VIDEO/ Tentuan të trafikojnë velierën me 1.2 ton kanabis, burg për shqiptarin dhe italianin

24 Shtator 2017, 12:56Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për italianin Xhovani Palladino dhe shqiptarin Veli Ymeri.

Këta të fundit arrestuan vetëm 3 ditë më parë në një anije velierë në bregun e Darzezës në Fier, në tentativë për të trafikuar drejt Italisë 1.2 ton kanabis.

Droga e kapur në një operacion në Darëzezë ndërsa ishte gati të trafikohej drejt Italisë u shpërnda gjatë bregdetit dhe policia ka arritur të mbledhë rreth 1 ton me pako të mëdha të mbështjella me letër cellofani.

Por në momentin që janë pikasur nga policia, dy trafikantët që ndodheshin në velierë kanë çarë pakot dhe i kanë hedhur në det. Një pjesë e tyre ka dalë në breg, deri tani 1 ton, ndërsa një pjesë ka përfunduar në det.

Operacioni i policisë është zhvilluar në kushte shumë të vështira të motit që arrinte vallëzim 5 deri në 6 ballë. Por, pavarësisht kësaj, veliera është transportuar në Vlorë për 5 orë me radhë e shoqëruar nga mjetet e policisë kufitare e Delta Force.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje