Ministria e Financave njoftim të rëndësishëm, nxjerr në shitje 6.1 miliard lekë bono thesari

18 Shtator 2017, 15:35Ekonomia TEMA

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se ditën e martë do të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit 12-mujore në Bankën e Shqipërisë.

Shuma e shpallur sipas kalendarit është 6.1 miliard lekë. Data e emetimit është 21 shtator 2017, ndërsa data e maturimit 20.09.2018.

Interesat e bonove të thesarit u rritën sërish në ankandin e parë të muajit shtator, duke e bërë gradualisht më të leverdisshëm investimin në këto instrumente.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e kësaj jave, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 2.28%, nga 2.23% që kishte qenë interesi në ankandin e mëparshëm.

3 komente në “Ministria e Financave njoftim të rëndësishëm, nxjerr në shitje 6.1 miliard lekë bono thesari”

  1. petrit says:

    O Tema ! Bonot e thesarit nuk jane bono privatizimi qe keni nxjerre ne figure !

  2. Miri says:

    Emetimi i ketyre letrave me vlere eshte nje gje shume e mrie nga Ministria e Finances. Kush ka mundesi te behet pronar i kesaj lloj letre mos ta mendoj dy here pasi eshte goxha fitimprurese dhe me risk zero

  3. Nadiri says:

    Interesi qe do marrin cdo muaj do te jete fitimi per pronarin e kesaj letre me vlere. Shoh qe interesat qenkan shtuar, qe do te thote me shume fitim per ate qe do te bleje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje