Paralajmërimi i tatimeve: Keni kohë deri në fund të vitit për të përfituar nga “Ligji i Fshirjes”, më pas do...

21 Shtator 2017, 09:55Ekonomia TEMA

Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar në faqen e saj zyrtare të gjithë subjektet që kanë detyrime të papaguara dhe që përfitojnë nga “Ligji i Fshirjes, se do të mund të përfitojnë nga kjo mase lehtësuese deri në fundin e këtij vitit. Pas kësaj data, të gjithë subjektet debitorë do të jenë të ekspozuar nga masat shtrënguese të mbledhjes me forcë, shkruan monitor.

Njoftimi i plotë:

Ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi i ligjit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit”, konkretisht në atë të fshirjes së gjobave dhe kamatëvonesave që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Zbatueshmëria e kësaj mase lehtësuese financiare për tatimpaguesit, është e mundur deri në datën 31 Dhjetor 2017.

Tatimpaguesit duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi pasi pas kësaj date, ato do të jenë të ekspozuar përpara masave shtrënguese të mbledhjes së detyrimeve tatimore të papaguara.

Fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, të regjistruara në llogarinë e subjektit, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi për:

detyrimet tatimore, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor 2014, duke u aplikuar sipas llojit të tatimit;

kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor 2014;

taksat/tarifat vendore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor 2014.

Kujtojmë tatimpaguesit që mund të përfitojnë nga fshirja me kusht e detyrimeve, t’i drejtohen çdo banke të nivelit të dytë duke kryer pagesën, vetëm për detyrimin principal për tatimin/taksën/kontributin/tarifën.

6 komente në “Paralajmërimi i tatimeve: Keni kohë deri në fund të vitit për të përfituar nga “Ligji i Fshirjes”, më pas do…”

  1. arianit says:

    Eshte nje lehtesim shume i vlefshem per te gjithe ato qe kane detyrime te prapambetura dhe qe duan te vazhdojne bashkepunimin me shtetin.

    1. fitim says:

      Shumica e bizneseve jane ndergjegjesuar ne kuader te fushates kunder informalitetit, por sigurisht ka edhe biznese te cilat prej nje kohe te gjate u jane shmangur detyrimeve qe kane nje fature te majme financiare per te paguar, vleresoj shume faktin qe tatimet ne bahskepunim me qeverine po bejne te mundur shtyrjen e ketij afati ne menyre qe te perfitojne te gjithe pa dalllim.

    2. fiona says:

      Pune te mbare dhe bravo, pais pershume familjare eshte e pamundur shlyerja e detyrimeve kjo nisme po u jep mundesin ete clirohen nga pergjegjesia dhe te vijojne normalisht aktivitetin e tyre, por tani jo me ne te zeze por ne baze te rregullave dhe ligjeve ne fuqi.

      1. berti says:

        bravo bravo gjene e duhur keni bere kush e di se sa biznese keni nxjerre nga situata e veshtire deri ne fund te vitit eshte kohe mese e mjaftueshme per te ndare njeher e mire nga keto detyrime te akumuluara nga anan tjeter dhe bizneset duhet te jene me te interesuara te veprojne ne kohe per te shpetuar nga situata qe ndodhen mundesi me te mire se kjo skane pare ndonjehere kane patur plote nje vit kohe

        1. adela says:

          nje moment i favorshem per bizneset per tu shkeputur nga situata e veshtire bravo nga ana tjeter dhe institucionit ne fjale per ndergjegjesimin gjate gjithe ketyre muajve per te kthyer bizneset ne rruge te drejte duke mos i lene me te rreshkasin ne borxhe, e pune te zeze keto para te papaguara nuk jane gje tjeter vecse mos pagim i detyrimeve ne kohe, fshehje e tyre me idene se shteti do i linte ne pune te vet ashtu si me pare, te pakten po u jepet mundesia tia nisin nga e para nepermjet ligjit te fshirjes se detyrimeve , bravo keni bere me te miren deri tani

  2. Shpetimi says:

    Kjo “lufte” qe keni nisur do jete e veshtire por do ndikoje jashtezakonisht shume pozitivish. Keni punur dhe po vazhdoni te punoni . Bravo dhe shume suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje