Profesori i njohur i Harvardit, Ricardo Hausmann thotë se gjatë këtyre katër viteve, qeveria ia doli të zgjidhë me sukses 2 probleme të mëdha të trashëguara nga e shkuara, krizën fiskale dhe atë energjetike.
“Kur qeveria nisi punën në 2013-n, kishte një deficit të lartë, nuk po paguante faturat e saj dhe po akumulonte borxhe dhe pastaj ishte kriza me CEZ-in. Sot këto dy probleme janë zhdukur. Të ardhurat janë të kontrolluara mirë, problemet me OSHEE-në janë zgjidhur, ka investime të rëndësishme në energji dhe vitin që shkoi ky sektor ishte investitori i jashtëm më i madh në vend”, thotë ai në një intervistë për Top Channel.
Por cilat duhet të jenë prioritet e qeverisë në katër vitet që vijnë, sipas profesorit të Harvardit?
“Ka shumë gjëra që mund të bëhen për ta shndërruar Shqipërinë në një vend edhe më tërheqës, për turizmin. Është mundësia e një aeroporti në jug, ka mundësi të zhvillimit të porteve të vegjël, që për arsye historike nuk i ka zhvilluar kurrë, është mundësia të tërheqësh investime në hotele me pesë yje, të udhëtosh në Shqipëri nga ajri është ende shumë shtrenjtë, duhet të ketë politika që të adresojnë këtë problem. Mendoj se mund të bëhet shumë sa i përket teknologjisë për të përmirësuar bujqësinë. Kemi eksperiencën e kthimit të emigrantëve shqiptarë nga Greqia, që shkojnë në fshatrat e tyre dhe merren me bujqësi. Mendoj se qeveria duhet të bëjë përpjekje për të tërhequr industrinë e manifakturës. Ka plot mundësi duke patur parasysh zonat ekonomike dhe industriale, Koplikun, Spitallën, Vlorën dhe dy zona të reja në Tiranë. Shpresoj që qeveria të punojë në këto sektorë, siç bëri me krizën fiskale dhe energjetike”, përgjigjet Hausmann.
Për të rritur investimet e huaja në Shqipëri, profesor Haussman ka një këshillë.
“Nuk mendoj se ka diçka specifikisht të gabuar me taksimin në Shqipëri, por mendoj se duhet përmirësuar ekosistemi i biznesit. Duhet t’u shpjegojmë investitorëve se cilat janë mundësitë që u ofrohen në Shqipëri dhe duhet të luftojmë burokracinë duke bërë sistemet më efektive, që të jetë më e lehtë për ta. Mendoj se një politikë proaktive mbi investimet e huaja është jetike, jo vetëm për pritur që investitorët të vijnë, por duhet të jemi agresivë, të marketojmë në mënyrë direkte tek ata që do të kishin arsye të mira për të qenë në Shqipëri, por që nuk kanë menduar për të, sepse po eksplorojnë mundësi të tjera. Pra të vendosim Shqipërinë në mendjen e tyre”, deklaron ai.
Ne shqiperi,pa dite kush gje, trasgegimi jote rezohet per toke mbrenda nates,siç nodhi me shtepine e Prek Calit..kjo eshte e verteta.
Edhe profesori i Bowl Of MEE i univerzitetit Masachuset technology e vleresoi punen e qeverise Rama ,Ai se bashku me ekonomistin me cmim nobel Trapacul Kacarul i universitetetit pensylvania komonuelth thane qe qeveria ka pune mire.
Uai ky profesori harvardarit
Si me qen le e rrit ne shqiperi
Na habiti fare
Po’ aeroportin ne jug e spitallen i dime para dy vjetesh
Cezin para kater vjetesh
Kete te burokracise e ka thene km para se te formoje qeverine
Se di per ca te la nxjerre merua ketu
Goxha profesor.Shume gjera qe kujton se nuk idi qeveria dhe politika.
Po per problemin e pa zgjidhur te prones pse nuk jep mendim?
Po pse duhet te jesh profesor ne Harvard per te the ne keto.
Shtoj une: Qeveria e Edi Rames duhet te perpiloje nje Projekt Gjigante Afatgjate Gjelberimi (PGAG). Ne cdo rrjedhje ujore te ndertohen diga pellgje me nivel te stabilizuar, mikro e makro hidrocentrale dhe ujitje teresore te kodrave per zhvillimin e bimesise totale dhe te orietuar edhe per kullota te lira per kope dhish e dhensh lepujsh e dreresh.
Shtoj une: Qeveria e Edi Rames duhet te perpiloje nje Projekt Gjigante Afatgjate Gjelberimi (PGAG). Ne cdo rrjedhje ujore te ndertohen diga pellgje me nivel te stabilizuar, mikro e makro hidrocentrale dhe ujitje teresore te kodrave per zhvillimin e bimesise totale dhe te orietuar edhe per kullota te lira per kope dhish e dhensh lepujsh e dreresh.
Ik more idjot me statistikat injorante.Ketu behet fjale per shtetin e se drejtes qe nuk ekziston dhe qe eshte me kryesori i kryesoreve.Ketu ne kete vend me emrin shqiperi vetevritet nje njeri i thjeshte qe ka vjedhe energji elektrike kurse hajduti pusht tetar behet president i republikes.
Gjithmone kam menduar ….sic thote me te drejte profesori ne piken e fundit …jetike eshte terheqja e investimeve ne industri ,,,sidomos ne deget e reja konkuruese te high tech ,,,elektronika , informatika,mekanika automatike ,,,perfundimi i ciklit te bakrit ,kromit ,por edhe farmaceutika…..industria ushqimore….Pa zhvillim industrial nuk ka mireqenie ,nuk ka shtet modern ,nuk ka shendetesi te nivelit te larte ,nuk luftohet korrupsioni ,kriminaliteti ,nuk ka aresim ,shkence…kulture por edhe siguri e mbrojte…Prandaj Rama ….ne se e do kete vend ,te lere te tjeret te bejne punen e tyre ,ti kontrolloje ,por vete Rama…me nje grup ekspertesh te njohur ,shqiptare apo nderkombetare duhet te filloje te trokase direkt ne dyert e multinacionaleve …Me qe perendimi dhe SHBA…kerkojne kushte me te forta ,mundesite me te medha per keto investime i ka Kina ,qofte edhe per aresye historike ,si dhe Korea e Jugut ,Japonia,Kanadaja,vendet arabe te pasura ne nafte….por edhe kushdo tjeter …
Profesor nderro xhamat e syzeve, se je vite drite larg realitetit ne Shqiperi.