja ishte një intelektuale e kompletuar, një filozofe dhe biologe që e njihte mirë thelbin dhe shfaqjen e panatyrshme e çnjerëzore të sistemit totalitar komunist, i cili po vendosej në Shqipëri. Ajo u dëshpërua thellësisht nga goditjet e rënda që po u jepeshin intelektualëve të vendit, veçanërisht atyre që kishin studiuar në Perëndim, mjaft nga të cilët ishin kolegët e saj. Gjyqet ushtarake dënonin me pushkatime dhe burgime të rënda elitën shqiptare. Ajo u trondit veçanërisht nga pushkatimi i drejtorit të saj, shkencëtarit Selaudin Toto si edhe i intelektualëve opozitarë Gjergj Kokoshi, Suad Asllani, Sulo Klosi, Shefqet Beja, prof. Stanislav Zuberit etj, veçanërisht nga dënimi i shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari. Kështu Sabihaja filloi të shprehte pakënaqësinë për regjimin dhe për Enver Hoxhën, shokun e saj të klasës në Liceun e Korçës.
Këto pakënaqësi të saj, si edhe prejardhja, rrethi i saj shoqëror,, bënë që emri i Sabihasë të futej në listat e zeza të Sigurimit të Shtetit si “kundërshtare e regjimit”.
Dr. Namik Kasimati, rrëfen: “Duke qenë se Sabihaja kishte mbaruar Liceun Francez bashkë me Enver Hoxhën dhe e njihte mirë, i kërkoi një takim.
Sabihaja: Kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektualët. Dua të të pyes se me cilët ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me teneqexhinjtë apo me këpucarët?
Sabihaja ishte e çiltër, e shkujdesur dhe nuk mendonte se i ishte qepur pas vdekja.
Terrorizmi shtetëror komunist mori edhe kokën e Sabihasë.
Vendimi për të realizuar këtë masakrën e 26 shkurtit 951, u mor jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politike e PPSH, saktësisht në mbledhjen e datës 20.02.1951, me pretekstin e hedhjes të një sasie të vogël dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike, që theu vetëm disa xhama në mbrëmjen e datës 19.02.1951, ora 19.15.
Urgjentisht u mblodh kupola e partisë-shtet dhe me propozim të ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi”.(Të gjithë anëtarët e Byrosë, përfshirë edhe E. Hoxhën : Jemi dakord me këto masa. ( Proces verbali i mbledhjes së Byrosë Politike, 20 shkurt 1951)
Shfaqet lakuriq një pushtet kriminal terrorist, që nuk respektonte as kushtetutën dhe legjislacionin që kishte hartuar e miratuar vetë. Ministri i Brendshëm kërkoi nga Byroja Politike që arrestimet të bëheshin qysh atë natë. “Një masë të tillë e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba, dmth kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi. Listat i kemi gati. Po të jeni dakord ju, veprojmë që sonte”. Ai kërkoi që të arrestoheshin menjëherë 100 ose 150 vetë, nga të cilët 10 ose 15 më të rëndësishmit, të pushkatoheshin pa gjyq.
Pra, ishte vetë Partia, vetë pushteti politik, me Enver Hoxhén në krye, që shkelnin ligjet dhe urdhëronin një krim shtetëror, një genocid shtetëror me përmasa të mëdha, për motive politike e pushtetore. Në vendimin e Byrosë politike, përveç pushkatimeve e burgimeve pa gjyq, u vendos që të bëhej një operacion masiv spastrimi, të persekutoheshin e të internoheshin persona e familje “reaksionare” në tërë hapësirën shqiptare.
Shqipëria komuniste ishte në një kapërcyell kohësh, po kalonte nga dominanca jugosllave në atë sovjetike, në kursin ekstremist stalinist, ndaj duheshin kurbanë të tjerë për të mbajtur pushtetin si edhe kurbanë të rinj në themelet e miqësisë me BS dhe në vijën staliniste të PPSH. “Duhen vrarë njerëz të tjerë për të mbajtur pushtetin” -thoshte Mehmet Shehu.
Arrestimet që u bënë menjëherë sipas vendimit të Byrosë Politike më datën 20-23 shkurt 1951, ishin të paligjshme, sepse u kryen pa ndonjë urdhër-arresti té prokurorit dhe pa ndonjë vendim gjykate. (Vetëm më vonë u plotësuan urdhër-reshtimet dhe procesverbalet e “gjykimit”)
Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit në Ministrinë e Brendshme.( Arkivi i Ministrisë së Brendshme)
Sabihaja u arrestua më 20.02.1951 me pretekstin e “bombës” në Ambasadën Sovjetike.
Ajo bënte pjesë në listën e Sektorit të Dytë të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, të përpiluar nga kapiten Rasim Dedja. Përbri emrit të saj ishte vënë një kryq, që do të thoshte se ajo do të pushkatohej. Përpilues i listave të zeza, rrëfen: “Vlerësimi për personat që do të pushkatoheshin dhe që janë pushkatuar në fakt, është bërë direkt nga udhëheqja e Ministrisë, që në atë kohë ka qenë Mehmet Shehu me zëvendësministrin e tij – Kadri Hazbiu, që mbulonte Sigurimin e Shtetit”.
Mehmet Shehu, ministër i Brendshëm, propozoi në mbledhjen e Byrosë Politike që të pushkatoheshin pa gjyq 10-15 persona dhe byroja ia miratoi njëzëri, bashkë me komandantin (E. Hoxhën), pra, i kishte duart e lira. Pa miratimin e diktatorit nuk bëhej asgjë. Enver Hoxha i miratoi të gjitha veprimet dhe emrat e viktimave, që ishin përzgjedhur, duke iu vënë nga një kryq përpëra.
Por Enveri shtoi nga ana e tij emrat e Sabiha Kasimatit, Reiz Selfos, Manush Peshkëpisë, Qemal Kasoruhos, të cilët ishin nga treva e Gjirokastrës dhe ai i njihte personalisht. Bie fjala, emri i Reiz Selfos nuk ishte në asnjë nga listat. Dikur Reiz Selfo kishte pasur kurajon t’ia përplaste të vërtetën në fytyrë E. Hoxhës, i cili u hakmor ndaj tij, ashtu siç u hakmor ndaj Sabiha Kasimatit, e cila i kishte thënë ish-shokut të klasës: “Kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektualët.
Dua të të pyes se me cilët ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me teneqexhinjtë apo me këpucarët?”
Kryqet i kishin vënë udhëheqësit e lartë të partisë e shtetit. Për pushkatimin e saj dhe njëzet e dy intelektualëve të tjerë kishte vendosur Byroja Politike e KQ të PPSH, me vendimin e datës 20 shkurt 1951. Nuk ka shembull në gjithë vendet e Lindjes komuniste, që të vendoste për të vrarë njerëz Byroja Politike e Partisë, madje, pa gjyq dhe duke shkelur edhe ligjet e asaj kohe!
Të akuzuarit, nuk kishin asnjë lidhje apo bashkëpunim me njëri tjetrin; nuk ishin pjesëtarë të ndonjë organizate politike apo terroriste të cilësuar, asnjërit nuk i përmendet në akuzë pjesëmarrja në hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike – për shkak të së cilës ata u arrestuan!
Siç dihet botërisht, ata persona që hodhën dinamitin, si Qazim Laçi, Hysen Lulla etj, anëtarë të organizatës “Bashkimi Kombëtar”, u arrestuan po ato ditë, u mbajtën fshehtas në hetuesi për tetë muaj dhe u dënuan për hedhjen e dinamitit në Ambasadën Sovjetike me vdekje dhe burgime të rënda. Pra ishin të tjerë ata që e hodhën dinamitin si një akt antisovjetik, antistalinist.
Siri Çarçani dëshmon: “Për dijeninë time, Gjykata e Lartë Ushtarake nuk ka zhvilluar gjyq ndaj këtyre të pandehurve.” Po ashtu, drejtori i Sigurimit té Shtetit, Rasim Dedja, dëshmon: “Për pushkatimin e këtyre personave, nuk është bërë gjyq dhe këtë e them, sepse nga zyrat e Ministrisë së brendshme ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimit” (Proces-verbal i mbajtur nga Prokuroria e Përgjithshme, v.1992). Fakti tjetër, që akuza e prokurorit të përgjithshëm mban datën 25.02.1951 dhe pushkatimi u krye të nesërmen më datën 26.02.1951, rrëfen që nuk u bë as hetuesi, as gjyq, as apelim etj.
Me qenë se ekzekutimi pa gjyq bëri bujë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, atéhere Gjykata e Lartë Ushtarake në bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, pasi ishin pushkatuar 22 të arrestuarit, nisën procedurat përpilimit të procesverbaleve të rreme, fiktive, sikur gjyqi ishte zhvilluar. Ekzistojnë dy procesverbale gjyqësore të falsifikuara të Gjykatës së Lartë. Njëri mban datën 26.2.1951:
“Gjykata Ushtarake me kryetar nënkolonel Shuaip Panariti, anëtar kapiteni i parë Vangjel Kocani dhe kapiten i parë Nonda Papuli, e sekretar Hidaji Bejo e ka filluar shqyrtimin e çështjes më 26.02.1951 dhe është shprehur për dënimin e të gjithë të akuzuarve me vdekje – me pushkatim, duke u bazuar në ligjin 372 datë 12.2.1946. Ky vendim gjykate është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm menjëherë.” Në fund ka firmosur kryetari i gjykatës së Lartë Ushtarake Shuaip Panariti dhe anëtari Vangjel Kocani; nuk është firmosur nga anëtari tjetër Nonda Papuli dhe sekretari Hidaji Bejo. ( Procesverbali i datës 26.02.1941)
Anëtari i trupit gjykues të Gjykatës së Lartë Ushtarake dhe nënkryetar i saj, Vangjel Kocani, dëshmon:
“E kujtoj mirë se në vitin 1951 ka ndodhur një ngjarje në Tiranë dhe konkretisht u fol se ishte hedhur një bombë në Ambasadën Sovjetike…
Pas ca ditësh të kësaj ngjarjeje, apo me kalimin e një jave, unë jam thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, Shuaip Panariti dhe më tha se ti e di që është hedhur një bombë në Ambasadën Sovjetike, sigurimi ka arrestuar dhe një pjesë nga të arrestuarit, 22 veta janë pushkatuar pa u bërë gjyq, prandaj duhet që të firmosim një vendim gjyqësor penal formal , pasi gjyq nuk mund të bëjmë, se Sigurimi i ka pushkatuar pa gjyq personat…
Shuaipi më tha se vendimi i gjykatës është formal, nuk ka asnjë pasojë dhe duhet ta bëjmë këtë pasi është urdhër i udhëheqjes së shtetit dhe në atë kohë kryeministër ishte Enver Hoxha. Shuaipi më tha: “Ti, Vangjel mos u shqetëso, derisa vendimi është formal dhe ne në fakt nuk gjykojmë njeri”.
Më porositi që për këtë vendim penal fiktiv, “duhet të mbyllësh gojën e të mos i thuhet asnjë njeriu se është sekret i madh shtetëror”. Pas kësaj kemi shkuar me Shuaipin në zyrat e Ministrisë së Brendshme. Shuaipi më paraqiti vendimin gjyqësor të daktilografuar dhe unë e kam firmosur. Kur ma dha vendimin për ta firmosur , Shuaipi nuk më ka treguar ndonjë dosje hetimore , nuk kam parë asnjë lloj materiali hetimor”.( Procesverbal i mbajtur në Prokurorinë e Përgjithshsme, v.1992)
Sekretari i Gjykatës së Lartë, Hydai Bejo, dëshmon: “Nuk e firmosa kur ma sollën vendimin, sepse nuk mora vesh, u bë apo nuk u bë gjyq. S’mund të hidhja firmë, pa qenë në gjykim Po ashtu, refuzoi të firmoste edhe Nonda Papuli, S’kishim si të bënim ndryshe.” (Dëshmi e Hydai Bejos, sipas proc.verbalit)
Por nuk mungojnë vetëm firmat e anëtarëve të trupit gjykues, mungojnë edhe të dhënat e tjera që shënohen zakonisht në procesverbalet, gjithashtu datat janë ngatërruar, pra, gjithçka është kundërthënëse, hartuar në nxitim e sipër.
Njëri procesverbal i falsifikuar mban datën 27.2.51, kur të akuzuarit nuk ekzistonin më, ata ishin vrarë në mesnatën e datës 26.2.1951 dhe ishin varrosur. Madje, njëri prej tyre, Jonuz Kaceli ishte vrarë nga torturat në birucat e Sigurimit të Shtetit dhe e kishin hedhur nga dritarja, duke thënë se kishte bërë vetëvrasje!
Të gjitha këto manovrime e shkelje juridike, nuk e mbuluan dhe nuk e fshehën dot masakrën e kryer pa gjyq dhe pa asnjë fajësi të provuar.
Sabihaja nuk e pranoi akuzën për akte terroriste, për pjesëmarrje në organizata terroriste, për vënie në shërbim të agjenturave të huaja, por pranoi me burrëri se, si intelektuale, ishte kundër pushtetit totalitar dhe ideologjisë së tij komuniste:
“ Kam qenë kundër pushtetit popullor, sepse nuk pajtohet me ideologjinë time. Unë nuk kam qenë kurrë e mendimit se me akte revolucionare të arrihej në socializëm. Jam lidhur me një grup shokësh, të cilët edhe ata kanë qenë armiq të Partisë Komuniste…”
Sabihaja ishte një demokrate e vërtetë evropiane.
Zonja Didi Biçaku, nga familja e Aqif pashë Elbasanit, e cila u arrestua në një kohë me Sabihanë dhe qëndroi në një birucë me të në burg, ka dëshmuar: “Më kujtohet çasti kur Sabihaja u kthye nga hetuesia. Ishte e qetë. Hë? – e pyeta shkurt. – Më akuzuan si terroriste, m’u përgjigj ajo. U thashë: Unë kam studiuar për biologji dhe jam evolucioniste. Evolucioni është në natyrën e gjërave. Me dhunë nuk shkohet dot as në socializëm, as në demokraci ; shkohet drejt shkatërrimit.»
E vranë pa gjyq intelektualen, pedagogen, shkencëtaren, demokraten e shquar, martiren Sabiha Kasimati! Në mesnatën e datës 26 shkurt 1951, të lidhur me tela me gjemba, bashkë me 21 burra nga e gjithë Shqipëria, i pushkatuan dhe i hodhën në një gropë të përbashkët, pranë Urës së Beshirit. Fshatarët kanë dëgjuar britmat e saj, deri sa dha shpirt. Eshtrat e saj sot prehen në varrezat e dëshmorëve të kombit, në një varr të përbashkët me 22 martirët e pushkatuar atë natë të përgjakshme.
Xha Kadriu nga Mëniku, që zbuloi varrin, rëfen: “Më vonë , kur ai vend, ku u pushkatuan, filloi të shpyllëzohej, një traktoristi që po punonte aty, i ra të fikët tek pa që traktori tërhiqte zvarrë një kufomë gruaje, të cilën e mbuluan përsëri. Ishte trupi i patretur ende i Sabiha Kasimatit!”/Shqiptarja.com
Kjo eshte nje perralle , studionte peshqit dhe i kishte shume qejf peshqit.
ik mor trap dhe kellire komuniste
Pirdhni pirdhni se liroheni ? ? ?
Lur lexon te tilla ngjarie ndjehet trishtim.Keto figura te ndritura duhet te zen vend ne altarin e Shqiperise.Duhet shkruar,studiuar jeta e tyre. Mundimet e yjeve te shuar barbarisht te njihen nga rinia.
Idiot, eshte thjesht nje shkrim = mashtrim! Sa trupeshke qe jeni katandis ?
Kush është mashtrim mor kopil nuk ka asnjë shkrim të përshkruajmë dhimbjen dhe persekujtimin e mijëra e mijëra shqiptarëve prej regjimit të qoftëlargun. .pendohuni dhe tregoni respekt për të gjithë ata që udhëtojnë burgosën unë pushkatuan apo udhëzime internuan padrejtësisht pa gjyqe apo me gjyqe formale të stisura..uroj që ju nostalgjikëve të qoftëlargun tua nxjerri shpirtin nga bytha ai “i plotfuqishmi” në ditën që do bëni dorezimetj nga kjo botë. ..
BYTHQIR MASHTRUS!!! Kolaboracionistet moren ate qe merituan si ne gjithe Evropen.Po ashtu edhe shkerdhatat si raca jote, qe ishin karrieriste dhe moren palloshin! Race e felliqur funderrinash. Kam njohur disa ish burgaxhinj nga raca juaj dhe nuk ka pisa me te medhenj se ata. Te fala burgaxhinjve ?
Gazetare leshi! Cili eshte ai person qe jeton akoma dhe paska jetuar ne te njejten kohe kur vajza paska mbaruar shkollen ne Korçe? Ky person duhet te jete rreth 110 vjet. Nuk ia vlen qe te lexosh me shume nga nje artikull i shkruajtur nga nje injorant, qe kujton se “shpiku” rroten per here te pare. Tani cilido mund te shkruaje idiotesira duke n ai sjellur si te verteta.
Gazetari katundaresh!
Shqiperia e mbushur me ish plerat enveriste
Ne fakt Enveri pastroi shume plera, por duket qe ca ende kane mbetur ca dhe mbajne ere te ndyre ?
Te ndyret jane ulkonjat qe la monstra nga mbrapa e qe kuisin akoma per
gjak njerzor,gjahun qe u mesoj enver bisha.
Sa per dijeni, ju kelyshet e sigurimit bashke me komandantin tuaj peder
ma rruajtet Ka….poshte e lart
Ptu….. felliqesirat e historise,Ju a bene mire, ju pshurren varrin e cvarosur
te hijenes suaj legjendare enver kaka.
Ja nje i papastruar qe mban ere te keqe! mbeten ca mbeten …
Prap dole ti o kellire ?! Sa here te kam thene !
Merr koven me uje te shperlash pllaken e komandantit
Shpejt ! se na qelbet dynjane.Mos harro ! me grushtin lart,
me rradhe me gjith “celulat” e sigurimasve qe kane ngelur.
Me palloshin lart kam qene, jam e do jem gjithmone, per sumcpumat e perjetshem si puna e races suaj HALABAKE ?
HALABAK,Shko ke varri te thashe ! manstrubohu per komandantin,
gjithmon palloshin lart ta mbash te koka e komandantit sumcpum
Sido qofte ti mos harro koven qe te ta kam lene porosi ! sa per te lare
felliqesirat tuaja sI dhe kalimtareve te ndryshem qe ngatarrojne
TEMPULLIN e halese me nevojtoren publike enver
Me palloshin lart dejt, sumes sate zotni FUNDERRINA ? ? ?
Dëshmia me e vonë, është e vitit 1992.
Gjyqi eshte bere dy jave pas pushkatimit dhe jo nje dite para pushkatimit.
Gjyqi s’eshte bere fare. Ja pyesni gazetarin dhe do shkriheni gazit me fjalet e tij dhe tuajat!
Eshte e pamundur t’u mbushesh mendjen celules komuniste te TEMAS per mizorite dhe terrorrizmin komunist te Enver Bytho Gjirokastres. Sipas ketyre nostalgjikeve me gjize ne vend te truve Enver Bythoja vriste vetem kolaboracionistet, si puna e francezeve me demek. Kjo Sabohaja me siguri kishte qene kuislinge e forte.
E mor Xhuxhuk, e shef qe nuk je nga familje partizanesh por nga bythqira kolaboracionistesh! Mashtrues, Funderrine ?
Duku e ma rruaj kuçin he dreq!
O MASHTRUS! Pthuuuuuuuuuuuu
Keto jane lexuar me 1991 ne nje gazete te asaj kohe dhe eshte e konsumuar si ngjarje,tani nuk kuptohet perse i kthehen prape,ndofta ndonje njeri i atyre qe kane hedhur ndonje firme ju ka dale perpara dhe duan ta intimidojne.Atehere ,me 1991, keto gjera benin me shume pershtypje,por tani ato jane fjale dhe vetem fjale,asnnjeri nuk u pergjegj per kete ngjarje.Sot duket pak e cuditeshme ,te te marrin nga rruga apo nga shtepija,ne punen tende, dhe te te pushkatojne brenda nates!
Sot nuk eshte e cuditshme fare, te te vrasin para kamerave sepse i the hajdut se je hajdut me kollare ?
Nuk meret vesh e as kuptohet,dhe pse nuk spjegohet,pse kjo,Sabihaja me 21 vete, te pushkatuar nga regjimi komunist,na qenkan ne vorrezat e deshmoreve te kombit?.
Sepse ishin intelektuale, njerez me integritet, qe i sherbyen ketij vendi, dhe ishin ajka e ketij vendi, te cilit u vrane nga nje
TERRORRIST ME EMRIN ENVER HOXHA
qe prehet ne te semes
Kolaboracionistet e fashizmit ne gjithe boten quhen thjesht : FUNDERRINA!
po pra nuk ka shpjegim per idjot si puna jote
vetem respekt..per kto njerez qe se ulen koken kurre..perpara bishes serbe antishqiptare PPSH
… dhe bashkepunian me fashizmin ?
IDIOT!
Artikull plot genjeshtra. Ja me e trasha: Erdhi nga Italia pas swmundjes ne vitin 1945. Pasi mbrriti ne atdhe puoi per 10 vjet ne I stitutin e peshqve dhe mrojti temen “Peshqit e Shqiperise” .Pra i takon ta kete mbaruar temen aty nga viti 1955.
Mirpo qenka akuzuar e pushlatuar ne vitin 1951!!!
Sikur nuk del llogaria.
Nuk po futem fare ne gjykimin e opiniomeve subjektive cfare ishte e pse u gjykua….
NUK U GJYKUA o Bambino, u pushkatua pa gjygj si “armike terroriste”
Sepse ky na ishte “objektiviteti,largepamesia” e kafsherise enveriste
per drejtesine.
Ishte e tille dhe mori plumbin ?
Ju vete po e mburrni qe ishte e tille, pra armike terroriste! Pse ankoheni pra qe mori plumbin!? Ate meritonte or ti!!!
undefined
Nje shkenctare ne Shqiperine e para Çlirimit!???……… Qe pas mjekimit ne Itali, ne 45-sen paska punuar ne Institutin e Shkencave!!!!???? E kush e kishte ngritur kete “Institut Shkencor” , Zogu, pushtuesit italiane apo gjermane!!??
Ju jeni jo thjesht genjeshtare, por mashtrues maskarenj!!!
Genjeni hapur, trashe, se mendoni se brezi i ri nuk di dhe genjehet kollaj….
Dhe kur shpreheni ne menyre cinike se ajo i paska thene Hoxhes se me ke do e besh Shqiperine, me teneqexhijte,po mendoj se mire ja kane bere, me siguri eshte lidhur me armiqte e popullit.
Po more zoterinj, po luften kush e beri, ato pak intelektuale, qe shumicen e tyre priten te mbaroje lufta, e pastaj te vendosin me ke do shkojne, me bindjen se qeveria do ja kishte nevoje ?…… , Se po beni sikur Shqiperia ishte plot me te arsimuar.
Ky eshte artikull I ndyre qe nuk e kuptoj qellimin e botimit!
Kjo eshte nje ngjarje shume pikelluese .Mehmet Shehun e zune Hakat e shume personave te masakruar dhe te lenduar.Ai vrau mbi 60 te ashtuquajtur “Balliste” ne Cerme,Therri dhjetra rober italiane.Sajoi nje farse “Terrorrizmi” dhe pushkatoi pa gjyq 22 persona inteletuale ,pa asnje shkak dhe pa asnje prove ,qe i akuzonte.Perendia i mori Haken .Vete shkoi per Lesh dhe familja iu shkaterrua.Bej Cudi se si shkruajne per Kriminelin Shehu me patetizem apo per Hysni Kapon ,nje gjysem Injorant ,qe e bejne Figure Simbol te Zotesise dhe te Komunizmit.(Ai kishte vetem shkolle te mesme).Ai Regjim e shkaterroi Shqiperine ,shkaterroi familjet ma Patriotike.Ai Regjim na pruri dhe Sali Gerdecin apo Lul.-sumkapucin.Ai regjim na pruri te gjithe keta politikane ,qe jane pasuruar duke grabitur pasurite e Shqiperise dhe te popullit.Marrte Hak Perendia dhe mbi keta Zagare.AMIN.
Komentues te dashur e te mjere,te dhjere e te permjere!
Sabiha Kasimati eshte nje nga perlat e kurores intelektuale shqipetare.Eshte nje yll ne eresiren qindrra vjecare shqipetare.Ajo ish dhe do te mbetet simbol i trimerise intelektuale,imencurise femerore e mashkullore te marra se bashku,i kurajos civile,i vetmohimit dhe vizionit demokrat.
Qendroni ketu dhe mos u merni me cic-mice.
Ay vagabondi i Gjirokastres na e kish vene festen tamam sipas kaptines.E kemi pasur hak dhe e kemi pak.
Jemi popull qe prodhojme diktatore dhe i kemi te nevojshem ata….Fatkeqesi natyrore!!!…
Pavarësisht datave të gabuara apo informacioneve per faqe te zezë qe mbledh tema, akoma vihet ne diskutim regjimi kafshëror ,çnjerëzor, dhe kriminel i dulles se gjirokastrës? Rroskopi enver zhduku çdo lloj forme intelligjence, apo diturie ne 10 vitet e para te diktatit te tij, duke e ditur qe do t’i kishte armiq te përjetshëm. Kësaj kasaphane i mbijetoi vetëm pjesa më amorfe, servile, dhe e paditur, ndersa pjesa tjetër i vuri nje tapë gojës dhe shtrënguan dhëmbët për 45 vjet
Pushteti i popullit qe sundoi mbi tiranine! Qe te sundoje populli duhet dhune ndaj pushtetit te parase dhe mashtrimit. Kur ta kuptosh do te te kete mbire bari!!!
Popull I lig kemi qene e vazhdojme te jemi ne shqiptaret.
E dinim shume mire cfare Regjimi po instalonin komunistet .Ja fare shkruanin per kriminelin Mehmet Shehu gjate luftes :
Krisi pushka never male
Dale Mehmet Shehu dale
O spiun I Serbise
O “kuqali”i Rusise ..
Kasaphana komuniste beri kerdine mbi intelektualet po dhe mbi familjet e pasura.
Mire e kish thene zonja teneqexhinjte e kepucaret do ti merrnin frenat ne dore e do ta izolonin perfundimisht Shqiperine per 40 vjet.
Edhe ne e dinim se ti e kishe tet’eme kurve! E ca pastaj ?
Dahnorja e Dem Xhepes dhe e Baba Faje Martaneshit ishte fatkeqesia me e madhe e Kombit shqiptar dhe kurre mos u krijofte me shqiptar si Kafsha Enver.
MenKAR nga humbe! U arratise nga kopshti zoologjik? Shyqyr, se kishin fillu me u arratis kafshet, se nuk e duronin dot menkaritetin tend ? ? ?