Çudirat shqiptare nuk kanë të sosur. Gjerat duket se kanë ndryshuar vend, teksa fëmijët duhet të luajnë nëpër rrugë, ndërsa makinat dhe qytetarët e papërgjegjshëm zaptojnë hapësirat e përbashkëta mes pallateve.
Siç shihet edhe nga fotot punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës duhet të përballen çdo ditë me “shpikje” nga më të ndryshme që përdorin qytetarët për të zënë një hapësirë apo për të “rezervuar” një vend parkimi, pa marrë aspak në konsideratë faktin se bëhet fjalë për një hapësirë publike dhe se veprimi i tyre është paligjshëm.
Goma e inerte të tjera pa fund nëpër trotuare dhe rrugë, hekura e platforma të ndryshme të salduara për të zënë një vend parkimi, kjo është panorama e përditshme e punës së ndërmarrjeve bashkiake për lirimin e hapësirave publike.
Fotot janë marrë nga aksioni në Rr: “Shyqyri Ishmi” në Njësinë Administrative Nr.2, ku gjejmë dhe një pjesë të atij fenomeni që është trashëguar thuajse në gjithë Tiranën.
Nuk do ishte mire qe me pare te merrej targa e “pronarit” te makines? Qe te gjobitej dhe te paguhwj dita e punes se punonjesve te bashkise?
Shume mire kane bere qytetaret, sepse te paguash parkim ne Tirane duhet te lesh nje thes me leke.
Bashkia te mos merret me qytetaret por me agallarët qe kane zene trotuaret me tavolina kafesh.
1. Punetoret pa doreza dhe syze mbrojtese.
2. Mbuloni fytyrat e femijeve ne foto.
3. Standarte afrikane ne cdo qoshe te fotos. Pale doni te futeni edhe ne Europe!
Tarrasshin deri ne qafe o injorant. Te gjithe duhet te paguajne si kudo ne bote. Tirana nuk do te jete me Burundi. Nje bravo e madhe Bashkise se Tiranes