Sa miliardë euro vlen për Shqipërinë, fitorja e Anxhela Merkel?

25 Shtator 2017, 17:05Politika TEMA

Me fitoren e ditës së diel, Angela Merkel ka thyer një rekord të ri në Europë, duke fituar një mandat të katërt dhe duke i dhënë shansin vetes që të qeverisë ekonominë më të madhe të Europës për plot 16 vite.

Kancelarja mban të njëjtin pozicion që prej vitit 2005. Shifrat tregojnë se, Merkel në krye të ekzekutiv gjerman nuk është një lajm i mirë vetëm për ekonominë gjermane, në rritje konstante gjatë këtyre viteve, por edhe për Shqipërinë, raporton Scan.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, tregtia mes Shqipërisë dhe Gjermanisë që prej vitit 2005 ka qenë në rritje konstante, gjë që vihet re edhe nga ky grafik. Trendi është thuajse i pandryshuar çdo vit, me përjashtime shumë të vogla, si për importet ashtu edhe për eksportet.

Në total, që prej vitit 2005, e deri në fund të vitit 2016, Shqipëria ka eksportuar mallra në një vlerë prej 62 miliardë lekë drejt Gjermanisë dhe ka importuar mallra për një vlerë prej 350 miliardë lekë.

Në total, tregtia mes dy shteteve gjatë epokës Merkel kalon shifrën e 3 miliardë eurove. Të dhënat tregojnë se, tregtia mes dy vendeve ka prekur nivele të reja maksimale gjatë 2016-ës, me importet në thuajse 55 miliardë lekë.

Kjo ka bërë që, Gjermania ti zërë vendin Greqisë si partneri i dytë më i madh tregtar me vendin tonë. Gjatë 2016 Shqipëria importoi nga Gjermania mallra në rreth 55 miliardë euro, ndërkohë që nga Greqia vetëm 45 miliardë.

Në 2015 ndërkohë, importonte 36 miliard euro mallra nga Gjermania dhe 42 nga Greqia.  I njëjti trend konfirmohet edhe nga të dhënat më të fundit që i referohen tetëmujorit të parë të këtij viti.

Shifrat tregojnë se, me shumë gjasa, Gjermania do ta ruajë vendin e dytë edhe për këtë vit, e nëse i referohemi edhe trendit të viteve të fundit, këtë pozicion do ta mbajë edhe për shumë gjatë.

11 komente në “Sa miliardë euro vlen për Shqipërinë, fitorja e Anxhela Merkel?”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Jo miliard euro import more gazetare por miliona mbase.E keni idene se sa jane 55 miliard euro import per shqiperine?
    Beni korigjimet e duhura dhe kujdes kur shkruani,se ndryshe ju bejme budallenj…

  2. Kuq e zi says:

    O shoku po ngaterron milardet me milionat
    Apo lekun me euron?
    Sepse kshu si i ke shkruar po me duken si shkembimet e shba-kine e jo si shqiperi-gjermani

  3. Vlora1912 says:

    Navash ju me ato Meardaaaa Euroool!!!!

    Hej, po ne GDP e kemi diku rreth 20 mld…nga dreqin blem 55mld mallra nga Gjermania!!

    Korrigjoni shennestren e topit!

  4. Dullar says:

    Kesaj i thone te ngaterrosh *arin me dollarin

  5. sadna babul ka bidai says:

    I UROJME MERKELIT URIME ME TE MIRA PER NJE BASHKPUNIM MIDIS SHTETIT SHQIPRI -GJERMANI [DHE JA PASKA VLEJTE SHARJA ,KESAJ I THONE FITORE ,U DASHKA ME SHA ,E ME FITU URIME ,URIME , RESPEKTE

  6. SARANDA E VOGEL says:

    Jo ore jane 555000 miliard me 455000miliard euro . E ke shkruajur gabim

  7. karakas says:

    ne gjith mandatet e merkel shqiperia ka perfituar 3 miljard euro kurse viti 2016 bilanci ishte 55 miliarde euro shkoni jashte vendit per gazetari se ky vend vetem analfabete nxjerr

  8. I says:

    Po fale Shqiperise po rritet ekonomia Gjermane. Me keto miliardat Shqiptare.

  9. Trimi says:

    Ai e ka mire neve sjemi mire qe lexajme artikullin e mastrit

  10. Alban Dardani says:

    … Gabimi ose lapsusi i gazetarit eshte bere me dashje, me qellim te shtoi klikimet,komentet.
    ..90% e komenteve meren me lapsusin e gazetarit.
    … z.Merkel, edhe kesaj radhe i urojme suksese. Rritja e forcave ekstreme tregon se botes po i afrohet ” koha e tyre”, cka kujton thirrjen e Fucik ut ” Njerez ju kam dashur, Vigjeloni”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje