Konfindustria mbështet qëndrimin e ekzekutivit për ndryshimin e statusit të misionit të FMN

24 Shtator 2017, 09:46Ekonomia TEMA
Konfindustria mbështet qëndrimin e ekzekutivit për ndryshimin e

Konrimdustria mbeshtet qendrimin e ekzekutivit per ndryshimin e statusit te misionit te Fondit Monetar Nderkombetar/FMN ne marreveshjen e rradhes. Roli i pritshem i misionit te FMN ne Shqiperi parashikohet te jete i tipit “keshillimor”, nje ndryshim cilesor i prekshem nga statusi i “vezhguesit” dhe bashkvendimarresit ne praktike, sikurse iwhte parashikuar ne marreveshjen e neneshkruar ne vitin 2014.

Konfindustria vlereson, se marreveshja me FMN e vitit 2014 ne parametrat kryewore te saj nuk ishte e sukseshme, nese do te vleresohet ne afatgjate. Rritja e borxhit publik me te pothuaj 10% te PPB nuk u perligj me rritjen e ulet ekonomike mesatare te 3 viteve te fundit. Marrja e borxhit te ri publik i ndermjetesuar nga FMN u shoqerua me kushtin shoqerues per politika shtrenguese fiskale.

Rritja e ngarkeses me pothuaj 50% te disa prej kategorive kryesore si p.sh tatimi mbi fitimin, te ardhurat, etj , te disa taksave te rendesishme si mbi karburantet, etj kane prodhuar pasoja te renda mbi ekonomine shqiptare. Rritja e dobet ekonomike, ulja e konkurueshmerise se vendit ne terheqjen e investimeve te huaja, ulja ne nivele historike e kerkeses per kreditim nga bisnesi, emigrimi masiv etj jane disa prej pasojave te prodhuara edhe nga marreveshja e meparshme me FMN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje