Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori dje pjesë në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Bosnje Hercegovinës, me temë “20 Vitet e Stabilitetit”, në Sarajevë.
Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko prezantoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke nxjerrë në pah disa momente kryesore të konvergjencës, si dhe trajtoi sfidat me të cilat përballet vendi ynë në të ardhmen.
Guvernatori Sejko theksoi se e ardhmja politike dhe ekonomike e vendeve të rajonit të Europës Juglindore është e lidhur drejtpërdrejt me procesin e integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Europian.
Ai, gjithashtu, nënvizoi se një treg financiar i shëndetshëm dhe efikas, është një parakusht i domosdoshëm për një rritje afatgjatë, si dhe një faktor i rëndësishëm në procesin e konvergjencës.
“Mendoj se kuadri ynë i politikës monetare, i mbështetur në regjimin e kursit të luhatshëm të këmbimit dhe të inflacionit të shënjestruar është solid dhe i zhvilluar mjaftueshëm për t’i lejuar ekonomisë shqiptare të arrijë objektivat e konvergjencës brenda dekadës tjetër. Nga këndvështrimi institucional, besoj se Shqipëria ka zgjedhur regjimin e duhur të politikave. Përveç përvojave tona pozitive në të shkuarën, duket se ato janë edhe në përputhje me udhëzimet e BEsë.
Sipas Komisionit Europian, ndonëse nuk ka një kuadër të vetëm miks politikash që të përshtatet në çdo kontekst, rruga e parapëlqyer e tyre për anëtarësim në BE do të ishte ajo, e cila ndërthur një regjim me kurs të luhatshëm këmbimi me një politikë monetare të pavarur, që ka për objektiv stabilitetin e çmimeve.
Më tej, rregulli fiskal i prezantuar së fundmi duhet ta forcojë qëndrueshmërinë fiskale dhe të ndihmojë në uljen e primeve të rrezikut në tregjet financiare”, u shpreh Sejko. Guvernatori Sejko vlerësoi se bankat qendrore kanë një rol mjaft të rëndë- sishëm në avancimin e procesit, nëpërmjet ruajtjes së parametrave makroekonomikë dhe forcimit të stabilitetit financiar, duke veçuar se, si politikëbërës, duhet të vazhdojmë të kontribuojmë në drejtim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.
Vleresime z.Sekjo ne marrjen e masave te duhura te cilat kane sherbyer ne rimekembjen ekonomike dhe rritjen modeste te kesaj te fundit, mendoj se eshte bere nje pune e shkelqyer gje qe pohohet edhe nga institucionet fuinanciare nderkomebetare.
bravo nje mundesi shume e mire pjesemarrja ne te tilla evente te cilat sherbejne per tu njohur me mire me progresin e vendit por mbi te gjitha per arritjet dhe ndryshimet pozitive ne ekonomi duke ngjallur ndryshuar ca imazhin e vendit dhe ngjallur interes tek vende ppotenciale per te ardhur dhe investuar ne Shqiperi tanime me nje klime biznesi te permiresuar ndjeshem ?