Nga Mustafa Nano
E dini se çfarë nuk më shqitet nga mendja prej pamjeve filmike të ngjarjes së Elbasanit? Ajo porta elektronike që rrëshqiste ngadalë, duke ngushtuar progresivisht hapësirën e hyrjes, dhe policët që mbetën si të ngrirë para vijës së pragut.
Kishin mbi njëzet sekonda në dispozicion, por as që u lipseshin këto sekonda. Edhe sikur portës t’i duheshin disa orë për t’u mbyllur, ata policë do mbeteshin në anën tjetër të kufirit. Sepse vija e pragut të portës ishte tamam si një kufi.
Nuk ishte se ata policë u matën ta kalonin kufirin, dhe në momentin e fundit u mbërriti një urdhër superior që i ndali. Jo, nuk pati asgjë të tillë. Askush nuk i ndali. Sepse askush nuk tentoi ta ndiqte atë makinë. Kjo do të thotë se që të gjithë ata e dinin se përtej atij pragu nuk ishte se thjesht vepronte një juridiksion tjetër. Për ata policë, përtej ishte një botë e padepërtueshme, një vend i mistershëm që nuk ngjante me asnjë realitet dystopik të kësaj toke, me asnjë Kore të Veriut, Arabi Saudite, Filipine, Siri, Burma. Ishte më shumë sesa kaq. Përtej, ishte një botë përbindëshash, të cilët askush nuk i kish parë me sy, por që të gjithë e dinin se janë përbindësha. Kjo përshtypje të krijohej. Ndryshe, do ta kishim marrë vesh tanimë se çfarë ndodhi.
Dikush mund të ketë provuar antipati për ata policë. Unë nuk e di pse provova keqardhje e empati. Nuk m’u dukën ngordhalaqë. M’u dukën të pambrojtur. Dhe më erdhi mirë që nuk guxuan më tepër. Më erdhi mirë sidomos pak më pas, kur u mor vesh se policia, prokuroria e struktura të tjera të shtetit, nuk morën guximin as të hedhin sadopak dritë mbi atë ngjarje. Janë të gjithë gojëkyçur. Edhe ndonjë gojë që është hapur, ka synuar ta mbulojë me mjegull ngjarjen, duke dhënë shpjegime kontradiktore. Kanë interes ta mbulojnë? Ndoshta. Por mua më shumë më duket se janë të terrorizuar.
Ja, në këtë pikë kemi arritur. Edi Rama e Co. duhet ta kishin ditur se bashkëpunimi me krimin nuk të lejon më të kthehesh prapa. Duhej ta kishin ditur edhe nga shembulli i Sali Berishës, që e udhëhoqi Shqipërinë në një joint venture me krimin për më shumë se dy dekada. Veçse – duhet bërë ky saktësim i rëndësishëm – duke i mbajtur nën kontroll kriminelët. Më saktë, duke i zgjidhur nga zinxhirët sa herë që atij ia donte puna t’i zgjidhte. Ndërsa Edi Ramës i kanë dalë nga kontrolli. Ai nuk ka bërë punë të ndyra me ta (duke përjashtuar përdorimin e tyre për qëllime elektorale; nuk kemi prova për këtë, as opozita nuk ka mundur të na japë asnjë provë, por merret me mend se ata kanë luajtur një rol në këtë histori).
Asnjë kundërshtar i Ramës nuk e ka frikë Ramën. Asnjë kundërshtar i Ramës nuk e çon në mendje se Rama mund ta sakatojë, a vrasë. Kjo frikë i përket së shkuarës. Por sot frika është prej bandave që nuk janë nën kontroll. Rama i ka lënë të lira bandat e krimit, duke i bërë së pari, të fuqizohen, e së dyti, ta nxjerrin kokën sheshit, të dalin rrugëve, të hapin biznese, e t’i thonë shtetit: pirdhu, mos i kruaj brirët me ne! Ajo që ndodhi në Elbasan ishte ilustrim i kësaj që sapo thashë. Shteti nuk ka se ç’u bën.
Dhe në këtë mes ka një kontrast që ta heq petllën: “Ky shtet është parajsa për ca individë të superpasuruar e të fuqizuar në mënyrë ilegale dhe ferri për ca të dobët e të pambrojtur që veprimet ilegale i kryejnë për mbijetesë”. Sepse ky është shteti që ka mbushur burgjet me fukarenj që kanë vjedhur energjinë elektrike. Mua nuk më vjen keq për ta. Madje, e kam përshëndetur këtë aksion.
Por kur shoh që këtij shteti i dridhen leqet e këmbëve nga një grup i vogël njerëzish, kur shoh që ky shtet është gjunjëzuar i tëri para këtij grupi, apo para grupeve të tjera të ngjashme, nuk kam fuqi të dënoj asnjë kundërvajtje tjetër. Madje, kështu na del që në këtë Shqipërinë e sotme, vjedhësit e energjisë elektrike të jenë kremi i ndershmërisë.
Do të vazhdojë ky avaz? Nuk kemi si ta dimë. Mandati i dytë i Ramës sapo ka nisur. LSI-ja iku nga koalicioni duke marrë me vete edhe të gjitha mëkatet e qeverisë “Rama 1”. Tani, që LSI-ja ka qenë një parti e dreqosur, për këtë nuk ka asnjë diskutim. Dhe që ajo nuk është më në pushtet, është një lajm i mirë. Por mandati i qeverisjes në periudhën 2013-2017 nuk dështoi për shkak të LSI-së. Që kanabisi mori rrugët (edhe mbi asfalt doli), që bandat e të fortëve pushtuan territorin, e që ato vinin vërdallë me eskorta, pa pyetur për policinë, kjo është një vepër ekskluzive e PS-së.
Që puna ka arritur deri aty sa 12 policë të zbythen para një makine, e shteti të mos guxojë të sqarojë se çfarë ndodhi, kjo është vepër absolutisht e PS-së. Madje, vepra më e shëmtuar në gjithë trashëgiminë e PS-së në pushtet pas vitit 1990. Por e keqja nuk është këtu. E keqja është se Rama po kërkon të vendosë rendin publik, e të rimarrë nën kontroll territorin, me të njëjtët policë që pati katër vitet e shkuara. Kjo është e pamundur. Ajo polici ka qenë haptazi e lidhur me krimin. Zinxhiri i komandës në policinë e Republikës duhet zhbërë i tëri.
Ministri Xhafaj ngjalli pak optimizëm në momentin që hyri në zyrë në fund të mandatit të parë. U duk sikur ai donte të ndahej nga e keqja që kishin mbjellë të tjerët para tij, dhe se donte të ndante policinë nga krimi, por duket se nuk i ka duart të lira (nëse e ka vullnetin, të kuptohemi). Ndryshe, nuk ka se si shpjegohet që gjithçka kërkon ta bëjë duke mbajtur nëpër poste drejtuese të njëjtët njerëz, nën hundën (ndoshta me inkurajimin) e të cilëve bandat janë bërë po aq legale sa edhe struktura të shoqërisë civile, apo biznese punëmëdha. U mungon veç një vendim njohjeje nga gjykatat. Ose ndoshta NIPT-i. Banda me NIPT. Nuk është ide e keqe. Si ju duket juve?
Unë nuk e di nëse kjo mazhorancë ka fuqi për ta fituar betejën me krimin. Nuk e di nëse Edi Rama është në gjendje të na provojë se bashkëjetesa me krimin e qeverisë së tij ka qenë një aksident, apo një ekspedient, që duhet arkivuar. Janë vetë këta të fundit që duhet të na bindin. Dhe mund të na bindin jo pas katër vjetësh, por tani, menjëherë. Me veprime konkrete.
Te lumte dora per guximin dhe mjeshterine me te cilen ke pershkruar edhe mendimin e ndjeshmerine tone per cfare po shohim te lebetitur..
Vetem Nano i njeh dhe i shikon bandat.Ne te tjereve nuk na kane rene ne sy bandat. Por per nje moment e marim te mireqene,atehere ju zoti Nano thoni se a do ta fitoi Rama betejen me bandat krimin? Nqse nuk mbeshtetet Rama nga te gjithe eshte veshtire,por po ta mbeshtesin te tjeret e ka me te lehte,dhe luften me ato banda e thua ti,do ta fitoi.Nje nga bandat super te medha eshte grupi i deputeteve te pd-ke.Ata po bejne ç’mos per ta penguar punen e qeverise,duke shpifur e duke vene shkopinje nen rrota.Nqs ju zoti Nano e kini fjalen per bandat pd dhe LSI,jame dakord.
ne t gjith boten demokratike kshtu esht.
kriminelet dhe shteti jan te lidh. sepse pa krim s ka demokraci. po s pat krim kthehemi ne shtet diktatorjal si t kohes s enverit ku hanim bar dhe s guxonim te vidhnim nje grusht kumbulla ke bacja e cooperatives qe te mos benim krimin e vjedhjes.
prandaj,per te mos u katandis ne nje grumbull barkboshes pabuksa komunizmi,shteti demokratik perendimor e suporton krimin ne nje menyr demokratike: kush esht I zoti le te ec me krime. shteti e mbikqyr dhe e lejon aqsa te mos jet rrezik serjoz.
madje ,po qe se krimi esht ne linje me politiken e shtetit demokratik,le te lulzoj. ne fund te fundit kshtu ecen demokracija perpara. s ka rendsi me ligj a me krim,nese dicka I sherben demokracis atehere pse jo le te geloje dhe te vazhdoje..
dhe krimi vazhdon.
vetem trapat,budallenjt,frikacaket,te pafortet,te paditurit,s bejn krime.
mirmengjes krim!
si fjete? a pe nanji onderr te majme me para?
ca ke ndermend me bo sot? a do dalim njiher andej nga sheshi? ka shum njers… dhe lek…
apo do ja fusim matan detit ne perndim ku s ka lezet me rrojt pa bo krim…
ah perndim perndim perndim
ke shum lek,
shum pidh
shum krim…
o perndim
perndim
per..ndim…
Muco, e le Skenderbeun dhe muslimanet dhe tani iu hodhe persiper bandave.
ne jemi popull i paergjegshem or ti Muc Nano…Per sa kohe qe per inspektorin e tatimeve themi, bravo eshte i shkathet vjedh, per doganierin, per policin, per mjekun etj etj te gjithe bravo jane te shkathet vjedhin…edhe per banditet kshu themi, bravo jane te shkathet, jane cuna te mire bravo…se harrova, nese svjedh je budalla, babaim eshte budalla qe firmos ne tender dhe svjedh, dhe atij tjetrit dhe itjetrit dhe i tjetrit te gjithe budallenj. Rojet, puntoret e ndertimit, puntoret e karburanteve te gjithe budallenj…kete mendesi kemi mer Muc Nano, I ndershmi eshte budalla, Hajdutit/Banditit i themi bravo…3 milion muter injorante (edhe une bashke me ta, madje edhe ti Muc Nano)
O Muc(t) Nano ke rrjedhur nga trut e kokes si shpejt ke rrjedhur por nejse te kapim problemet qe ngren ti .Ti ke vetem hamendje nuk thua asnje gje konkrete dhe nuk jep asnje mendim Marrim zgjedhjet qe thu edhe ti si P .D ja qe i bleu me paret e droges atehere i paska blere P .D ja se ata kishin ministrite kyce per zgjedhjet qe kur kan marre te gjitha ata ministri dhe z.v .kryeministrin Sala i ka thane Lulit tash i fituam zgjedhjet e ne fakt i humen rende Po te ishte ne pushtet P .D ja apo L .S .I .ja a ja jepte ndonje ministri -pergjigja eshte jo ky pra ja dha dhe i fitoj bindshem.Por ceshtjen e krimit bandave qe thoni ju i kan dale doret qe as nuk i ka pas ndonje here as nuk i kan dale doret . Ju dikur keni thene qe eshte i lidhur me Kokdhimen Rroshin Doshin dhe ata dy vellezrit e Lezhes qe jane ne burgje qe nuk po me kujtohen emrat e nuk ka cka u ben e nuk mund te shkeputet prej tyre a tregoj qe nuk ishte i lidhur me krimin .Prandaj o Muc ti dhe ju tjeret ja futni kot .
Fshati që duket nuk do kallauz mer tarabosh
Njeriu mediokerr qe tregohet me gisht ne Skrapar.
Duhen dhe te tille, qe le emer “si nano” e te sbaviten njrerezit….
Po shoket e naim zyberit qe kan 25 vjet qe vrasin e vjedhin bizneset e naftes,minierave,ndertimit,miq te ngusht te saliut.po domja qe ka fisij lame pse nuk hetohet o gazetar e politikan spurdhjak
Problemi i Ramës ishte se mafiozët e banditët kryesorë i kishte marrë Saliu, kështu që ai u detyrua të merte shumë nga ata të nivelit të ulët, të tipit kodoshë prostitucioni e shpërndarës droge në Zvicër, të vështirë për tu mbajtur nën kontroll.
Muci de la Skrapari .!Keto banda qe thua zotrote jane ato te cilat u bere thirrje Ti personalisht qe te bashkohen dhe te rrezojne Berishen.Eshte turp dhe hipokrizi qe ben te habiturin.Jeni Ju dhe koleget tuaj qe keni lavderuar “sharmin rrugacerror” te Fatos Nanos dhe Edi Rames ,te te sjellurit si “cun rruge” si “danoc” apo si “rob zoti” ose”pidh some”.
Keni mbyllyr syte per turmat e halabakeve e krimineleve ,per perdhunues qe Edi i bente kryetar bashkie e per grabites qe i bente deputet dhe per ministra qe vellezerit i kane tregtar kokaine.
Por edhe kur vendos te shkruash ,e ben ne menyre djallezore dhe manipuluese.Nga Edi nuk i rrezikohet jeta asnjeriu ???? Po juve Muc ,nga kush tu rrezikua jeta ??Nga Berisha ??Mos ja fut kot se ke 23 vjet qe shkruan kunder Berishes dhe vetem hajrin i ke pare “biznesit antiberishian”.Dhe jo vetem ti.
Qe te provosh a te rrezikohet jeta nga Edi ,provo te shkruash me emer e mbiemer per kriminelet ne gjithe Shqiperine qe kane lidhje me politiken dhe policine.Provoje Muc ,se gazetare qe nuk bejne nje denoncim dhe nuk zbulojne skandale politike vetem Shqiperia ka.
Demokracin e Berishes e sulmoje perdite ,por te pakten 70% e shtypit te shkruar dhe viziv ishte opozitare.Ne demokracine e Edit ,opozita ka vetem ate pacavuren e Fahri Balliut se pjesa tjeter eshte 100% me Qeverine.Eshte hera e pare ne 27 vjet demokraci qe nuk ka nje kanal televiziv opozitar.
Prandaj Muc ,si arkitekti kryesor i kesaj situate ,mos derdh lote krokodili.Ky eshte sistemi juaj majtist …..sistemi i bandave dhe krimineleve..
Po tu dhimbste vendi Muc Nano ,qe ne rastin e Avionit ne Divjake duhet te ishe gazetar opozitar ( jo me Berishen).Por dy jave rresht late nam duke e mohuar ngjarjen ( avion sperkates mushkonjash thonit) dhe dy muaj rresht duke e justifikuar.
E gezofsh sistemin qe ndertove.Je demokrat i madh ….o qerrata Muc Nano.
O vellezer pse merreni me autorin e shkrimit!pyetje eshte a jan te verteta ate probleme qe jan shkruajtur ?edhe pergjigja eshte 100% te verteta.Lereni militantizmin, te flasim per ceshtjen o te verbuarit e partise.
Prit, prit se nuk keni pare gje akoma. Ne shtator, ka thene Rama do t’i zhdukim bandat. Ja sa te vije shtatori dhe do ta shihni. C’faj ka Rama se shtatori do edhe 1 vit qe te vije.
Mafia e Shqiperise eshte ne pushtet dhe do te vazhdoje t’ja pi gjakun ketij populli, sa kohe qe Rama, Meta, Berisha &com do te drejtojne politiken dhe shtetin. Kjo kupole mafioze nuk mund te cbehet pa nderhyrje nga jashte.
I vetmi koment tamam me dell opozitaro demokratik eshte ai I shkruar nga I nderuari I ashtuquejtum Kurt Kurvnori.
vetem Emri dhe Mbiemri I komentuesit ne fjal te le pa frym dhe thot gjithcka.
E di cfare Muc? Shtrimin nuk eshte se e ben keq..vetem se ngaterrohesh rruges.
Te te tregoj nje moment? Ka vetem dy dite: te henen. Kthehem nga puna dhe me qellon rruga e perditshme e kthimit nga segmenti te Piazza, prapa Muzeut Kombetar. Koha qe zgjati ishte nje ndalese me gjate se nje kohe semafori. Anes rruges (nga ana e Piazzes) kishte ndaluar mu ne mes nje Audi shume i mire..nga ata qe dallojne pres se largu qe jane makina te renda..dhe polici i shkrete (po e quaj te shkrete) qe sec po shkruante ne bllokun e tij te gjobave…Mendova ne moment: shyqyr qe ka kap nje te forte dhe tja veshi gjoben per zenien e rruges. Por nuk zgjati shume dhe nga rruga e Piazzes vijne dy qerosa (tipikisht te fortet e ketyre koherave), dhe pas tyre nje qeros i trete: Muci ne fjale. Me ate ngerdheshjen tipike, sec i foli policit te shkrete (normal-polici nuk krahasohet ne linguistike me Mucin), dhe polici sec foli neper dhembe dhe i la te iknin te fortet, duke futur ne xhep bllokun.
Sec me kaploi nje ndjenje turpi, inati, merzitjeje, mllefi..
Po pse duhet te ishte Muc Nano?
Ne inatin e momentit, mendova: prit tani kur te gjej ndonje koment te Mucit per shtetin dhe se si behet ai..
Ne shqiptaret, jemi te gjithe me Gjermanine ne futboll (por jo vetem), dhe a dihet pse? Sepse kane rregull, themi mes nesh.
Po pse dreqin sna pelqen qe dhe rregullin ta mbajme si gjermanet? Apo vetem duhet ti duam por jo te bejme si ata?
Ik Muc, dhe te pakten duaji dhe ti policet, dhe pastaj flit per to.
Bravo Muc shkrim realist .
Kur jane pa denuare krimet e ’97 – ’98 ,ato te gerdecit te 21janarit , shitjes se detit , rruges se kombit, vjedhjes se bankes se shtetit dhe te floririt te thesarit , do te qarkullojne edhe banda te perkrahur nga autoret e ketyre bemave qe numurova me lart ,per te larguar vemendjen prej tyre. M.Nano keto i di, por edhe ky ndihmon per te spostuar vemendjen ndaj autreve te vertete te krimeve ,se nje nga njerzit e anes se tij tashti eshte funksionar i larte shteteror
shiko Blendi Manen se ai ta ka bere analizen
Ti muc nano je ,pa medyshje,nje gazetar kazani.denis
Llogaria eshte e thjeshte, Qazim Sejdini ca nepermjet pareve dhe ca nepermjet bandes se dhendrit i siguron fitoren ne Elbasan Rames. Po ti kepusi krahun e armatosur do humase vota dhe Elbasani eshte qark i madh, nje apo 2 deputete me pak humb komplet qeverisjen per 4 vjet tani se ska me si ne 1992 apo 1997 qe fitonin me nga 85 deputete.
Te njejten llogari benin dhe qeverite Italiane ne vitet 70-80 dhe lane Cosa Nostran te bente namin ne kembim te votave.
O ti Muc , perse nuk flet per drejtesine qe sabotohet, per vetingun. Te gjithe e dime qe pushteti i (pa)varur i drejtesise eshte ai qe spo e kryen detyren, nuk eshte ne doren e Edi Rames kjo pune , prandaj po trajtohet me prioritet nga Europa e Amerika, je ne kazan o Muc-molla por do i plase qelbi kesaj pune dhe shpejt bile.
Hera e pare qe po te duartrokas Muç. Edhe pse socialistet qe deri dje betoheshin “per koken tende”, ia nisen nga sharjet. Mos ua ver re, aq mend kane, sa per te thene “Rrofte Edi Rama !”
Shume dakort me Muc Nanon.
Qazim Sejdini-Laki Luciano;Petrit Cela -Karlo Gambino;Sokol Sanxhaktari-Vito Genoveze;Suel Cela -Toni Montana
I krijove ti me banden tende te meparshme! Tani qe u mbyllen dyert e vjedhjeve (aq sa munden) hidheni ne anen tjeter me vrer … e dinakeri. Iku koha tende … antishqiptar.