VIDEO/ Barack Obama ende i dëshiruar, mbështetësit e brohorasin: Ti je presidenti ynë

25 Shtator 2017, 11:44Bota TEMA

Çifti Obama janë parë duke lënë një vendbanim privat në fshatin Greenwich në qytetin e New Yorkut, të cilët janë brohoritur fuqishëm nga një turmë e cila ishte duke i pritur jashtë.

Në videon që DailyMail ka publikuar shihet se Barack dhe Michelle Obama kur dolën nga banesa, në lagjen e elitës Manhattan, drejtë makinës së tyre të blinduar të zezë.

“Ne të duam ty!”, thërrisnin turma drejt ish presidentit Obama, i cili tashmë filloi të kthehet në jetën publike pas një pushimi të gjatë.

“Ende je presidenti jonë”, vazhduan të thirrisnin mbështetësi te Obamës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje