Rritja ekonomike dikton nje marrëveshje te re, më të butë me FMN

21 Shtator 2017, 19:46Ekonomia TEMA
Rritja ekonomike dikton nje marrëveshje te re, më të butë me

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Tiranë për të negociuar marrëveshjen e re të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Top Channel ka mësuar se ndryshe nga programi i mëparshëm 3-vjeçar, këtë herë do të ketë një marrëdhënie të re më të zbutur, ku FMN nuk do të ketë me rol imponues në politikat ekonomike të qeverisë, por vetëm këshillues.

Burime nga FMN dhe Ministria e Financave thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje sipas artikullit 4, e njëjtë me ato që FMN ka me vendet e zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë ekonomi të tjera, të cilat klasifikohen si të qëndrueshme.

Sipas Ministrisë së Financave, situata ekonomike është më e stabilizuar dhe vendi nuk është më në kushtet e emergjencës financiare siç ishte 4 vjet më parë.

Rritja ekonomike është përforcuar nga 1 për qind, që ishte në vitin 2013, në rreth 4 për qind aktualisht, ndërkohë që borxhi publik ka hyrë në një trajektore të qëndrueshme rënëse dhe këtë vit pritet të zbresë në 68.9 për qind e prodhimit kombëtar.

Sipas qeverisë, dalja e ekonomisë nga kriza është arsyeja kryesore se pse është preferuar një marrëveshje e re, më e zbutur me Fondin.

Programi i ri nuk vendos më objektiva apo masa të detyrueshme për qeverinë si rritje taksash apo shkurtim shpenzimesh publike. Megjithatë, FMN do të vazhdojë të shprehë publikisht qëndrimet e tij mbi politikat e qeverisë dhe ecurinë e treguesve ekonomikë.

1 komente në “Rritja ekonomike dikton nje marrëveshje te re, më të butë me FMN”

  1. Tak taku says:

    Si pasqyrohet nje lajm.
    Fmn- ja vjen ne shqiperi= ” hua e lehte”
    Fmn- ja ne Afrike= lufte te pakten nja pese vjet.
    Fmn- ja ne ameriken latine= demostrata te dhumshme per nja dhjete vjet te pakten.
    Fmn- ja ne greqi itali portugali= revolta popullore.
    Neve hua te lehte,ndersa tere bota hua te rende???????????????
    Fmn dhe rritje ekonomike per popullin e thjeshe NUK KA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje