FOTOT/ Kim Kardashian "kokë e këmbë në dashuri"

25 Shtator 2017, 10:45Lifestyle TEMA

Gjatë një episodi special të Keeping Up With The Kardashian,  Kim ka treguar se ajo ka rënë kokë e këmbë në dashuri me Kanye-in pak pasi u nda nga ish-bashkëshorti i saj Kris Humphries dhe reperi e ftoi të kalonin ca kohë bashkë në Paris.

Ylli i familjes së famshme, është shprehur se e ndjeu që ai ishte i duhuri që pas takimit të parë.

“E kam takuar në 2002 ose 2003-in. Ai po regjistronte një këngë me miken time dhe kështu jemi parë disa herë. E mbaj mend që pyeste miqte e tij: “Kush është kjo Kim Kar-de-jon”, nuk dinte ta shqiptonte emrin tim dhe kjo ishte kaq e lezetshme.

36-vjeçarja tregon se edhe pak para se të martohej me Kris Humphries, nuk ia ka kursyer vetes bisedat me Kanye-n.

1 komente në “FOTOT/ Kim Kardashian “kokë e këmbë në dashuri””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje