I dogjën makinën, Bashkia Lezhë sqaron pronësinë: “Benz-i” që u dogj ishte marrë me hua që të lëvizte Frrokaj, të zbardhet ngjarja

25 Shtator 2017, 11:38Kronika TEMA

Pas djegies së automjetit të kryebashkiakut Fran Frrokaj gjatë mesnatës, Bashkia e Lezhës ka sqaruar nëpërmjet një njoftimin opinionin publik në lidhje me ngjarjen.

“Automjeti i djegur Autoveturë, tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga bashkia me ‘’Kontratë Huapërdorje’’ për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës.

Bashkia Lezhë po pret përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies ndërsa i bën thirrje organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë rast, nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet,” shkruhet në njoftimin e Bashkisë së Lezhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje