Japonia është vendi që njihet për jetëgjatësinë e banorëve të saj, ndërsa kriminaliteti është me normat më të ulëta në botë.
Por, siç mund të shihni nga këto foto tronditëse, kjo nuk do të thotë se japonezët nuk e teprojnë me pijet alkoolike apo me drogës.
Fotografitë janë marrë nga Lee Chapman, një fotograf britanik nga Manchester dhe themeluesi i Tokio Times, i cili mbërriti në Tokio në vitin 1998 për “një vit ose dy vite”, por nuk u largua më kurrë.
Imazhet e tij zbulojnë një tjetër realitet mbi një element të jetës në Japoni që pak njerëz e mendojnë.
Ne jemi mësuar me imazhin e neoneve dhe teknologjive nga më të jashtëzakonshme, por këto imazhe prezantojnë një botë tjetër të vendit të largët aziatik.