Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein përforcon dhe një herë mesazhin që dha në Shqipëri gjatë vizitës së tij të pak ditëve më parë: Nuk ka kushte shtesë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, eurodeputeti thekson se kohëzgjatja e negociatave varet nga reformat, duke u shprehur se duhet të vijohet me ralizimin dhe zbatimin e tyre.
Sipas Fleckenstein nese vijohet me reformat, negociatat për anëtarëskim do të çelen në vitin 2018.
Gjatë javës së kaluar Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ndodhej në Tiranë në një vizitë zyrtare, ku ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të vendit dhe përfaqësues të partive politike.