Asnjë libër nuk do të mjaftonte për të treguar periudhat e një jete të tmerrshme, që mund të përpiqen ta tregojnë vetëm ato e ata që e kanë provuar.
E persekutuar politike, Rukije Rama, nga fshati Vlad i Tropojës është përpjekur që gjithë ç’i mbante kujtesa, t’i hidhte në një libër autobiografik që ka dalë disa kohë më parë me titullin fare të shkurtër e të drejtpërdrejtë, “Copëza jete”.
Qëndrimi i saj burrëror në gjyq sfidoi jo vetëm dëshmitarët, mjerisht edhe disa kolegë të saj, por deri edhe titullarët më të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme e të Gjykatës së Lartë. Falë qëndrimit stoik dhe këmbënguljes së pareshtur për t’i shkuar deri në fund të drejtës që i takonte, mbas disa vitesh vuajtjeje në qeli e në burg, mundi që ta fitonte pafajësinë.
Libri “Copëza jete” tregon jo thjesht copëza jete të autores, por copëza jete të Shqipërisë. Rukije Rama, aktualisht figurë e shquar e emigracionit tonë në Bruksel, në këtë libër ka derdhur fjalë që lotojnë dhe lot që flasin.
PJESË NGA LIBRI/ RUKIJE RAMA
“Mos o Zot më keq!”. Kjo është shprehja që përdoret më shpesh nga populli im në raste fatkeqësish, e pastaj, për të ngushëlluar vetveten ia kthenim njëri-tjetrit në bisedë e sipër: “Ka keq e më keq”. E dëgjova nga televizori se u vlerësua figura e Feçor Shehut, u bë qytetar nderi. Ndoshta në këtë shkrim do të dal nga etika ime, ndoshta do të thyej normat dhe parimet e mia, por siç themi ne malësorët: “Kur të vjen shpirti në majë të hundës, atëherë, të paktën do të shtiesh se nuk mban më”.
Para shumë vitesh, në një udhëtim që po bëja me tram në Bruksel, më zuri syri një person, i cili më ngacmoi në plagë. Pasi plaga, sado që të mbyllet, prapëseprapë ka një shenjë, lëkura është më e hollë, ndryshimi i motit ngacmon, pra janë shumë faktorë që nuk të lënë të harrosh. Pse u ngacmova në këtë udhëtim në Bruksel? Nga kjo figurë që po udhëtonte bashkë me mua në këtë mjet publik, u ktheva prapa në kohë.
Ky ishte një person jo vetëm që kishte një dokument partie në atë kohë në xhep, por më kujtoi një skenë të vështirë dhe të dhimbshme të nënës sime. Kishte bërë pesë orë rrugë në këmbë, ngaqë makinat nuk e merrnin se ishte nëna e armikes, e më sillte ndërresat e mia dhe ndonjë ushqim që mund t’ia lejonin për burg. Meqë koha ishte e kufizuar për orarin e vizitave, ajo provon të marrë shkallët e komitetit për të shkurtuar pak distancën e për të arritur në orar.
Por një instruktor i këtij komiteti, i cili kishte dalë në oborr, tundte zinxhirët dhe kulloste sytë në ndonjë kalimtare, me një shprehje prej sadisti dhe i thotë: “Ku shkon ti nëna e armikes, nuk ke të drejtë të hipësh në këto shkallë. Vajza jote është armike e popullit”. Dhe kjo nënë, me shpirt ndër dhëmbë, e djersitur nga lodhja fizike dhe shpirtërore i lutet: “Më lë bre bir, se po shkoj në degë të brendshme, se e mbyllin derën e kam dy javë që nuk i kam sjellë ndërresa, e nuk kam mundësi të vij të dielën tjetër”.
Por personi në fjalë është i patolerueshëm. E kthen mbrapsht. Ky njeri partiak i devotshëm, pseudo intelektual, nuk mund t’ia përjetonte gjendjen e kësaj nëne që kishte udhëtuar me orë të tëra për t’i sjellë së bijës në burg ato pak gjëra që i lejoheshin. Si për çudi, ky person tani është në të njëjtin mjet udhëtimi me mua dhe kaq shumë ndihem në pozicion të vështirë, sa që në stacionin e parë, zbres nga trami që mos ta shoh atë fytyrë bajate. Por çudia nuk mbaron me kaq, në një aktivitet që po shihja në ekranin e televizorit, pikërisht ky person kishte ngritur tetë gishta njëherësh duke bërtitur: “PD, PD!”.
Vallë, a ka ndonjë parim në këto tranzicione, ndonjë etikë, ndonjë normë se po më duket se po bëhet lojë karrigesh, pasi nuk jam në gjendje të kuptoj kush ka të drejtë të quhet demokrat, ai që ishte anëtar i PP, fuks i sigurimit, hetues, operativ, ishte në atë kohë në organe ekzekutive dhe sot flet për demokraci?! Unë e mbarova jetën, por çudia më e madhe është se u bëmë si këmbët e dhisë. Thuhet, “të hapen dosjet”, kërkohet me forcë nganjëherë në raste fushatash, por mjerimi më i madh i yni është se ne po përdoremi si garniturë në fushata të ndryshme.
E çfarë dosjesh mund të hapen pas kaq shumë vitesh kur ato janë kaluar me dhjetëra herë në duart e atyre që i kanë bërë?! Pra, janë hequr dhe janë vënë çfarë kanë dashur ata që kanë krijuar këto dosje, dhe po këtyre ua lanë nëpër duar. Sapo përfundova së lexuari librin “Dhe i vetmi trim në luftë”. Çdokush ka të drejtë të shkruajë, por varet se për çfarë shkruan dhe sa të vërteta janë ato që shkruan. Trajtohet Lufta e Dytë Botërore, merret në studim një personazh, por ajo që më bëri më shumë përshtypje është se, në momentin e humbjes së luftës nga Gjermania naziste, gjenerali nazist, që pa se ç’është gërhama e fundit, i likuidoi me revole të gjithë dëshmitarët e ngjarjeve kriminale të asaj që kishte bërë gjatë kësaj lufte.
Pra, ish-drejtuesit e mi të atyre viteve, jo pak, që sot janë noterë, avokatë apo edhe në përfaqësi diplomatike, si mund të kenë ndenjur të qetë pas 1990, pa shkuar dhe gërmuar në ato dosje. Jo se do të kishin frikë nga unë, se përsëri isha e pafuqishme, por tani, si demokratë, u duhej të mos ishte emri i tyre në ato veprime çnjerëzore që kanë bërë. Njeriu duhet të jetë realist në të shprehurit e disa gjërave, pavarësisht nga kohët që kalojnë. Dhe në të vërtetë, nuk kanë qenë të ligjëruara torturat që na bëheshin dhe i kemi kaluar në kurrizin tonë.
Pra, këto nuk janë të regjistruara në dosjet tona, por janë të betonuara në mendjet dhe zemrat tona, janë të dokumentuara në fizikun tonë siç është gishti i dorës sime. U bë një eksperiment mbi qenien time dhe vërtet këtë e bënë në Pulë, ku prej aty përfundova në burgun e Tiranës. Shumë e bukur është një shprehje që thuhet nga një mendimtar egjiptian: “Njeriu nuk gjykohet nën torturë”. Megjithatë, sadistët përfitonin të vinin ndonjë fjalë që mund të thoshim, se në agoni të shpirtit nga dhimbjet e padurueshme që na shkaktuan.
Dukemi të qetë ne të shkretët, por shpirti vlon e zien gjithnjë. Si mund të harroj burrelasit, që për hobi, për të kënaqur ndoshta sytë e tyre, se ishte një vajzë e re dhe jo e shëmtuar, eksperimentonin me tortura për të parë si do të katandiseshin gjymtyrët e saj. Si mund të harroj 12 janarin e vitit 1975, kur të gjitha qelitë e burgut të Bajram Currit u ndyn nga jashtëqitjet tona, se na u dha një ushqim i prishur dhe nuk i hapi askush dyert e qelive për të shkuar në atë pseudo banjë që përdorej nga më shumë se 30 vetë, dhe shumë rrallë kishte ujë të rrjedhshëm.
“Lum si budallai!” thotë Balzaku, dhe ndoshta do të ishte mirë të jesh budalla, siç themi ne malësorët “Mirë kos e mirë tambël”, pra, budallai pranon çdo gjë që i serviret. Është data 22 janar 1975, po më kthejnë nga Tirana. Është shumë ftohtë. Në Tiranë, këtë radhë më sollën për të vërtetuar atë që unë kisha gjënë më të shtrenjtë, për të manovruar ta mohonin atë gjë, për të rekrutuar ndonjë person që nuk kishte shtyllë kurrizore.
Falë mjekëve të maternitetit të Tiranës, emrat e të cilëve nuk ka rëndësi t’i përmend, por që ishin intelektualë, prindër dhe nuk pranuan asnjë kompromis për të njollosur figurën e mjekut, u vërtetua që isha e paprekur. Kisha tre ditë pa futur gjë në gojë. Më harruan apo e bënë qëllimisht, nuk e mora vesh kurrë, por di që mezi qëndroja në këmbë. Shoqëruesit e mi, të famshmit hetues, donin të hanin nga një mish të pjekur në Gjegjan të Pukës dhe duke mos pasur besim të më linin në makinë, edhe pse isha e lidhur, u detyruan të më merrnin në mensë.
Kurrë nuk më hiqet nga mendja fytyra e kuzhinierit në sportelin e kuzhinës. E mori me mend që jam e burgosur dhe i thotë kamerierit: “Thuaj hetuesit që t’i lejojnë një makaron asaj vajzës”, dhe tinëzisht kishte futur një copë mish poshtë atyre makaronave. Por përmetari vigjilent, hetuesi, e kuptoi atë hile dhe dha urdhër ta hiqnin. Megjithatë, hëngra dy lugë makarona pas tre ditësh dhe më erdhi pak forcë. Sigurisht, ky hetues tani është i vdekur pasi atëherë ishte rreth të 60-ve, por patjetër fëmijët e tij janë diku të privilegjuar.
Sa shumë revoltohem nganjëherë kur thonë: “Kemi qenë të gjithë të persekutuar!”. Sa gabim bëjnë këta njerëz, si nuk e kuptojnë vallë që ngulin gjilpëra në shpirtrat tanë të dërrmuar. Si mund të krahasohet një i burgosur në qeli, i rrahur e i torturuat, i pangrënë e i ngrirë nga të ftohtët, me një person të lirë, punonjës ministrie, kuadër në dikastere apo dhe punonjës në një kooperativë a fermë, por të paktën nuk i’u është mohuar ajri, uji, e drejta për të folur, e drejta për të parë njerëzit e vet.
Rregullisht, përcjell zhvillimet kudo në botë, me shumë të drejtë u shprehën gjermanët: “E patëm problem kur hapëm dosjet, se ishin kundërshtitë brenda në familje”. Një spanjolle donte të dinte kush ia kishte vrarë të atin, jo për t’u hakmarrë, por thjesht donte të dinte. Por unë që i kam patur 43 dëshmitarë kundër, pa llogaritur disa që kanë qenë kontingjent i degës së Punëve të Brendshme, 1200 lekëshit, që janë përdorur gjithnjë.
Pra, unë debatova me të gjithë e mjerimi më i madh ishte se shumë prej tyre kurrë s’e kuptova pse hynë në atë valle, apo u bë deti kos, duke mos llogaritur që po vrisnin një njeri, duke mos menduar se po luanin me zemrën e një nënë. Vallë në atë kohë, ku ishin këta demokratët që asnjë nuk ngriti krye në mbrojtjen time, por me të vërtetë u paskam pas bërë hije këtyre njerëzve, me aftësitë e mia intelektuale organizative. Sa për pamjen time, ishte dhuratë e Zotit dhe unë isha e dashuruar me vetveten, me lulet e fushës së Bytyçit, me karafilin e Gjerovicës, me puhinë e liqeneve të Sylbicës, me profesionin tim.
Për mua, nxënësit e mi ishin jeta ime dhe ashtu siç ishin lule ata, luftoja t’u bëja lule edhe ambientin ku shkolloheshin. E sa për dijeni, kufirin territorial të vendit tim, qoftë në bjeshkë, qoftë në veri, nuk e kam patur më larg se një orë në këmbë, por kurrë nuk më ka shkuar në mendje që të kaloj kufirin e vendit tim për ndonjë jetë më të mirë diku tjetër. Isha dhe jam e dashuruar tmerrësisht me vendin tim, me Bytyçin e bjeshkën time, Sylbicën.
Pra, po dekorohet Feçorri, Vito Kapo, u demokratizuan hetuesit dhe sekretarët e partisë dhe dekoratat vazhdojnë për gjithkënd, meritë e pameritë, por për asnjë ish-të burgosur politik, pavarësisht nga meritat dhe aftësitë që kanë. Po udhëtoja në avion, po kthehesha nga Shqipëria dhe në klasin e parë të tij ishte një jurist, punonjës i shtetit shqiptar. Si për çudi, i pashë një çantë që mbante në dorë dhe ecte i krekosur.
Çmimi i asaj çante ishte 3500 euro dhe për ne të përndjekurit nuk po mjafton fondi për asgjë. Po tkurremi dhe strukemi gjithnjë, derisa të na mbulojë dheu. Kjo është ajo e vërtetë që është në vendin tim, kjo është ajo lojë fjalësh që bëhet, kjo është loja e karrigeve. Është demokraci! E nisa me një fjalë popullore “Mos o Zot më keq”, dhe po e mbyll me këtë shprehje : “Gjëja që gjendet rrallë, është e shtrenjtë, edhe e drejta, pse është e shtrenjtë, rrallë gjendet!”./panorama
Pershkrimet qe bene zonja e nderuar Rukije rama jane rrenqethese. Vetem njerez mizore dhe nje shtet qe sillet si kriminel mbi qytetaret e tij i bene te tilla veprime. Rukijen e kam njohur qe nga shkolla Pedagogjike e Shkodres . Nje vajze e shkelqyer e hijeshme e sjellshme . Pas shkolles nje mesuese e perkushtuar ne treven e saj. Por nuk qe e thene per te Bisha komuniste u sul ndaj saj, i mori rinine, por jo kurre dhe kurre nderin dhe karakterin e saj. Rukija sot eshte e lire ne Belgjike, por qe nga andej ne librin e saj “Copeza jete” pershkruan mjaft qarte gjendjen reale ne Shqiperi se si ish persekutoret e saj po reabilitohen. A duhet reflektuar ndaj atyre persekutoreve qe sot jane kthyer ne demokrat, qe betohen gjoja per demokraci!?
Kryetar i Gjykates ne ate kohe ka qen Ram Dega
dhe ishte ideja e tij qe Rukijes ti behej testi virgjerise.
Per te gjithe ata qe se dine po u them se Ram Dega eshte
babai i Hamdi Deges qe na poston ketu komente
nga Nju Jorku me pseudonimin Alban Dega.
Sa per dijeni kam konstatuar se mut i ati e mut i biri.
Meqense edhe emrin tend e ke zgjedhur vete por une me “ledhatim” po heq dy germat e para po te them e gezofsh o idjot. Kur eshte gjykuar Rukija kryetar gjykate ka qene Shefqet Muco. Ram Dega nuk ka qene fare be ate kohe be gjykaten e Tropojes. Rukije eshte gjalle dhe e din me mire se kushdo tjeter. Shpifes ordiner.
Shkrlzeni qe ta ledhatosh si duhet emrin fute dhe ne goje dhe shijohe mire
Kam informacion te plote dhe te drejperdrejte per rastin ne fjale,nga nje ish-hetues qe eshte derguar atehere nga Ministria ne Tropoje,per te vezhguar ceshtjen!
1.Ceshtja e Rukijes nuk ka lidhje asfare politike,por eshte krim pasioni dhe deshire seksuale. Nje person ishte fiksuar dhe kishte deshira seksuale ndaj Rukijes,por kjo nuk i ishte pergjigjur deshires dhe pasionit te tij. Ky person (qe ishte hetues ne Tropoje atehere) per hakmarrje personale u perpoq te sajonte akuza per moral dhe pastaj edhe akuza per sjellje jo te mire dhe mendime anti-parti, kunder Rukijes.Keshtu u sajua nje akuze ndaj saj!
2.Testi i virgjerise u kerkua nga hetuesi qe u dergua nga Tirana, nga Ministria! Pasi ky studioi ceshtjen dhe mori ne pyetje Rukijen, ai dyshoi ne vertetesine e akuzave. Testi i virgjerise tregoi se ajo ishte e virgjer dhe keshtu binin akuzat per moral te keq, qe ishte akuza kryesore.
3. Rukija u denua me disa vite fillimisht, por pas disa kohesh ceshtja u rihap dhe ekspertiza e virgjerise u perdor si argument kryesor ne rrezimin e akuzave per moral. Keshtu ra edhe cdo akuze tjeter. Pasi u shpall e pafajshme, Rukija mori serisht te drejten e profesionit dhe punoi gjithe jeten si mesuese, e nderuar jo vetem nga njerezit por edhe nga shteti. Madje ajo mori edhe demshperblim nga shteti per ate periudhe qe ndenji ne burg si e pafajshme!
4.Pas pafajesise se Rukijes, u zhvilluan hetime per personin qe i kishte sajuar akuzat (ate hetuesin ne Tropoje, qe ishte me origine nga Vlora). Personi jo vetem u pushua nga puna, por u denua me disa vite burg dhe vuajti denimin deri ne fund!
o ktu je ne rregull…alban dega qysh ne shkrim duket qe osht spiun..pidh motre
i pari dhe me i rrezikshmi nga te gjithe eshte Sali Padron Berisha,te cilin ne masen me te madhe ata qe i kane hequr ne kurriz keto vuajtje e tmerre, e kane votuar dhe e votojne dhe sot.Ky eshte absurditeti yne.Dhe dosjet qe permend zonja,e cila meriton respekt e mirenjhje,ai dhe shebeket e tij i kane pastrurar,per te zhdukur cdo gjurme te biografise se tyre te asaj kohe.
shif tashi kur te dalin nipat e 1200 lekshave..duke mohu cdo gjo
O Lugat e gjete sumen e !? Shyqyr vallahi ?
Perralla per 8 vjecare
po virgjeria pse permendet ketu se nuk del gjekundi. tjeter titulli e tjeter permbajja e shkrimit.
po ik oj rukije se na cave trapin ,1000 here na ke thene e kemi pare dokumentare per ty ,jo me qine jo sme qune jo e virgjer jo kshu jo ashtu po ik pirdhu ne belgjik merr ate social se kot flet nuk te behet me picka e re dhe ai fecorri pis ishte e ashtu iku ne te semes si pis ok tash rukije s na flliqe pune qirjeje gjith kohes puna jote,kemi plot halle te tjeta
@ tropojani c 100..rofsh se kam qesh me lot??.
Lugat, mos harro se tani do te dalin 4 deputetet e te Djathtes dmth , te PD qe jane homoseksuale do te kerkojne demshperblim per vuajtjet qe u jane shkaktuar me pare . Pune dreqi kjo o lugat.
fillut me dale ju????
Edhe ti je dylber o Lugat!? Mos!!! ?
Per “tropojanic100”
Po pse mor burrec, horr e legen, pusht e pervers, zuzar e kodosh, kopil e bastrd, te vriskan veshet nga fjalet e Rukijes?
Cfare punesh e hallesh te tjera me te medha paske ti mor vemje e krimb i mjere, qe te vriskan veshet kujtimet njerezore te nje gruaje te dhunuar dhe te poshteruar dje, nga nje absurd dhe mizori e disa njerzve qe, me gjase, kishin te njejten konstruksion shpirteror me halera dhe kriminela si ty?
A nuk e ditke akoma ti mor delenxhi e maskara, se gjithcka ne kete jete, fillon nga respekti dhe vleresimi i dinjitetit human, nga e drejta civile dhe ligjore baze e zdo qytetari, pavaresisht ideoleogjise dhe formes se regjimit dhe, me e rendesishmja, kur keto dhunohen dhe merren neper kembe, athere per askend, perfshire edhe ty more lamash e qyrravec, nuk jane me te sigurta as jeta, as morali dhe as dinjiteti personal dhe familjar.
Vemje si ty, jane ata qe formojne ate masen e erret dhe te baltosur te turmave, qe perdoren si bazat e regjimeve keriminale dhe antinjerezore qe njohim tejpertej historise.
Nderimin me te medh per Rukijen, qe me integritetin dhe me qendresen dinjitoze dhe heroike te saj ndaj te keqes dhe poshtersise njerezore, ne ato kohera te rrezikeshme kur fare kollaj mund te rreshqisje ne llum dhe ne humnere, u kthye ne nje dritez dhe udherrefyes te vyer, per athere dhe per tani, se mund te triumfohet moralisht mbi cdo te keqe, edhe pse mund te te duhet te kalosh kalvarin e patreguar te vuajtjeve si te saj.
fiks fare posedjon..e ke shajt pak ket pleren
Krimet e pasionit dhe dashurise jane ato me te perhapurat ne historine e shoqerise njerzore! Por kur perdoren nga maskarenjte, per cfare do arsye, kjo eshte edhe me e poshter, sesa te tallesh me vuajtjet e tjetrit ?
@ Bozen ne parlament ska deputete te djathte tamam la klyshen komunistesh e sigurimsash
Prandaj sta mbajini t’ ju rrojne.
Se keni pase edhe baben e madh asisoj.
Rumine ti mire po’ thu po’ kujt po’ ja thu.
Tropoja or nga jugu lugatit me emen te vjedhem apo ketij Bozen.
ku je firak i nderuar
Fillut me llape njoni-tjetrin ju te dy e ? ? ?
Zogu qe ben “ciu – ciu”
Jo “me qiu”,jo “s’me qiu”,
Jo “me nduku”,jo “me griu”…
Gjithe c’ben ja ben vetiu…
Mos harroni :”Gjelle me kripe dhe KRIPA me karar !
Nuk besoj se i behet nder zonjes Rukie, ky shkrim dhe ky publikim.
Dihet, ato dukurite kesaj natyre ne ato vit,jane jo te rralla po nga me te denueshmet.
Dhe kur cfaqej nonje ralle e dime si eshte trajtuar…
Nuk do isha dakort me komentuesit per buje..
Ajo ohe kish te keqiat e veta, po per kete dukuri hiqi kapelen.
E kemi jetuar…Autoret edhe pse te ralle jane denuar ne maksimim. I ke inat tjetrin-jepi hakun.
Kemi boll probleme per te shkruajtur,mjaft me keto “e lagu se lagu”.
Shikoni aktualisht situaten,per probleme, bere gangrene.
Suksese MESUESEVE dhe nxenesve apo studenteve ne kete vit te Ri MESIMOR !
Guri Naimit D.