Të gjithë ata që janë pronarë toke do të paguajnë taksë për ujitjen pa marrë parasysh nëse e përdorin këtë shërbim apo jo.
Një dokument i qeverisë i publikuar në korrik të këtij viti nga Ministria e Bujqësisë për ujitjen dhe kullimin jep edhe detajet sesi do te funksionoje kjo skemë e cila synon të mbledhë paratë e nevojshme për funksionimin e strukturave të koordinimit dhe investimeve.
Në fakt edhe sot mblidhet një taksë vjetore për ujitjen veçse ligji sanksionon se atë e paguan zotëruesi i tokës por jo shtesa nëse ai e përdor apo jo këtë shërbim.
Skema, si do caktohet dhe mblidhet taksa sipas strategjisë
Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit së bashku me Njësitë e Ujitjes dhe Kullimit të bashkive dhe Organizatat e Përdorimit të Ujit -të takohen çdo fillim viti për hartimin e Planit të Shërbimit të Ujitjes, buxhetit dhe Tarifës së Shërbimit të Ujitjes. Më pas shkohet në këshillin bashkiak ku dhe kërkohet miratimi i buxhetit dhe tarifës.
Kur sistemi ujitës bëhet financiarisht i qëndrueshëm, bashkitë dhe Organizatat e Përdorimit të Ujit do të nxiten të krijojnë një fond rezervë, i cili mblidhet çdo vit dhe do të përdoret për mbulimin e kostove fikse të menaxhimit të sistemit ujitës.
Kostot kostot fikse për ujitjen (mirëmbajtje, zyra, staf) do të mblidhen nga bashkitë nga të gjithë pronarët e tokave brenda zonës së shërbimit të sistemit ujitës, pavarësish nëse ata zgjedhin të ujitin ose jo. Kostot variabël i ngarkohen vetëm fermerëve që kërkojnë ujitje dhe kjo duhet të bëhet sa më shumë të jetë e mundur, bazuar mbi sasinë e ujit të kërkuar dhe atë të dhënë.
Qeveria do të hartojë procedura të reja për pagesën dhe depozitimin si për tarifat fikse, e thënë ndryshe Tarifa Vjetore e Mirëmbajtjes (TVM), ashtu dhe për koston variabël apo ndryshe Tarifën e Shërbimit të Ujitjes (TSHU). Pagesa për TVM, e cila mbulon kostot fikse bazë, do bëhet si për taksat dhe tarifat e tjera të vendosura nga bashkia. Ajo do të vendoset mbi këdo që zotëron apo merr me qira një tokë, brenda zonës potenciale të shërbimit të të ujitjes.
Pagesat nga pronarët/qiramarrësit mund të bëhen direkt në zyrat e taksave në bashki ose nëpërmjet transfertave bankare. Përdorimi i fondeve do të bëhet duke qenë Njësia e Ujitjes dhe Kullimit e bashkisë si firmë e parë e autorizuar dhe OPU-ja si firmë e dytë. Pagesat për Shërbimin e Ujitjes do të kryhen 50% përpara sezonit të ujitjes dhe 50% në mes të sezonit të ujitjes. (monitor)
Tani pak a shume ne e dim qe me ane te taksave mbahet shteti. Kjo lloj takse kthehet ne benefit per fermeret pasi nuk eshte se vec paguan taksen dhe shteti do i lere aty e ti shohi.
Shume e drejte per ujin, dritat paguhet si gjithe fqinjet tani eshte viti 2017 duhet ti japim fund abuzimeve me detyrimet qe na takojne.
politikane vdekshit ishalla, zoti ju a dhente te femijet.
per ca te vdesin? se po kerkojne qe taksat te paguhen? po lerini keto budalliqe tani se turp kush e degjon qe ne 2017 jemi te vetmit qe nuk paguajme taksat rregullisht dhe per me teper vazhdojme me abuzimet te vazhdueshme. kjo eshte rruga qe ne do ndjekim per tu futur ne be? futja shtetit sot se per neser varja problemeve qe mund te na dalin?
Po mire e Rilindiot. Kur nuk ke te hash buke, c’fare taksash do paguash. Ajo BE qe thua ti ju jep asistence njerezve me te ardhura minimale dhe ne Shqiperi 70% eshte nen nivelin e mbijeteses. Bota mundohet qe te shperndaje barren e taksave dhe kete nuk e ben duke masakruar shtresen e varfer.Kur do ti paguaj Rama taksat per ato $ 200 milionet qe i nxori OSBE. Po ato kompanite qe kane miliona pa paguar dhe vetem nderrojne emrin per te vazhduar qe te vjedhin me taksa e te tjera gjera. Shtet ka edhe Koreja e veriut, po aty njerezit hane nje tas oriz ne dite. Aty doni ta katandisni Shqiperine. Po te jete kjo, atehere njerezit ju kane dhier mu ne shtet se nuk i plas shume njeriut per shtet kur nuk mbush dot barkun me buke.
Te shtoj fhe dicka. Po te mos ishin remitancat e emigranteve, ne shqiperi do kishin ngrene njeri tjetrin. Po ca tu bej une emigranteve qe dergojne para aty. Tu kishin lene pa asnje cent e ta shikonim ekonomine e shtetin e leshit aty se sa i vlen lekura.
Mendoj qe duhet te merret pozitive dhe te mos spekulohet si takse qe demton fermerin vetem ne kete menyre kjo takse kthehet ne te mira apo investime per fshatin dhe fermerin, mendoj edhe qe duhet te mesohemi rregulla standarde qe bota i ka aplikuar kohe me pare , ndersa tek eshte punuar dhe ndertuar sipas deshires pasoja qe i vuajne qytetaret sot.
shiko tani kur te nisin ata te opozites akuza te tipit se qeveria po rrit taksat , kur dine shume mire qe gjithandej perdorimi i ujit ne qytet apo fashat paguhet vetem kushet rriten gjasat per me shume investime para te cilat duhet te miremenaxhohen dhe te investohet ne ato pjese ku ka nevoje per nderhyrje
Po pse nuk i ka rritur dhe po vazhdon ti rrise. Ti ose nuk jeton ne Shqiperi, ose ha nga canaku i korrupsionit dhe politikes aty. Fakti eshte se jeta ne Shqiperi eshte bere e paperballueshme nga shumica. Kjo sjell edhe pasojat e emigrimit masiv, azilkerkimit dhe mbylljet katastrofike te bizneseve te vogla.
Ne fakt duhet edhe nje takse se pse jetoni. Hahahaaaa. Ta gezoni rilindjen. Prisni, prisni se deri sa te skadoje i gjati, pa buke keni per te ngele. Dhe ashtu ju pafsha se koka ben koka peson.
Dhe ti legen i Temes postoi komentet.
Jo vetemper ujin por edhe per ajrin qe ndotin fshataret ,ngrehin pluhura kur punojne token ,per cdo dru frutor dhe bime arash duhet taxa 20%,per kete tax kemi eksperience qe nga koha kur komandanti ishte kryetar bashkie.Bashkohem si trup i vetem me Arselen dhe rozin.dhe me familjet e tyre.
Nuk e besoj se do te vendoset kjo takse.Edhe po hyri ne fuqi kush do ta paguaj!?Fshataret nuk paguajne taksen mbi token,per pasurine,sepse shteti, me ndihmen e gjykatave, i ka bere lamsh tapite.Hipotekat presin ligjet per te bere rregjistrimet.