Në listën e personave që iu sekuestrohet pasurija figuron dhe ish-kryeministri, Mehdi Frashëri, ish-deputetët Thoma Orollogai, Ymer Fortuzi e Qazim Nekiu, Konsulli i Nderit të Austrisë në Shkodër, Asim Abdurrahmani, etj.
Nga Dashnor Kaloçi
Që me ardhjen e tij në pushtet në nëndorin e vitit 1944, një nga “punët” e para që bëri regjimi komunist i Enver Hoxhës, ishte sekuestrimi e konfiskimi i të gjitha pronave dhe pasurive të luajtëshme dhe të paluajtëshme, të të gjithë atyre ish-zyrtarëve të lartë të qeverive shqiptare të para vitit 1944, si: kryemnistra, ministra, deputetë, diplomatë, ambasadorë, ushtarakë, sipërmarrës shqiptarë dhe të huaj, etj etj, të cilët qeveria komuniste e gjeneral-kolonel Enver Hoxhës, i konsideronte kundërshtarë politikë dhe i kishte shpallur armiq të popullit.
Dhe këto prona të sekuestruara dhe konfiskuara u shpërndanë udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste me në krye Enver Hoxhën, e duke vazhduar me tej sipas shkallës hierakike deri tek partizanë të thjeshtë që sapo kishin zbritur nga malet menjëherë pas mbarimit të luftës. Procesi i sekuestrimit dhe konfiskimit të pronave, vilave e pasurive të tjera të luajtëshme dhe të paluajtëshme, si dhe shpërndarja e tyre në pas “për ata të malit” u bënë nga Këshillat Nacional-Çlirimtare që Partia Komuniste i kishte krijuar në çdo fshat, qytet e krahinë që partizanët kishin marrë nën kontroll ende pa mbaruar lufta.
Lidhur me këtë gjë, veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë ekskluzive për gazetën Tema, ku jepen disa regjistra apo evidenca me pronat e sekuestruara e konfiskuara në Tiranë dhe Krujë, në të cilat figurojnë emra të njohur si; Ish-kryeministri Mehdi Frashëri, ish-deputetët Thoma Orollogai, Ymer Fortuzi e Qazim Nekiu, Konsulli i Nderit të Austrisë në Shkodër, Asim Abdurrahmani, etj. Krahas tyre në atë listë figuron edhe emri i gjeneral Prenk Pervizit, ish-Komandant i Mbrojtjes Kombëtare (Ministër i Mbrojtjes) në vitet 1943-’44, një nga ushtarakët më të shkolluar dhe përgatitur të Mbretërisë Shqiptare, i diplomuar në Vjenë dhe Torino. Përveç vilës së madhe që iu sekuestrua në Tiranën e re, gjeneral Pervizit iu sekuestruan edhe të gjitha shtëpitë dhe pronat e tjera që ai kishte në rrethin e Kurbinit, (vëndlindja e tij) ku kishte banuar para vitit 1939.
Po kështu, krahas këtyre emrave, në listën me personat e që iu janë sekuestruar pasuritë në rrethin e Krujës, figuron edhe emri i Abaz Kupi, majorit të famshëm të Mbretërisë së Zogut, i cili në 7 prillin e vitit 1939, organizoi atë rezistencë që iu bë trupave pushtuese italiane në Portin e Durrësit. Ndërsa gjeneral Pervizi dhe major Abaz Kupi mundën që të arratiseshin nga Shqipëria përkatësisht në vitin 1945 dhe 1946, familjet e tyre vuajtën në burgje dhe internime deri në vitin 1991.
Ashtu siç shihet nga faksimilet përkatëse, duket se Këshillat Nacional-Çlirimtare kanë bërë një “punë të mirë” në evidentimin dhe iventarin e pronave dhe pasurive të sekuestruara, një pjesë e të cilave ndodhen edhe sot në Tiranën e Re, apo siç njihet ndryshe, ish-Blloku.
Lista e t’arratistunve politikë të Rrethit të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit N.Ç. të N/ Prefekturës së Tiranës, si dhe pasunit që ata kanë lenë
1. PRENK PERVZI
Një shtëpi në Tiranë të Re, gjëndja është fare e mirë dhe e shtrueme me briodenne.
Kati i I –rë; I banuem prej Sefedin Kolecit, partisan I Brigadës së IV-të, dhe prej Ilija Budini, Intendent në Korp. Armatë
Kati I II-të: I banuem prej Tosun Eminit në bandën Ushtarake dhe prej Jani Gjonit nëpunës në Botore.
Të gjitha janë të vendosun prej Këshillit.
Shtëpija është e përbame prej: 9 dhomash, 3 sallone,, 2 guxhina, 4 nevojtore, dy me banjo.
2. ASIM ABDURRAHMANI
Një shtëpi në Tiranën e Re, gjëndja e sajë është krejt modern. Mbrenda e shtrueme me parket. Përbahet: 6 dhoma, 2 banjo, 1 sallon, 1 kuzhinë.
Asht e banueme perj Dr. Dishnicës.
3. THOMA OROLLOGAI
Një shtëpi në Tiranën e Re, gjëndja fare e mirë. Kati I parë banohet prej Jakup Ypit, dhe kati I dytë prej familjes së tij. Asht e përbame prej 9 dhomash. 2 sallone, 2 guzhina, 2 nevojtore, njera me banjë.
Një shtëpi e djegun Rruga N. Frashëri Nr. 9.
4. MEHDI FRASHERI
Shjtëpija e këtij ndodhun në Tiranën e Re banohet prej Misionit Ushtarak Sovjetik.
5. QAZIM NEKIU
Ke fusha e Aviacionit.
6. YMER FORTUZI
1.Bashkë me Staccioli, kanë një shtëpi në Rrugën e DurrësitNr. 57. Staccioli pretendon se ndërtesa është pronë e tij, por nga jetime të sigurta të bame nga Këshilli I Lagjes, rezulton se shtëpia është pronë e të dyve.. Shtëpija është moderne:
Qilari: asht i përbamë prej 6 kthinash, me gjithë salon.
Kati I I-rë, ka 10 kthina me gjithë banjo.
Kati I II_të, ka 7 kthina me banjo e salon.
Kati I III-të, ka 5 kthina me banjo e guzhinë.
Shtëpia asht e banume prej: Ollga Remeina, Delma Luigi, Monte Bruno, Merita Sokoli, Xhevdet Pojani, Dr. Thantili, Koçi Lubonja, Lesta Miro dhe familja Çekini.
2. Një shtëpi në rrugën Fortuzi Nr. 131, gjëndja e saj është fare e mirë. Asht e banueme nga Myslym Peza.
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
PASUNIJA E T’ARRATISUNVE POLITIKE TE NENPREFEKTURES SE KRUJES
1. Abaz Kupi 10 frymë, 295 ara, 11 kopshtije, 256 ha kullota dhe livadhe, 150 ha pyll, shuma 712. Shtëpi 11, kasolle 2, 11 Bujqëve, Katundi: Qyteti Krujë, Larushk, Fushë-Krujë e Luz. Qëndër e Fush-Krue.
VEREJTJE
Abaz Kupi ka dhe një mulli drithi. Në këto prona është pjestar dhe Hamid e Hasan Kupi.
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
2. Prenk Previzi 6 frymë 108 ha ara, 88 ha. Kullota e livadhe. Shuma 196. Shtëpi 1. Buqëve 2, Me buq. Katundi Laç, Kurbinit.
VEREJTJE
Një shtëpi është djegun
Gazeta “Tema”, ose, streha vorfnore “Dashnor Karloci” !!!!????.. .
Haha.
Edhe nje here te zezen duan ya paraqesin te bardhe lere tjetren luftoi kunder italise abazi…..?…….
Keta jane historiane leshi. Kujtojne se do te vene ne historine ne vend pa permendur faktin se ne te gjitha vendet e Europes bashkepunetoreve me pushtuesin iu jane konfiskuar pasurite. Ca jane vrare edhe si qen rrugeve.
I fut ca shprehje poetike “partizane te zbritur nga mali” dhe kujton se e mbyll me kaq.
Tek tabela aty lart Pronat jane te shenuara me Dynym kurse Tema e ben ate me Hektare.Hajde merre vesh po deshe kulturen komuniste te Temes.
Mire jua ka bere qe u ka sekuestruar pasurit e ketyre,se ishin vene me mashtrime,vjedhje,vrasje,siç beri sot Sali Berisha.Pasuria e tyre ishte vene me djersen,punen dhe gjakun e punetorit dhe fshatarit te varfer.Prandaj ajo pasuri u dha te varferve.
KTA ishin antishqiptar qe luftonin kunder vendit te tyre ne kra te pushtusit,o gazetar inteligjentmos ngaterro miellin me krunden mos vlerso antishqiptaret dhe bashkepuntoret e pushtusit ,dhe shan e ofendon pjesen me te mir te kti kombi luftetaret qe luftuan per lirin e kti vendi dhe e çliruan ate pa ndimen e kerkujt , ai sistem nuk e njihte pronen private aq me teper qe tradhtarve i konfiskohen te tera ne te ter boten , ju po konfiskoni parat e atyre qe i kan ven ne menyr te dyshimt , sot qe vet nuk kini len gje pa vjedhur te ter , diskuton ate sistem qe njerzit i vlersonte pas kontributit dhe merites . prndaj nuk ben hajer ky vend se shan e perbuz heronjt e deshmoret dhe ngre ne piedestal tradhtaret kriminelet e burgaxhit llumin e kti vendi .
O ju te Temes. Keta ishin armiq dhe duheshin vrare.
Pronat ju sekuestruan te gjitheve.
Dhe komunisteve.
Mos harroni Manush Myftiun.
Ishte pronar tokash dhe i fali per komunizmin.
Kishin ideale njerezit dhe jo plera ne bark si puna e ballisto kuislingeve.
Ore Dashnor Pa-loqe po mire a tu mbyllte …. tani nuk ne mbetet veçse ti ngreme dhe nje permendore ne mes te Tiranes Hitlerit per meritat sepse bashkoi kosove e shqiperi dhe krijoi Shqiperine e Madhe !!!!!! Gjithashtu ti themi Nishanit (megjithese nuk eshte me president por ske gje) qe ta dekoroje dhe ta shpalle Hero i levizjes nacionaliste – Shqipetare dhe ta mbyllim kete mesele njehere e pergjithmone !!!!
Qeverite gjate ketyre 27 vjeteve nuk ja kane kthyer pronat ish pronareve prandaj nuk ka pas dhe nuk do te kete investues , veshtiresi dhe fatkeqesi tjeter eshte qe pasardherit e ketyre familjeve nuk njohin njeri tjetrin si bashkepronar megjithese te paret e tyre e kishin pronen te pa ndare me njeri tjetrin, keto familje ku te vjedhin dhe te mashrojne njeri tjetrin .
O historian leshi ! Po mu m’harrove